Amerika Postuar më 13 Nëntor 2024, 11:51

Prezantuesi i FOX NEWS zgjidhet si Sekretari Amerikan i Mbrojtjes - 44 vjeçari Pete Hegseth përzgjidhet nga Trump për detyrën delikate

Nga SCAN TV

Prezantuesi i FOX NEWS zgjidhet si Sekretari Amerikan i Mbrojtjes - 44

Një gazetar i njohur amerikan është  përzgjedhur nga presidenti I zgjedhur Donald Trump për të qenë Sekretari Amerikan I Mbrojtjes.

Pete Hegseth,44 vjeçar ka qenë bashkë-prezantues i emisionit "Fox & Friends Weekend" në Fox Neës Channel dhe ka kontribuar në këtë rrjet televiziv për një dekadë. Ai ka zhvilluar një miqësi me Presidentin e zgjedhur Donald Trump përmes paraqitjeve të rregullta të këtij të fundit në emision.

Hegseth ka shkruar disa libra, të fokusuara kryesisht në çështje ushtarake, njëri prej botimeve të tij ka qenë për një periudhë të shkurtër në listën e librave më të shitur.

Ai është një veteran ushtarak me përvojë të konsiderueshme në shërbim, megjithëse nuk ka mbajtur pozita të larta në hierarkinë ushtarake apo në fushën e sigurisë kombëtare. Pas diplomimit nga Universiteti Princeton në vitin 2003, ai u emërua kapiten i këmbësorisë në Gardën Kombëtare të Ushtrisë, duke shërbyer në Afganistan, Irak dhe në Guantanamo Bay.

Më parë, Hegseth ka qenë drejtues i organizatës "Concerned Veterans for America", e mbështetur nga miliarderët konservatorë Charles dhe David Koch. Në vitin 2012, ai kandidoi pa sukses për Senatin në Minnesota. Sipas biografisë së tij në Fox Neës, ai ka një master në politikë publike nga Shkolla e Qeverisjes John F. Kennedy e Universitetit Harvard.

Gjatë formimit të kabinetit të tij të parë pas fitores në vitin 2016, Presidenti Trump e konsideroi Hegseth për drejtimin e Departamentit të Çështjeve të Veteranëve. Ai e mori në konsideratë përsëri Hegseth kur Sekretari David Shulkin u përball me kritika para largimit të tij në vitin 2018.

Hegseth do ta marrë detyrën në një periudhë krizash globale të intensifikuara. Atij do t’i duhet të merret me prioritet me luftën e Rusisë në Ukrainë, sulmet e vazhdueshme në Lindjen e Mesme, përpjekjet për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit e Hezbollahut etj. Pozicioni i sekretarit të Mbrojtjes ka qenë një pozicion sfidues në mandatin e parë të Trump, ku në 4 vite, 5 persona e mbajtën këtë detyrë.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 13 Nëntor Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Monedha europiane blihet sot me 97.9 lekë dhe shitet me 98.5 lekë pa ndonjë ndryshim të konsiderueshëm nga dita e djeshme sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat