Shqipëria mes ekonomive me rritjen më të lartë në Europë - FMN: Performanca, dukshëm mbi mesataren e parashikuar për eurozonën

Ekonomia shqiptare pritet të rritet mesatarisht me 3.19% në vit, gjatë periudhës 2027–2031. Sipas projeksionit të FMN-së, në grup ekonomish me ritme të larta zhvillimi përfshihet edhe Shqipëria. Performanca ekonomike e Shqipërisë mbetet dukshëm mbi mesataren e parashikuar për eurozonën dhe Bashkimin Europian.
Sipas Perspektivës Ekonomike më të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ekonomitë më të mëdha të Europës pritet të përballen me ritme më të ngadalta zhvillimi. Sipas projeksioneve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ekonomia europiane pritet të përjetojë një periudhë me ritme të moderuara rritjeje gjatë viteve të mbetura të kësaj dekade.
Për periudhën 2027–2031, ekonomia e eurozonës parashikohet të zgjerohet mesatarisht me 1.2% në vit, ndërsa ajo e Bashkimit Europian me rreth 1.4%, dukshëm nën ritmin mesatar global prej 3.2%.
Disa ekonomi më të vogla në kontinent pritet të dallohen për performancë më dinamike. Malta kryeson listën me një rritje mesatare vjetore prej 3.96%, e ndjekur shumë afër nga Kosova me 3.95%. Në vendin e tretë renditet Ukraina, me një normë të pritshme prej 3.78%, e mbështetur kryesisht nga investimet që lidhen me rindërtimin e vendit pas luftës.
Ndërkohë edhe Serbia pritet të regjistrojë rritje të qëndrueshme, rreth 3.52% në vit, e nxitur nga projektet e mëdha publike dhe përgatitjet për organizimin e Expo 2027.
Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 5% - SHBA-të rivendosin sanksionet mbi shitjet e naftës iraniane
Shtetet e Bashkuara rivendosën sanksionet mbi naftën iraniane, pasi një zyrtar amerikan paralajmëroi se sulmet e Iranit ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit......
Kush i pagoi shqiptarët në 2025? Biznesi privat mbulon gati gjysmën e kompensimit. Shteti, paguesi i dytë më i madh
Në një ekonomi ku paga mbetet treguesi më i ndjeshëm për qytetarët, pyetja se kush e financon realisht punën në Shqipëri nuk është thjesht statistikë. Ajo......
Rruga Elbasan–Rrogozhinë 87% e përfunduar/ Karakaçi: Vijojnë punimet në segmentin e Korridorit VIII
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bëri të ditur se punimet për ndërtimin e aksit rrugor Elbasan–Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII,......
Zaçaj: Ekonomia shqiptare mbetet e qëndrueshme përballë pasigurive globale
Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, Holta Zaçaj, mori pjesë në Mbledhjen e Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit......
QKB u bën thirrje bizneseve të dorëzojnë bilancet vjetore deri më 31 korrik
Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve tregtare që kanë detyrimin ligjor për depozitimin e pasqyrave financiare të vitit......
Shqipëria, ndër vendet europiane me turizmin më sezonal/ Mbi 42% e netqëndrimeve gjatë vitit 2025 u regjistruan vetëm në korrik dhe gusht
Viti 2025 rezultoi një tjetër vit shumë pozitiv për turizmin në Shqipëri, me rritje të numrit të vizitorëve dhe të netqëndrimeve në strukturat akomoduese.......
Mbi 76 mijë qytetarë në RMV me ndihmë sociale - Ministria e Politikës Sociale njofton modernizimin dhe përmirësimin e skemës
Gjatë vitit 2025, 76,250 persona përdorën mbrojtje sociale në Maqedoninë e Veriut. Të dhënat nga Enti Shtetëror i Statistikave tregojnë se 16,743 ishin të......
Rutte prezanton tri projekte shumëkombëshe të mbrojtjes - “Zgjerim kapacitetesh në transportin ajror, inteligjencë dhe mbikëqyrje”
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, njoftoi tri iniciativa të reja të mbrojtjes. Në Forumin e Industrisë së Mbrojtjes të NATO-s, në samitin......



