Emigrantët investojnë në vendlindje - Selca në Mokër të Pogradecit po kthen banorët e larguar
Zona e Mokrës në Pogradec po kthehet në një destinacion mjaft të preferuar nga turistët. Kjo ka bërë që shumë emigrantë të rikthehen për të investuar. Pas shumë vitesh në emigracion Ilirjan Oparaku vendosi që banesën e vjetër ta kthejë në bujtinë, ku ofron ushqime tradicionale të zonës. Ai ka ndërthurur objektet e vjetra me kulinarinë dhe thotë se është shumë i kënaqur me punën që bën dhe të ardhurat që merr, pasi turizmi është një sektor i rëndësishëm.
“Kam qënë në Greqi në emigrim. Vendosa tw kthehem meqënëse jam nga fshati dhe të bëjmë një shtëpi të vogël me dru. Kemi mbledhur antikat tw vjetra dhe disa sende tradicionale. Këtu në zonën tonë, janë varret ilire të Selcës, ku vijnë shumë turistë i vizitojnë. Nga Franca, SHBA, Anglia e vende të tjera, nga pothuaj të gjitha vendet po vijnë. Me hapjen e rrugës Plloç-Qukës, shpresojmë se do të ketë më shumë lëvizje dhe fshati do të ketë mundësi që të shesë produktet e veta, bujtinat të marrin prodhimet e zonës. Këtu vetëm gjatë verës mund të kenë ardhur rreth 15 autobusa me turistë që kanë hyrë në fshat, të tjerë i kanë lënë larg dhe kanë ardhur si këmbësor. Jam shumë i kënaqur, pasi turizmi po ecën mjaft mirë” -thotë Ilirjan Oparaku.
Zona vitet e fundit ishte shpopulluar, por duket se iniciativa të tilla po vijojnë të tërheqin edhe shumë emigrantë të tjerë që po invetsojnë në vendlindje. Marsidi, është rikthyer në fshatin e gjyshërve të tij dhe po investon në një bujtinë modern. Ai thotë se turistët janë të shumtë, të cilët tashmë do të kenë mundësinë të kenë më shumë netqëndrime.
“Gjithmonë e kam pasur këtë ide, sepse vija që i vogël gjatë pushimeve. Me hapjen e rrugës, presim të ketë shumë më tepër turistë. Ishte si ëndërr, por tani erdhi momenti. Ne përdorim vetëm prodhime të zonës. Menyja jonë përmban vetëm produkte të zonës, prandaj ne mendojmë që t’i blejmë ato nga bonorët e fshatit që edhe ata të përfitojnë nga ky zhvillim. Unë nuk e kam besuar, por gjatë kohës që kam qëndruar këtu, shikoj që ka grupe shuë të mëdha turistësh të huaj e vizitorë vendas, thjesht neve tani na mbetet që ta promovojmë potencialin turistik” – thotë Marsid Oparaku.
Selca në Mokër të Pogradecit është prej atyre fshatrave që pavarësisht historisë dhe potencialit të madh arkeologjik që mbart, nuk ka mundur të përfitojë në zhvillimin e vet prej tyre. Kjo zonë gjatë vitit që lamë pas siç pohojnë edhe banorët ka patur shumë turistë, por shërbimi dhe akomodimi ka qënë problematikë kryesore.
“Nuk ka vetëm turistë të huaj, por edhe vendas, janë nxënës shkollash që vijnë të organizuar. Shërbimi këtu është problem. Shikojnë këtë potencial natyre dhe arkeologjik, por duke qënë se ka pak kapacitet akomodues largohen shpejt dhe nuk shijojnë dot kulinarinë e zonës”- shton Besnik Xhyra, banor i Selcës.
Selca e Poshtme me Varret monumentale Ilire, sipas përllogaritjeve pret më shumë se 5 mijë vizitorë vendas dhe të huaj në vit. Tashmë me hapjen e njësive të shërbimit, pritet që numri i tyre të rritet edhe më tej.
Sondazh

Biznesi i vogël mban ekonominë në “këmbë”/ Rrisin peshën ndaj totalit, të punësuarit dhe shitjet neto
Bazuar në shifrat e vrojtimit sa i përket statistikave strukturore të ndërmarrjeve, 99.9% të ndërmarrjeve aktive e zënë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, me......

Në periudhën 2021-2024, TVSH rritet në 8.85% - Cilët janë faktorët që kanë kontribuar më shumë?
Në periudhën 2021-2024, TVSH-ja, mesatarisht ka pësuar një rritje prej 8.85%. Sipas një studimi të ALTAX, kjo tregon rritje të barrës fiskale dhe është......

Denaj: 1909 teste të akredituara në laboratorët e sigurisë ushqimore, nga 6 në 2013-n
Sot, në Ditën Botërore të Konsumatorit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural riafirmon angazhimin e saj dhe të institucioneve të varësisë për të......

Carney betohet si kryeministër i Kanadasë - Zotohet të gjejë një zgjidhje për konfliktin tregtar me SHBA-në
Ish-kreu i Bankës Qendrore Mark Carney është betuar si kryeministër i Kanadasë. Ai theksoi se do të bashkëpunonte me presidentin amerikan Donald Trump për të......

Si duhet të përmirësohet digjitalizimi në turizëm? - Sitet kulturore të Shqipërisë në aplikacione për më shumë vizitorë
Strategjia e Specializimit Inteligjent 2024-2030, ka në fokus nxitjen e inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë dhe jo vetëm, përmes......

Marrëveshja e Merz me Të Gjelbrit - Çfarë nënkupton plani i shpenzimeve për ekonominë gjermane?
Kancelari i ardhshëm gjerman Friedrich Merz arriti një marrëveshje me të Gjelbrit për një rritje masive të huamarrjes shtetërore, vetëm disa ditë përpara një......

1800 biznese penalizohen nga tatimet- Ku janë konstatuar shkeljet më të mëdha gjatë 2024-ës?
Gjatë viti 2024 administrata tatimore ka penalizuar 1779 biznese në të gjithë vendim për shkak të shkeljes së legjislacionit në fuqi. Sipas të dhënave nga......

A duhet ta plotësoj DIVA 2024?! - Verifikim në Tax Test, shërbimi më i ri i Administratës Tatimore
31 marsi është afati i fundit për dorëzimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale, DIVA 2024. Administrata tatimore vjen me shërbimin më të ri......