Shqipëria Postuar më 13 Nëntor 2024, 12:04

Anëtarësimi në BE, me sfida për sektorin bankar - Sejko: BSH, përgjegjëse për dy kapituj thelbësor të legjislacionit evropian

Nga Ledina Elezi

Anëtarësimi në BE, me sfida për sektorin bankar - Sejko:

Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave kanë organizuar konferencën vjetore, me qëllim analizimin e rolit kyç të bankës qendrore dhe sistemit bankar në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u shpreh se një ndër sfidat më të cilat përballet sektori bankar në rrugën drejt integrimit evropian është ekspozimi i plotë ndaj konkurrencës midis këtij sektori dhe atij evropian, si rrjedhojë e lëvizjes së lirë të kapitalit.

“Ne jemi pjesë integrale e grupeve të punës për pesë kapituj dhe udhëheqim dy prej tyre, Kapitullin 4 “Lëvizja e lirë e kapitalit” dhe Kapitullin 17 “Politikat ekonomike dhe monetare”. Në vetvete, ky proces nënkupton një harmonizim të plotë të kuadrit tonë ligjor e rregullator me Acquis Communautaire, dhe jemi të ndërgjegjshëm se ky proces do të ketë dhe sfidat e tij. Lëvizja e lirë e kapitalit nënkupton dhe një ekspozim të plotë ndaj konkurrencës midis këtij sektori dhe atij evropian.”

Anëtarësimi në BE, me sfida për sektorin bankar - Sejko:

Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Bledar Shella, listoi disa nga detyrat që duhet të plotësojë sektori bankar në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian. 

“Interesi ynë është maksimal se si do të veprohet me afatet për plotësimin e MREL, për bankat sistemike, kur do të kemi ligj të ri për bankën qendrore dhe bankat e nivelit të dytë, si mund të ndryshohet skema e sigurimit të depozitave dhe kur do të jemi gati për instant payments. Këto dhe të tjera janë në listën e detyrave dhe kërkesave tona në mënyrë që t'i paraprijmë në kohë afateve.”

Anëtarësimi në BE, me sfida për sektorin bankar - Sejko:

Sipas Eduard Shalsit, Plani i Rritjes Ekonomike do të përshpejtojë më tej konvergjencën me Bashkimin Evropian.

“Plani i Rritjes që nuk synon gjë tjetër vetëm se të konvergojë të themi, apo të përshpejtojë konvergimin socio-ekonomik të Shqipërisë, apo të Ballkanit, me Bashkimin Evropian, dhe natyrisht që të integrojë ekonominë tonë kombëtare me atë të Bashkimit Evropian, duke synuar përmirësim të klimës së biznesit, për të cilën jemi krenarë, por jemi edhe të ndërgjegjshëm që kemi shumë punë për të bërë.”

Në aspektin e reformave strukturore, Banka e Shqipërisë është fokusuar në dy drejtime të rëndësishme: në rritjen e qëndrueshmërinë dhe eficiencës së sistemit bankar, si dhe në zhvillimin e mëtejshëm të tregjeve financiare, të instrumenteve të pagesave dhe të edukimit financiar.

Anëtarësimi në BE, me sfida për sektorin bankar - Sejko:

Sondazh

Poll
Shqipëria 13 Nëntor Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Monedha europiane blihet sot me 97.9 lekë dhe shitet me 98.5 lekë pa ndonjë ndryshim të konsiderueshëm nga dita e djeshme sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat