Pse argjendi mund të jetë "ari i dytë"? - Rritja e kërkesës globale dhe deficiti në prodhim do të nxisin investimet
Argjendi po përjeton një kërkesë në rritje, veçanërisht nga industria diellore dhe automjetet elektrike, duke krijuar një deficit në ofertë që mund të çojë në rritjen e çmimeve. Ekspertët theksojnë se ky trend mund të bëjë që argjendi të shfaqet si një mundësi investimi më tërheqëse se ari.
Argjendi është gati të arkivojë një nga performancat më të mira të dhjetë viteve të fundit dhe me politika monetare akomoduese e kërcënime gjeopolitike, mund të shfaqet si rezervë me vlerë. Ekspertët e mallrave në Global X, theksojnë se rritja e vazhdueshme e kërkesës industriale, veçanërisht nga sektori diellor në Kinë, ka çuar në një hendek midis ofertës dhe kërkesës që pritet të arrijë në 17% në 2024, gjë që rrit mundësinë që çmimi të rritet në të ardhmen e afërt, edhe falë një raporti me arin aktualisht mbi mesataret historike.
Me një deficit tregu dhe kërkesë industriale në rritje, argjendi tani ofron një mundësi interesante për investitorët, theksojnë ekspertët. Në vitin 2023, duke vazhduar një tendencë trevjeçare, kërkesa fizike për argjend ka tejkaluar ofertën. Kërkesa industriale për argjend ka vazhduar gjithashtu të rritet, duke arritur një rekord të lartë falë kërkesës së fortë në sektorin diellor dhe për automjetet elektrike. Vetëm në vitin 2023, kërkesa industriale e Kinës për argjend u rrit me 44%, duke përbërë më shumë se 40% të totalit industrial global.
Sipas skenarit bazë të Bloomberg, instalimet globale fotovoltaike pritet të rriten me 125% deri në vitin 2030. Kina përbën pjesën më të madhe të kësaj rritjeje të parashikuar, me instalimet vendase që potencialisht pritet të rriten me 66% më shumë në të njëjtën periudhë.
Për sa i përket ofertës, ekspertët thonë se tregu global i argjendit është në deficit, me prodhuesit meksikanë që duken të jenë fajtorët kryesorë: prodhimi global i minierave ra 1% nga viti i kaluar, duke arritur në 830.5 milionë ons (ounce) në 2023, ndërsa Meksika regjistroi të parën ulje të prodhimit që nga viti 2020 për shkak të grevave.
Nxitësit makroekonomikë mund të mbështesin argjendin, madje më shumë se arin, sipas studiuesve. Dy metalet e çmuara mund të krahasohen lehtësisht, pavarësisht disa dallimeve, si përmasat e tregut, në të cilin argjendi gjen më pak vend, dhe përdorimin industrial, i cili kontribuon me rreth 54% të kërkesës vjetore për argjend krahasuar me 7% të arit. Pavarësisht këtyre dallimeve, argjendi shpesh quhet "ari i dytë" pasi rënia e prodhimeve reale dhe një dollar më i dobët amerikan mund t’i mbështesin të dy metalet. Raporti ar-argjend, i cili mat sasinë e argjendit të nevojshëm për të blerë një ons ari, ka qenë mesatarisht 67 gjatë 30 viteve të fundit. Me arin në nivelet më të larta të të gjitha kohërave dhe raportin aktualisht mbi 80, argjendi mund të ofrojë mundësi duke qenë më pak i shtrenjtë dhe duke u shfaqur si një rezervë me vlerë.
Sondazh

Cilat janë 4 qytetet e preferuara të shqiptarëve? - Vetëm 2.5 % e udhëtimeve bëhen për qëllim biznesi
Shqiptarët po udhëtojnë gjithnjë e më shumë. Instat ka publikuar të dhëna që tregojnë se në vitin e kaluar numri i udhëtimeve për qëllime personale apo......

Kombet e Bashkuara nisin programin ambicioz mbi transformimin digjital dhe të qëndrueshëm të bujqësisë në Shqipëri!
Shqipëria dhe Kombet e Bashkuara nisën sot një program të përbashkët risi që kontribuon në digjitalizimin e bujqësisë për të çuar përpara objektivat e......

Sa dhe për çfarë e përdorin gazin shqiptarët? Analiza e burimeve të ngrohjes dhe krahasimi me rajonin e Europën
Drutë e zjarrit dhe qymyri janë burimi kryesor i ngrohjes për familjet shqiptare. Të dhënat e fundit të disponueshme nga INSTAT tregojnë se është gati gjysma......

Anëtarësimi në BE, me sfida për sektorin bankar - Sejko: BSH, përgjegjëse për dy kapituj thelbësor të legjislacionit evropian
Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave kanë organizuar konferencën vjetore, me qëllim analizimin e rolit kyç të bankës qendrore......

“Shqipëria, vend i vogël po me energji 100 % të rinovueshme” - Rama: Fjalët nuk mjaftojnë, duhen aksione të përbashkëta
Nga Samiti i Liderëve Botërorë të Veprimit për Klimën, Cop 29, në Azerbajxhan, Kryeministri Edi Rama theksoi se emetimet e karbonit janë rritur në mënyrë të......

Prezantuesi i FOX NEWS zgjidhet si Sekretari Amerikan i Mbrojtjes - 44 vjeçari Pete Hegseth përzgjidhet nga Trump për detyrën delikate
Një gazetar i njohur amerikan është përzgjedhur nga presidenti I zgjedhur Donald Trump për të qenë Sekretari Amerikan I Mbrojtjes. Pete Hegseth,44 vjeçar......

Kina zbulon stimuj të rinj tatimorë për të ringjallur sektorin në vështirësi të pronave!
Kina zbuloi të mërkurën stimuj tatimorë për të mbështetur sektorin e dëmtuar të pronave, të cilat do të hyjnë në fuqi nga 1 dhjetori i këtij viti, sipas një......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Monedha europiane blihet sot me 97.9 lekë dhe shitet me 98.5 lekë pa ndonjë ndryshim të konsiderueshëm nga dita e djeshme sipas kursit të këmbimit......