Shqipëria Postuar më 17 Mars 2025, 11:32

Censi i bujqësisë shtyhet për në 2026-ën - Shkak, zgjedhjet. Nis puna për ngritjen e platformës elektronike

Nga Elisabeta Dosku

Censi i bujqësisë shtyhet për në 2026-ën - Shkak,

Censi i Bujqësisë, i cili përfshin numërimin e fermave dhe të bagëtive në të gjithë vendin do të shtyhet për në vitin 2026.

Edhe pse ishte planifikuar të kryhej këtë vit, pas Censit të popullsisë dhe banesave, arsyeja e shtyrjes lidhet me zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të cilat mbahen më 11 Maj 2025.

INSTAT ka nisur fazën përgatitore për implementimin e Censit të Bujqësisë, i cili do të luajë rol vendimtar në përditësimin e informacionit statistikor të nevojshëm në nivel lokal dhe rajonal dhe pasqyrimin e ndryshimeve në që kanë ndodhur në këtë sektor në më shumë se një dekadë.  

Aktualisht po punohet për ngritjen dhe vënien në funksion të platformës elektronike të grumbullimit të të dhënave, ndërsa anketimi në terren do të bëhet vitin  e ardhshëm.

Një modul pyetjesh, u përfshirë në pyetësorin e Censit të Popullsisë dhe Banesave, me qëllim krijimin e listës së fermave bujqësore, e cila do të shërbejë si bazë zgjedhje për censin e ardhshëm të bujqësisë, kjo për arsye të mungesës së regjistrit administrativ të fermave.

Anketues të trajnuar do të vizitojnë njësitë ekonomike bujqësore në mbarë vendin, për të mbledhur të dhëna bazuar në pyetësorin e Cens. Do të ndiqen procedura të standardizuara për të ruajtur konfidencialitetin dhe saktësinë gjatë gjithë procesit të mbledhjes së të dhënave. Censi i Bujqësisë do të sigurojë informacione mbi module të veçanta, në të gjitha fermat bujqësore që kanë të bëjnë me: ujitjen, praktikat e menaxhimit të tokës, makineritë dhe pajisjet dhe pemëtarinë, të cilat rrjedhin nga zbatimi i rregulloreve të Komisionit Evropian mbi Vrojtimet Strukturore të Fermave, me vit reference vitin 2023, për vendet anëtare të BE.

Censi i Bujqësisë do të sigurojë gjithashtu të dhëna për strukturën e bujqësisë, veçanërisht për njësitë e vogla administrative.

Baza materiale për kryerjen e këtij procesi është ajo e përdorur për Censin e Banesave 2023, ndërsa ende nuk është llogaritur një kosto totale.

 INSTAT do të bashkëpunojë edhe me institucione të tjera, veçanërisht me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për krijimin e një kornize/liste të besueshme dhe të përditësuar për t'u përdorur për mbledhjen e të dhënave në terren.

Një strategji e dedikuar komunikimi do të zhvillohet dhe finalizohet për Censin e Bujqësisë, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të nxjerrë në pah rëndësinë e Censit të Bujqësisë në audiencën e synuar.

Ky proces fillimisht ishte parashikuar të kryhej gjatë periudhës Tetor- Dhjetor 2024.

Sondazh

Poll
Shqipëria 17 Mars Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan duket që ka kaluar një fundjavë relativisht të qetë teksa vazhdon edhe këtë të hënë të blihet me 91 lekë dhe të shitet me 92 lekë sipas......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat