Analiza Postuar më 13 Nëntor 2024, 12:38

Sa dhe për çfarë e përdorin gazin shqiptarët? Analiza e burimeve të ngrohjes dhe krahasimi me rajonin e Europën

Nga Scan TV

Sa dhe për çfarë e përdorin gazin shqiptarët? Analiza

Drutë e zjarrit dhe qymyri janë burimi kryesor i ngrohjes për familjet shqiptare. Të dhënat e fundit të disponueshme nga INSTAT tregojnë se është gati gjysma e familjeve që përdorin sobat për ngrohjen e banesave të tyre, ndërkohë që energjia elektrike renditet në vendin e dytë me 46.3% të familjeve dhe gazi në vend të tretë me 4% të familjeve.

Përqindjet më të larta të familjeve që përdorin gazin si burim kryesor të ngrohjes janë regjistruar në qarkun Durrës me 6.1%. Pas Durrësit ndjek Tirana me 5.8% dhe Lezha me 5.4%. Ajo që vihet re nga shifrat e vitve të mëparshme është rënia e përdorimit të gazit për ngrohje.

Në qarkun e Tiranës është regjistruar përqindja më e lartë e përdorimit të energjisë elektrike si burim kryesor i ngrohjes me 69.6%, ndjekur nga qarku Vlorë. Nga ana tjetër, përqindjet më të larta të familjeve që kanë përdorur “dru zjarri apo qymyr” si burim kryesor të ngrohjes janë regjistruar në qarqet Kukës, Dibër, dhe Korçë.

Por cilat janë qarqet që nuk e përdorin gazin si burim ngrohje?

Dibra, Gjirokastra dhe Kukësi janë qarqet që nuk e përdorin gazin për ngrohje.

Nëse analizojmë të dhënat e “Barometrit të Ballkanit” sa i përket burimeve kryesore të ngrohjes në rajon, shohim se tendenca është e njejtë si në Shqipëri. Energjia elektrike dhe drutë janë burmi kryesor i ngrohjes, përveç rastit të Serbisë, ku rreth 32% e familjeve janë shprehur se përdorin lëndët djegëse fosile.

Gjithsesi, një sërë studimesh në vendin tonë kanë vlerësuar se sfidë mbeten kostot e larta për përballimin e ngrohjes, ndërsa shumë familje rrezikojnë të bien në varfëri energjetike.

Sipas të dhënave të fundit nga EUROSTAT, burimet e ngrohjes në Europë janë të ndryshme dhe përfshijnë një gamë të gjerë të energjive. Gazi natyror mbetet një nga burimet kryesore të ngrohjes për shumë vende europiane. Energjitë e rinovueshme, karburantet fosile dhe energjia elektrike përdoret gjithashtu për ngrohje, veçanërisht në kombinim me teknologjitë e reja si ngrohja me induksion dhe ngrohja me rezistencë elektrike.

Ndërkohë, disa nga vendet europiane që përdorin më shumë energji të rinovueshme për ngrohje janë Suedia me 69.3%, Estonia me 65.4% dhe Letonia me 61%.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 13 Nëntor Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Monedha europiane blihet sot me 97.9 lekë dhe shitet me 98.5 lekë pa ndonjë ndryshim të konsiderueshëm nga dita e djeshme sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat