Rënie drastike e transaksioneve me AIPS - BSH: Në nëntor u realizuan 15.7% më pak veprime se në tetor
Numri dhe vlera e transaksioneve të realizuara përmes sistemit AIPS-EURO ka pësuar një rënie drastike gjatë muajit të kaluar. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në nëntor janë kryer 15.7% më pak transaksione se në muajin tetor.
Konkretisht, numri i transaksioneve ishte rreth 26 mijë, thuajse 5 mijë më pak se në muajin pararendës. Nga ana tjetër, si rezultat i numrit të më vogël të transaksioneve, edhe vlera e veprimeve me AIPS ka rënë me 15.9%
Në total, për 11 muaj, numërohen 291 mijë transaksione të kryera me AIPS, të cilat kapin një vlerë prej 4.6 miliardësh. Tetori ishte muaji që shënoi vlera rekord për sa i përket veprimeve të realizuara përmes këtij sistemi, ndërkohë që pavarësisht se në nëntor ka pasur një numër më të vogël transaksionesh, në vetëm 11 muaj është tejkaluar vlera prej 4.1 miliardë lekësh dhe 249 mijë transaksionesh e vitit të kaluar. Shifrat flasin për një rritje të përgjithshme të veprimeve me AIPS nga viti në vit.
Sistemi Shqiptar i Pagesave Ndërbankare AIPS përdoret nga bankat për të transferuar në kohë reale shuma të mëdha parash me njëra-tjetrën. AIPS mundëson kryerjen e pagesave të mëdha, të shpejta dhe të sigurta ndërmjet bankave, duke ndihmuar në mirëmbajtjen e operacioneve financiare në vend.
Megjithëse AIPS është një sistem për pagesat ndërbankare, ai përshpejton në mënyrë indirekte transaksionet për qytetarët, veçanërisht kur bëhet fjalë për shuma të mëdha parash. Kur një qytetar realizon një pagesë të madhe, si blerja e pronës, apo e një makine, transaksioni përfshin lëvizjen e parave midis bankës së blerësit dhe bankës së shitësit. Në këtë rast, banka e blerësit përdor sistemin AIPS për të transferuar shpejt dhe sigurt fondet në bankën e shitësit.
Sondazh

“Transparent Albania” për një qeverisje të hapur - Rama: Portë unike për akses më të lehtë dhe më të shpejtë informimi
“Transparent Albania”, është platforma e cila u prezantua në përmbyllje të “Javës së Integritetit”. Kjo platformë e re e iniciuar nga qeveria Shqiptare ka......

Macron emëron aleatin dhe udhëheqësin e bllokut centrist, François Bayrou si Kryeministrin e ri të vendit!
François Bayrou, një aleat centrist dhe besnik i Presidentit Emmanuel Macron, u emërua si Kryeministri i ri i Francës të Premten pasdite. Njoftimi erdhi......

Ndotja e ajrit vret 240,000 evropianë në vit - Sipas studiuesve, situata është përmirësuar në krahasim me vitin 2005
Ndikimi shëndetësor i ekspozimit afatgjatë të evropianëve ndaj tre ndotësve kryesorë të ajrit (grimcat e imta, dioksidi i azotit dhe ozoni) po përmirësohet,......

Cili qark ka banesat më të vjetra? Gjirokastra “mbron” karakterin historik dhe arkitekturor
Në Shqipëri, banesat e zakonshme të banuara kanë një histori të gjatë dhe të larmishme, duke reflektuar zhvillimet urbane dhe demografike të vendit. Të......

Britania “shkurton” administratën shtetërore - Planifikon reduktimin e mbi 10,000 vendeve të punës në shërbimin civil
Ministrat e Britanisë së Madhe po planifikojnë të shkurtojnë më shumë se 10,000 vende pune në shërbimin civil, në një përpjekje për të rritur efikasitetin e......

“BOOM” kërkesash për centrale diellore - Dorëzohen 7 aplikime për projekte të mëdhenj me kapacitet total 416.5 MW
Viti 2024 ka regjistruar një interes të lartë të investitorëve për centrale të mëdhenj fotovoltaikë, teksa në 2 javët e para të muajit dhjetor janë......

Shqipëria e Kosova, Liderë në Rajon për Transfertat personale - Përgjatë vitit 2023, totali i dërgesave ka arritur në rreth 1.18 mld euro
Përgjatë tre viteve të fundit, Shqipëria dhe Kosova kanë ndjekur një ecuri të ngjashme në transfertat personale të dërguara. Vitin e kaluar, Shqipëria......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht duke regjistruar rritje në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 93.2 lekë dhe është shitur me......