“Shqipëria, vend i vogël po me energji 100 % të rinovueshme” - Rama: Fjalët nuk mjaftojnë, duhen aksione të përbashkëta
Nga Samiti i Liderëve Botërorë të Veprimit për Klimën, Cop 29, në Azerbajxhan, Kryeministri Edi Rama theksoi se emetimet e karbonit janë rritur në mënyrë të ndjeshme dhe se nuk mjaftojnë fjalët për të luftën kundër ndryshimeve klimatike. Sipas tij duhet një aksion i përbashkët dhe masa të vërtetë për të bërë ndryshimin.
“Emetimet e karbonit po rriten nga viti në vit. Vij këtu nga një vend i vogël që është në mes të Europës dhe jam krenar të them se ne prodhojmë 100% energji të ripërtëritshme. Por çfarë nënkupton për të ardhmen botërore nëse ndotësit më të mëdhenj vazhdojnë punë e tyre si përherë. Çfarë dreqin po bëjmë në këto mbledhje njëra pas tjetrës nëse nuk ka vullnet të përbashkët në horizont për të për të shkuar përtej fjalëve dhe për tu bashkuar në aksione të vërteta. Dhe më e keqja është se disa prodhues të mëdhenj e bojkotojnë këtë event, çfarë do të thotë kjo?”
Kryeministri Edi Rama është për një vizite ditore në Baku të Azerbajxhanit, ku mori pjesë edhe në Samitin Botëror të klimës Cop 29. Në Baku u mblodhën liderë dhe zyrtarë të 200 shteteve të botës për të ndjekur punimet e OKB-së për Ndryshimet Klimatike.
* * *
Kryeministri Edi Rama:
Vendosa ta lë mënjanë fjalimin tim të mirë përgatitur, sepse ndërkohë që prej ditës së djeshme shihja ekranet e heshtura të televizorëve në sallën e pritjes së udhëheqësve ku organizatorët kishin menduar me kujdes të shtonin bimë të gjelbra mbi kolltukët e rehatshëm.
Njerëzit aty hanë, pinë, takohen dhe bëjnë foto së bashku. Ndërsa pamje fjalimesh pa zë nga udhëheqësit vazhdojnë të shfaqen papushim në sfond.
Mua kjo më duket saktësisht ajo çfarë ndodh në botën reale çdo ditë.
Jeta vazhdon me zakonet e saj të vjetra dhe fjalimet tona të mbushura përplot me fjalë të mira për të luftuar ndryshimin e klimës që nuk ndryshojnë asgjë. Edhe më keq, ashtu siç Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara e theksoi dje, emetimet e karbonit faktikisht janë rritur gjatë këtij viti nga COP-i i vitit të kaluar deri tek ky aktual në vend që të ulen dhe objektivat ambicioze po shtyhen edhe një herë në një botë që gjithmonë e më shumë është e çoroditur e thellësisht e ndarë.
Vij këtu nga një vend i vogël në mes të Europës, Shqipëria, ku jemi krenar që kemi prodhim 100 % me energji të ripërtëritshme. Por çfarë nënkupton për të ardhmen e botës nëse ndotësit më të mëdhenj vazhdojnë punën e tyre si përherë?
Larg qoftë t’i jap leksion ndonjërit, duke qenë se në fund të fundit jemi mësuar që të na bëjnë leksione, jo t’u bëjmë ne të tjerëve, por ajo që po them është çfarë dreqin po bëjmë në këto mbledhje njëra pas tjetrës, nëse nuk ka vullnet të përbashkët politik në horizont për të shkuar përtej fjalëve dhe për t’u bashkuar për veprime kuptimplota. Dhe ç'është më e keqja, disa aktorë të mëdhenj dhe të vegjël edhe e bojkotuan këtë ngjarje vjetore.
Çfarë do të thotë kjo?
Për një kohë të gjatë, ne shqiptarët jetuam nën mallkimin e një historie mizore që na la në izolim të plotë pa asnjë të drejtë individuale, pa asnjë liri lëvizjeje, pa asnjë shpresë për të ardhmen. Ndërkohë që së fundmi jemi të bekuar me shoqërinë e Bashkimit Europian dhe për herë të parë në historinë tonë liritë, të drejtat individuale, ëndrrat dhe shpresat janë bërë pjesë e jetës sonë, por ajo çfarë po ndodh në Europë dhe në botë sot nuk lë shumë hapësirë për optimizëm dhe pse optimizmi është e vetmja mënyrë mbijetese që njohim ne shqiptarët.
Ndërkohë që pamja ime pa zë shfaqet në ekranet e heshtura të sallës së bukur të pritjes pas kësaj dhome, dua ta përfundoj duke përmendur një histori nga Enes bin Malik, Allahu qoftë i kënaqur me të - (meqë ra fjala unë jam katolik) - i cili tregoi se profeti Muhamed, (paqja qoftë mbi të), thoshte që “Në qoftë se dita e gjykimit vjen, ndërkohë që njeri prej jush ka një fidan në dorë, nëse mundet ta mbjellë përpara se ajo të vijë, atëherë le ta mbjellë”.
Faleminderit shumë!
Sondazh

Prezantuesi i FOX NEWS zgjidhet si Sekretari Amerikan i Mbrojtjes - 44 vjeçari Pete Hegseth përzgjidhet nga Trump për detyrën delikate
Një gazetar i njohur amerikan është përzgjedhur nga presidenti I zgjedhur Donald Trump për të qenë Sekretari Amerikan I Mbrojtjes. Pete Hegseth,44 vjeçar......

Kina zbulon stimuj të rinj tatimorë për të ringjallur sektorin në vështirësi të pronave!
Kina zbuloi të mërkurën stimuj tatimorë për të mbështetur sektorin e dëmtuar të pronave, të cilat do të hyjnë në fuqi nga 1 dhjetori i këtij viti, sipas një......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Monedha europiane blihet sot me 97.9 lekë dhe shitet me 98.5 lekë pa ndonjë ndryshim të konsiderueshëm nga dita e djeshme sipas kursit të këmbimit......

Sejko: Papunësia u reduktua 7% ndërsa borxhi nga 72% në 56% të PBB-së!
Tema e konferencës që u zhvillua sot në Tiranë, nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave ishte “Roli i bankës qendrore dhe......

Krijohet kompania Shqiptaro-Arabe për letrat me vlerë - Si do të funksionojë dhe për çfarë do të jetë përgjegjëse?
Qeveria shqiptare dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po krijojnë një kompani të përbashkët publike të shtypshkrimit të letrave me vlerë. Lajmi është dhënë nga......

Pilotët e Kosovës stërviten në Bazën Ajrore të Farkës - Shqipëri- Kosovë bashkëpunim për rritjen e sigurisë
Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se ka në fokus bashkëpunimin për rritjen e nivelit të kapaciteteve njerëzore me Kosovën. Andaj, përveç Kolegjit të......

Elon Musk do të jetë “gërshëra” e Trump - Emërohet në krye të Departamentit të Efikasitetit
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump emëroi Elon Musk në krye të Departamentit të Efikasitetit, një agjenci të re që do të fokusohet në reduktimin e......

Detajet e projektit/ Si do të bëhet gazifikimi i Korçës? - Dokumenti: 13.3 mln euro duhet të investohen nga rezidentët
Albgaz dhe SOCAR i Azerbajxhanit do të nisin pas pak muajsh zbatimin e projektit të gazifikimit të Korçës. Projekti që parashikohet të nisë gjatë vitit 2025,......