BE fokusohet tek energjia gjeotermike - Nisma synon të plotësojë 3/4 e nevojave të bllokut deri në 2040
Bashkimi Evropian ka vendosur t'i japë përparësi energjisë gjeotermike si pjesë e strategjisë së tij për të rritur sigurinë energjetike dhe për të reduktuar varësinë nga gazi rus.
Sipas një projekt-dokumenti, 27 vendet anëtare të BE-së do të miratojnë kolektivisht energjinë gjeotermike në një takim të ardhshëm të ministrave të energjisë të BE-së në Bruksel, siç raportohet nga Reuters. Ministrat do të nxisin Komisionin Evropian të hartojë një plan gjithëpërfshirës për të përshpejtuar projektet e këtij lloji në të gjithë bllokun.
Dokumenti bën thirrje për një strategji të BE-së për të ulur emetimet nga sistemet e ngrohjes e ftohjes dhe propozon masa specifike për të përshpejtuar nismat gjeotermike. Këto masa mund të përfshijnë garanci financiare për të zbutur rreziqet e investimit dhe për të përmirësuar proceset e lejeve.
Projektet përfshijnë shpime nëntokësore për të aksesuar nxehtësinë nëntokësore, e cila përdoret për ngrohjen e ndërtesave ose për prodhimin e energjisë elektrike. “Përdorimi i energjisë gjeotermike kontribuon në objektivat strategjikë të Bashkimit Evropian duke ulur varësinë e energjisë dhe importet e karburanteve fosile”, thuhet në dokument.
Çmimet e larta të energjisë dhe humbja e gazit rus që nga pushtimi i Ukrainës në vitin 2022, i kanë shtyrë vendet e BE-së të zgjerojnë përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë. Pavarësisht rritjes së konsiderueshme të energjisë së erës dhe diellit, energjia gjeotermike mbetet e pashfrytëzuar, duke prodhuar më pak se 3% të totalit të BE-së në vitin 2022.
Këshilli Evropian i Energjisë Gjeotermike thotë se nisma mund të plotësojë tre të katërtat e nevojave të BE-së për ngrohje dhe ftohje deri në vitin 2040. Ndërsa pjesa më e madhe e vendeve të bllokut kanë sisteme të ngrohjes qendrore gjeotermike, vetëm disa, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Italinë, i përdorin ato për prodhimin e energjisë elektrike.
Sondazh

1 në 5 persona jetojnë me rreth 22 mijë lekë në muaj/ Treguesi i rrezikut për të qenë i varfër vlerësohet në 19.7% në vitin 2023
Sipas rezultateve të Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës (AANJ) për vitin 2023, të publikuara nga "Instituti i Statistikave" (INSTAT), e cila......

Rënie drastike e transaksioneve me AIPS - BSH: Në nëntor u realizuan 15.7% më pak veprime se në tetor
Numri dhe vlera e transaksioneve të realizuara përmes sistemit AIPS-EURO ka pësuar një rënie drastike gjatë muajit të kaluar. Të dhënat zyrtare nga Banka e......

“Transparent Albania” për një qeverisje të hapur - Rama: Portë unike për akses më të lehtë dhe më të shpejtë informimi
“Transparent Albania”, është platforma e cila u prezantua në përmbyllje të “Javës së Integritetit”. Kjo platformë e re e iniciuar nga qeveria Shqiptare ka......

Macron emëron aleatin dhe udhëheqësin e bllokut centrist, François Bayrou si Kryeministrin e ri të vendit!
François Bayrou, një aleat centrist dhe besnik i Presidentit Emmanuel Macron, u emërua si Kryeministri i ri i Francës të Premten pasdite. Njoftimi erdhi......

Ndotja e ajrit vret 240,000 evropianë në vit - Sipas studiuesve, situata është përmirësuar në krahasim me vitin 2005
Ndikimi shëndetësor i ekspozimit afatgjatë të evropianëve ndaj tre ndotësve kryesorë të ajrit (grimcat e imta, dioksidi i azotit dhe ozoni) po përmirësohet,......

Cili qark ka banesat më të vjetra? Gjirokastra “mbron” karakterin historik dhe arkitekturor
Në Shqipëri, banesat e zakonshme të banuara kanë një histori të gjatë dhe të larmishme, duke reflektuar zhvillimet urbane dhe demografike të vendit. Të......

Britania “shkurton” administratën shtetërore - Planifikon reduktimin e mbi 10,000 vendeve të punës në shërbimin civil
Ministrat e Britanisë së Madhe po planifikojnë të shkurtojnë më shumë se 10,000 vende pune në shërbimin civil, në një përpjekje për të rritur efikasitetin e......

“BOOM” kërkesash për centrale diellore - Dorëzohen 7 aplikime për projekte të mëdhenj me kapacitet total 416.5 MW
Viti 2024 ka regjistruar një interes të lartë të investitorëve për centrale të mëdhenj fotovoltaikë, teksa në 2 javët e para të muajit dhjetor janë......