Cili qark ka banesat më të vjetra? Gjirokastra “mbron” karakterin historik dhe arkitekturor
Në Shqipëri, banesat e zakonshme të banuara kanë një histori të gjatë dhe të larmishme, duke reflektuar zhvillimet urbane dhe demografike të vendit. Të dhënat e fundit tregojnë se një pjesë e madhe e këtyre banesave janë ndërtuar para vitit 2000, me një përqindje të konsiderueshme të ndërtuara edhe para vitit 1919.
“Scan Intel”, nisur nga të dhënat e Censit të vitit 2023, ka marrë në analizë të gjitha qarqet e Shqipërisë për të parë se cili ka banesat me të vjetra dhe sa peshë zënë banesat e ndërtuara para viteve 2000 ndaj totalit.
Nisur nga analiza e të dhënave, Gjirokastra ka përqindjen më të lartë të banesave të ndërtuara para viteve 2000, duke ruajtur kështu karakterin e saj të veçantë historik dhe arkitekturor. Banesat e ndërtuara në këtë qark para kësaj periudhe zenë një peshë prej 83% ndaj totalit. Në përgjithësi, qarqet si Dibra, Korça, Berati, Kukësi dhe Shkodra kanë një përqindje të lartë të banesave të ndërtuara para vitit 2000, duke reflektuar zhvillimin urban të hershëm dhe rëndësinë historike të këtyre rajoneve.
Pesha që kanë banesat 25 vjeçare dhe më shumë në këto qarqe varion nga 82% për Dibrën, deri në 70% për Shkodrën.
Qarqet më të urbanizuara si Tirana dhe Durrësi kanë peshën më të ulët të banesave që janë ndërtuar para vitit 2000, me 51% dhe 56.8% përkatësisht. Rreth 32% të totalit të banesave në Tiranë janë ndërtuar rreth viteve 2001-2010, ose e shprehur në shifër absolute numri arrin në rreth 76 mijë. Vlen të përmendim se këto janë edhe qarqet të cilat në një periudhë prej më shumë se dhjetë vitesh kanë shënuar rritje të popullsisë, duke sjellë nevojën e shtimit të banesave të reja. Ndërkohë, nga ana tjetër, edhe ndërtimi ka patur “hovin” më të madhe në këto qarqe.
Ndër të tjera, “Scan Intel” ka analizuar peshën e banesave të ndërtuara para vitit 1919-të. Qarqe si Shkodra, Gjirokastra dhe Kukësi kryesojnë sa i përket këtij treguesi, me 4.2%, 3.7% dhe 3.5% të banesave të ndërtuara para vitit 1919-të. Ndërkohë, Fieri dhe Berati kanë peshën më të ulët me një vlerë prej 1.3% dhe 2%.
Sondazh
Britania “shkurton” administratën shtetërore - Planifikon reduktimin e mbi 10,000 vendeve të punës në shërbimin civil
Ministrat e Britanisë së Madhe po planifikojnë të shkurtojnë më shumë se 10,000 vende pune në shërbimin civil, në një përpjekje për të rritur efikasitetin e......
“BOOM” kërkesash për centrale diellore - Dorëzohen 7 aplikime për projekte të mëdhenj me kapacitet total 416.5 MW
Viti 2024 ka regjistruar një interes të lartë të investitorëve për centrale të mëdhenj fotovoltaikë, teksa në 2 javët e para të muajit dhjetor janë......
Shqipëria e Kosova, Liderë në Rajon për Transfertat personale - Përgjatë vitit 2023, totali i dërgesave ka arritur në rreth 1.18 mld euro
Përgjatë tre viteve të fundit, Shqipëria dhe Kosova kanë ndjekur një ecuri të ngjashme në transfertat personale të dërguara. Vitin e kaluar, Shqipëria......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht duke regjistruar rritje në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 93.2 lekë dhe është shitur me......
Realizimi i projekteve për interes publik – IKMT njofton shkatërrimin e urës së Babrroit me shpërthim të kontrolluar!
Në kuadër të realizimit të projekteve për interes publik si projekti i “Unazës së Madhe” dhe "Ndërtimi i rrugëve kryesore të zonës për zhvillim, njësia......
Mbi 52 mijë fermerë marrin para’ cash për naftën - Skualifikohen vetëm 2 mijë aplikime. Fieri kryeson me numrin e përfituesve
Mbi 52 mijë fermerë në të gjithë vendin do të marrin para në dorë me qëllim mbulimin e shpenzimeve për naftën që përdorin në bujqësi. Sipas të dhënave nga......
Kosova, 2.7 mld euro ndaj ndryshmeve klimatike - Banka Botërore thekson nevojën për investime në sektorin energjetik
Kosova do të duhet të investojë rreth 2.7 miliardë euro gjatë dekadës së ardhshme për të mbrojtur njerëzit dhe pronat nga ndikimet e dëmshme dhe......
Falja e gjobave për ndërtimet pa leje në fshat - Krashi: Vlera e masave administrative, rreth 10 milionë euro
Një grup deputetësh të Partisë Socialiste kanë ndërmarrë një nismë ligjore e cila është depozituar në Kuvend për amnistimin e gjobave për ato familje që kanë......