Malaj: Buxheti i mbrojtjes arrin në 69.2 miliardë lekë, në përmbushje të angazhimeve ndaj NATO-s

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se Shqipëria ka rritur ndjeshëm financimin për sektorin e mbrojtjes, duke e çuar buxhetin në 69.2 miliardë lekë për vitin 2026, në kuadër të angazhimeve të vendit si anëtar i NATO-s.
Sipas të dhënave të publikuara nga ministri, buxheti për mbrojtjen është rritur nga 24.1 miliardë lekë në vitin 2020, në 52.6 miliardë lekë në vitin 2025, ndërsa këtë vit ka arritur nivelin më të lartë prej 69.2 miliardë lekësh.
“Shqipëria vijon të përmbushë me përgjegjësi angazhimet e saj në kuadër të NATO-s, duke rritur në mënyrë të qëndrueshme investimet për mbrojtjen dhe sigurinë,” u shpreh Malaj.
Ministri theksoi se rritja e investimeve ka mbështetur modernizimin e Forcave të Armatosura, përmirësimin e kapaciteteve operacionale dhe forcimin e rolit të Shqipërisë në sigurinë kolektive të Aleancës.
Sipas Malajt, rritja e vazhdueshme e financimit për mbrojtjen pasqyron prioritetin që i është dhënë sigurisë kombëtare dhe përmbushjes së objektivave të përcaktuara në kuadër të NATO-s, duke krijuar kushtet për zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

Google Maps përditëson Shqipërinë - Nga Tirana te Syri i Kaltër, destinacionet shqiptare në Google Street View
Google ka përfunduar një përditësim të gjerë të imazheve të Street View në Shqipëri, duke sjellë pamje të reja dhe me rezolucion të lartë nga qytetet,......
Temperaturat e larta, rritet rreziku nga zjarret - Emergjencat civile, zjarrfikësit dhe shëndetësia me plan masash
Temperaturat e larta kanë rritur ndjeshëm rrezikun për zjarre në vend, ndërsa strukturat e emergjencave civile janë vendosur në gatishmëri për përballimin e......
Kursi i këmbimit/ Rikuperon Dollari amerikan. Franga humbet pikë
Dollari amerikan ka rikuperuar pikë në raport me një ditë më parë duke ndryshuar trendin e saj zbritës teksa ka regjistruar rritje të vlerës këtë mëngjes......
Ari rritet, tregjet presin procesverbalin e Rezervës Federale - Cilat janë pritshmëritë dhe lëvizjet e investitorëve?
Çmimet e arit u rritën nga niveli më i ulët gati njëjavor, ndërsa investitorët prisnin me padurim procesverbalin e takimit të Rezervës Federale me shqetësime......
Armëpushimi i SHBA-së me Iranin po lëkundet - Valë e re sulmes, Rutte: Sulmet janë të nevojshme
Udhëheqësit evropianë të NATO-s synojnë të bindin Donald Trump të riangazhohet ndaj aleancës ushtarake, pasi Presidenti i SHBA-së ringjalli mosmarrëveshjet......
Shqipëria mes ekonomive me rritjen më të lartë në Europë - FMN: Performanca, dukshëm mbi mesataren e parashikuar për eurozonën
Ekonomia shqiptare pritet të rritet mesatarisht me 3.19% në vit, gjatë periudhës 2027–2031. Sipas projeksionit të FMN-së, në grup ekonomish me ritme të larta......
Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 5% - SHBA-të rivendosin sanksionet mbi shitjet e naftës iraniane
Shtetet e Bashkuara rivendosën sanksionet mbi naftën iraniane, pasi një zyrtar amerikan paralajmëroi se sulmet e Iranit ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit......
Kush i pagoi shqiptarët në 2025? Biznesi privat mbulon gati gjysmën e kompensimit. Shteti, paguesi i dytë më i madh
Në një ekonomi ku paga mbetet treguesi më i ndjeshëm për qytetarët, pyetja se kush e financon realisht punën në Shqipëri nuk është thjesht statistikë. Ajo......



