Cilat janë 4 qytetet e preferuara të shqiptarëve? - Vetëm 2.5 % e udhëtimeve bëhen për qëllim biznesi
Shqiptarët po udhëtojnë gjithnjë e më shumë. Instat ka publikuar të dhëna që tregojnë se në vitin e kaluar numri i udhëtimeve për qëllime personale apo biznesi brenda apo jashtë Shqipërisë, ishte 4 milionë e 399 mijë e 859.
Sipas Instat, ky tregues është 17,4 % më i lartë se në vitin 2022. Udhëtimet për qëllime personale përbëjnë 97,5 % të udhëtimeve gjithsej, ndërsa udhëtimet për qëllime biznesi 2,5 % të tyre.
Por cilat kanë qenë destinacionet më të preferuara për udhëtime në Shqipëri?
Në vend të parë është padyshim kryeqyteti, Tirana. Më pas vijnë Vlora e ndjekur nga Korça dhe Durrësi.
Nëse I krahasojmë shifrat, rezulton se ka një rritje të konsiderueshme të udhëtimeve me mikrobuzë apo autobuzë, çka tregoin për një rritje të aktivitetit të agjencive turistike që organizojnë ture nëpër Shqipëri.
Ndërsa sa i përket destinacioneve jashtë vendit, kryeson Greqia, e ndjekur nga Italia dhe shtetet e tjera si Spanja apo Anglia.
Sondazh

Kombet e Bashkuara nisin programin ambicioz mbi transformimin digjital dhe të qëndrueshëm të bujqësisë në Shqipëri!
Shqipëria dhe Kombet e Bashkuara nisën sot një program të përbashkët risi që kontribuon në digjitalizimin e bujqësisë për të çuar përpara objektivat e......

Sa dhe për çfarë e përdorin gazin shqiptarët? Analiza e burimeve të ngrohjes dhe krahasimi me rajonin e Europën
Drutë e zjarrit dhe qymyri janë burimi kryesor i ngrohjes për familjet shqiptare. Të dhënat e fundit të disponueshme nga INSTAT tregojnë se është gati gjysma......

Anëtarësimi në BE, me sfida për sektorin bankar - Sejko: BSH, përgjegjëse për dy kapituj thelbësor të legjislacionit evropian
Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave kanë organizuar konferencën vjetore, me qëllim analizimin e rolit kyç të bankës qendrore......

“Shqipëria, vend i vogël po me energji 100 % të rinovueshme” - Rama: Fjalët nuk mjaftojnë, duhen aksione të përbashkëta
Nga Samiti i Liderëve Botërorë të Veprimit për Klimën, Cop 29, në Azerbajxhan, Kryeministri Edi Rama theksoi se emetimet e karbonit janë rritur në mënyrë të......

Prezantuesi i FOX NEWS zgjidhet si Sekretari Amerikan i Mbrojtjes - 44 vjeçari Pete Hegseth përzgjidhet nga Trump për detyrën delikate
Një gazetar i njohur amerikan është përzgjedhur nga presidenti I zgjedhur Donald Trump për të qenë Sekretari Amerikan I Mbrojtjes. Pete Hegseth,44 vjeçar......

Kina zbulon stimuj të rinj tatimorë për të ringjallur sektorin në vështirësi të pronave!
Kina zbuloi të mërkurën stimuj tatimorë për të mbështetur sektorin e dëmtuar të pronave, të cilat do të hyjnë në fuqi nga 1 dhjetori i këtij viti, sipas një......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Monedha europiane blihet sot me 97.9 lekë dhe shitet me 98.5 lekë pa ndonjë ndryshim të konsiderueshëm nga dita e djeshme sipas kursit të këmbimit......

Sejko: Papunësia u reduktua 7% ndërsa borxhi nga 72% në 56% të PBB-së!
Tema e konferencës që u zhvillua sot në Tiranë, nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave ishte “Roli i bankës qendrore dhe......