Shqipëria Postuar më 8 Korrik 2026, 11:19

Kursi i këmbimit/ Rikuperon Dollari amerikan. Franga humbet pikë

Nga Edel Strazimiri

Kursi i këmbimit/ Rikuperon Dollari amerikan. Franga humbet pikë

Dollari amerikan ka rikuperuar pikë në raport me një ditë më parë duke ndryshuar trendin e saj zbritës teksa ka regjistruar rritje të vlerës këtë mëngjes duke u blerë sot me 81.5 lekë dhe duke u shitur me 82.5 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane vijon edhe këtë të mërkurë të mos shënojë luhatje të ndjeshme të kuotës pasi krahasuar me ditën e martë është blerë sot me 93.3 lekë dhe është shitur me 94.2 lekë.

Franga zvicerane ndërkaq ka pësuar një rënie të lehtë të vlerës krahasuar me ditën që lamë pas duke u blerë mëngjesin e kësaj të mërkure me 101 lekë dhe duke u shitur me 102 lekë.

Paundi britanik sakaq ka fituar pikë edhe këtë mëngjes duke u forcuar sërish në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 108.8 lekë dhe është shitur me 110 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat