Kthim te gazi rus? - Tarifat e Trump shtojnë dilemat e Evropës
Më shumë se tre vjet pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, siguria energjetike e Evropës është e brishtë. Gazi natyror i lëngshëm i SHBA-së ndihmoi në mbushjen e boshllëkut të furnizimit rus në kontinentin e vjetër gjatë krizës energjetike 2022-2023. Por tani që Presidenti Donald Trump ka “tronditur” marrëdhëniet me Evropën dhe po e përdor në negociatat tregtare, bizneset janë të vetëdijshme se mbështetja te Shtetet e Bashkuara është një tjetër dobësi.
Drejtuesit në firmat e mëdha të BE-së kanë filluar të përmendin atë që do të kishte qenë e paimagjinueshme një vit më parë: importimi i gazit rus, edhe nga gjiganti shtetëror rus Gazprom, mund të jetë një ide e mirë. Kjo do të kërkonte një ndryshim tjetër të madh politikash duke pasur parasysh se pushtimi i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022 e “detyroi” Bashkimin Evropian të zotohej se do të ndalonte importet e energjisë ruse deri në vitin 2027.
Evropa i ka mundësitë të kufizuara. Bisedimet me gjigantin e LNG-së Katar për më shumë gaz kanë ngecur dhe, pavarësisht zgjerimit të burimeve të rinovueshme, ritmi nuk është aq i shpejtë sa të ofrojë sigurinë e nevojshme për bllokun. "Nëse ka një paqe të arsyeshme në Ukrainë, ne mund të kthehemi në rrjedha prej 60 miliardë metrash kub, ndoshta 70, në vit, duke përfshirë LNG-në," tha një përfaqësues i kompanisë Engie të Francës.
Shteti francez zotëron pjesërisht Engie, që dikur ishte ndër blerësit më të mëdhenj të gazit të Gazprom. Ai tha se Rusia mund të furnizonte rreth 20-25% të nevojave të BE-së, nga 40% që realizonte para luftës. Ndërsa një zyrtar i lartë i gjigantit francez të naftës TotalEnergies e ka paralajmëruar Evropën kundër mbështetjes së tepërt te gazi amerikan. "Ne duhet të diversifikojmë burimet, jo të mbështetemi tepër në një ose dy mundësi," theksoi ai.
"Evropa nuk do të kthehet kurrë në importimin e 150 miliardë metrave kub nga Rusia si para luftës... por unë do të vija bast ndoshta 70 miliardë metra kub," shtoi zyrtari. Franca, e cila prodhon sasi të mëdha të energjisë bërthamore, tashmë ka një nga furnizimet më të larmishme të energjisë në Evropë. Ndërsa Gjermania mbështetej shumë në gazin e lirë rus për të ndihmuar në nxitjen e sektorit të prodhimit deri para luftës në Ukrainë.
Gazi amerikan mbuloi 16.7% të importeve të BE-së vitin e kaluar, pas Norvegjisë me 33.6% dhe Rusisë me 18.8%. Pjesa e Rusisë do të bjerë nën 10% këtë vit pasi Ukraina mbylli tubacionet. Flukset e mbetura janë kryesisht LNG nga Novatek.
BE po përgatitet të blejë më shumë gaz natyror të lëngshëm amerikan, pasi Trump dëshiron që Evropa të ulë suficitin e saj tregtar me Shtetet e Bashkuara. Por lufta e tarifave ka forcuar shqetësimin e Evropës në lidhje me varësinë nga gazi amerikan. "Po bëhet gjithnjë e më e vështirë të konsiderohet LNG-ja amerikane si një mall neutral: në një moment të caktuar mund të bëhet një mjet gjeopolitik", theksojnë ekspertët.
Nëse lufta tregtare përshkallëzohet, ekziston një rrezik i vogël që Shtetet e Bashkuara të frenojnë eksportet e gazit, shtojnë ata. Një diplomat i lartë i BE-së, duke folur në kushte anonimiteti, u pajtua me këtë mendim, duke thënë se askush nuk mund ta përjashtonte "që kjo strategji të përdoret" nga amerikanët.
Në rast se çmimet e brendshme të gazit në SHBA rriten për shkak të kërkesës në rritje industriale dhe të inteligjencës artificiale, vendi mund të kufizojë eksportet në të gjitha tregjet. Në vitin 2022, Bashkimi Evropian vendosi t'u japë fund importeve të gazit rus deri në 2027, por ka vonuar dy herë publikimin e planeve për mënyrën e arritjes së këtij qëllimi.
Sondazh

KPP anuloi 52 tenderë për parregullsi - Vendimet, pas ankesave për kriteret apo vlerësimin e fituesit
Gjatë vitit 2024 Komisioni i Prokurimit Publik anuloi 52 tenderë për shkak të parregullsive të kryera nga institucionet shtetërore. Vendimet drastike kanë......

Nis dërgimi i fletëve të votimit për diasporën - KQZ: Zarfet e para zgjedhore për votues nga qarku i Dibrës dhe Beratit
Ka nisur dërgimi i zarfeve bashkë me dokumentacionin zgjedhor për votuesit e regjistruar në diasporë për zgjedhjet e 11 majit. Sipas informacioneve nga KQZ,......

“Grupkapitulli i dytë, sfidë për Shqipërinë” - Alia: Ka numrin më të madh të kapitujve. Përafrimi i legjislacionit me BE, edhe më i vështirë
Me hapjen e negociatave për grupkapitullin e dytë të acquis së BE, Shqipëria hedh një hap më afër drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Grupkapitulli i......

Zarzavatet/Importi ul çmimin, tregu nuk e ndjen - Çmimi nga jashtë, në rënie. Por, qytetarët ankohen
Edhe pse në fillim të këtij viti zarzavatet e importuara në Shqipëri erdhën më lirë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, diçka e tillë nuk......

“PD-ASHM”, me personat me aftësi të veçanta Berisha: Shteti do përballojë të gjitha shpenzimet tuaja
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se qëndrimi i shoqërisë ndaj personave me aftësi të veçanta në një mënyrë apo një tjetër, është......

Cili shtet udhëheq garën për “IA”? - Ngushtohet diferenca midis superfuqive, Evropa mbetet prapa
Ndërsa gara globale për t'u bërë lider në inteligjencën artificiale gjeneruese po fiton ritëm, të dhënat e reja tregojnë se nuk janë më vetëm dy pretendentë......

BE, fokusi në lëndët kritike - Cilat burime strategjike përdor Evropa në sektorin e mbrojtjes?
NATO dhe Bashkimi Evropian kanë publikuar lista të lëndëve të para që janë kritike për qëllime mbrojtëse dhe qëndrueshmëri teknologjike. Sektorët tokësorë,......

Trump premton tarifa për telefonat e pajisjet elektronike - Uashingtoni synon teknologjinë kineze me masa të reja tregtare
Përjashtimi i telefonave inteligjentë, laptopëve dhe produkteve të tjera elektronike nga tarifat e importit ndaj Kinës do të jetë jetëshkurtër, thanë zyrtarë......