Rritje e detyruar page për mbi 143 mijë punonjës - 7 mln euro të ardhura shtesë në buxhet. Cilët ishin sektorët që rishikuan deklarimet?
Mbi 143 mijë punonjës në të gjithë vendin kanë përfituar rritje të detyruar page përgjatë vitit 2024.
Të dhënat nga raporti vjetor i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, tregojnë se rezultatet e fushatës antiinfomalitet të ndërmarrë në tetor të vitit të kaluar kanë qenë pozitive për 143,126 të punësuar në sektorë të ndryshëm të cilët kanë qenë të nëndeklaruar.
Por si janë të ndarë sipas sektorëve dhe kush ka përfituar më shumë?
Sektori me numrin më të lartë të pozicioneve me rritje është ai i shërbimeve, ku përfshihen hotele, bare restorante në zonat urbane dhe qendrat turistike, me 46.508 pozicione të cilët kanë pasur rritje në pagën e deklaruar.
Ndjekur nga sektori i prodhimit, ku përfshihen subjekte të ndryshme prodhuese por edhe fasoneritë, ku pagat janë rritur për 38,147 të punësuar.
Më pas renditet sektori i tregtisë ku kanë përfituar 34,488 punonjës, sektori i ndërtimit po ashtu ka pasur një numër të konsiderueshëm të të punësuarve të cilëve u është rishikuar paga, regjistruar në 18,913, ndërsa në sektorin e transportit pagat kanë ndryshuar vetëm për 5,070 të punësuar. Janë konsideruar me rritje page ato pozicione ku rritja është me shume se 10%.
Rritja e pagës së deklaruar përkthehet në më shumë të ardhura në arkën e shtetit nga zëri të tatimit mbi të ardhurat personale si dhe më shumë përfitime për punonjësit, sa i takon raporteve të paaftësisë së përkohshme në punë apo një pensioni më të lartë në të ardhmen.
Nga rishikimi i deklarimit të pagave nga biznese, të ardhurat shtesë nga kontributet regjistrohen në afro 7 milionë euro. Në kuadër të luftës kundër informalitetit në tregun e punës është vepruar si ne krijimin e kritereve te riskut për të evidentuar tatimpaguesit mospërmbushës ashtu edhe në dërgimin e mesazheve ndërgjegjësuese për nxitjen e përmbushjes vullnetare.
Në tetor 2024 u janë dërguar mesazhe ndërgjegjësuese POP- UP të gjithë popullatës së tatimpaguesve të regjistruar. Në nëntor 2024 janë dërguar mesazhe për 30.159 tatimpagues të evidentuar me risk.
Janë realizuar 1.452 vizita inspektuese nga administrata tatimore nga të cilat 16 nga strukturat e Hetimit Tatimor.
860 tatimpagues janë dërguar për vlerësim dhe inspektim nga Inspektorati Shtetëror i Punës në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar midis institucioneve përkatëse.
Sondazh

Çmimet e naftës kapin rekord të ri ndërsa tensionet në Detin e Kuq intensifikohen pas sulmeve të SHBA!
Çmimet e naftës së papërpunuar kapën nivelet e tyre më të larta që nga 4 marsi pas sulmeve ushtarake amerikane ndaj grupit Houthi të Jemenit në Detin e Kuq......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan duket që ka kaluar një fundjavë relativisht të qetë teksa vazhdon edhe këtë të hënë të blihet me 91 lekë dhe të shitet me 92 lekë sipas......

Si mund të shndërrohet Shqipëria në magnetin Europian të turizmit?- Revista "Focus": Nga rritja, tek diversifikimi dhe sfidat e së ardhmes
Turizmi padyshim që ka qenë kryefjala në dy viteve të fundit, pasi muaj pas muaji ka regjistruar rekorde të reja duke thyer çdo parashikim. Por, arritjet e......

Emigrantët investojnë në vendlindje - Selca në Mokër të Pogradecit po kthen banorët e larguar
Zona e Mokrës në Pogradec po kthehet në një destinacion mjaft të preferuar nga turistët. Kjo ka bërë që shumë emigrantë të rikthehen për të investuar. Pas......

Biznesi i vogël mban ekonominë në “këmbë”/ Rrisin peshën ndaj totalit, të punësuarit dhe shitjet neto
Bazuar në shifrat e vrojtimit sa i përket statistikave strukturore të ndërmarrjeve, 99.9% të ndërmarrjeve aktive e zënë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, me......

Në periudhën 2021-2024, TVSH rritet në 8.85% - Cilët janë faktorët që kanë kontribuar më shumë?
Në periudhën 2021-2024, TVSH-ja, mesatarisht ka pësuar një rritje prej 8.85%. Sipas një studimi të ALTAX, kjo tregon rritje të barrës fiskale dhe është......

Denaj: 1909 teste të akredituara në laboratorët e sigurisë ushqimore, nga 6 në 2013-n
Sot, në Ditën Botërore të Konsumatorit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural riafirmon angazhimin e saj dhe të institucioneve të varësisë për të......

Carney betohet si kryeministër i Kanadasë - Zotohet të gjejë një zgjidhje për konfliktin tregtar me SHBA-në
Ish-kreu i Bankës Qendrore Mark Carney është betuar si kryeministër i Kanadasë. Ai theksoi se do të bashkëpunonte me presidentin amerikan Donald Trump për të......