“Grupkapitulli i dytë, sfidë për Shqipërinë” - Alia: Ka numrin më të madh të kapitujve. Përafrimi i legjislacionit me BE, edhe më i vështirë
Me hapjen e negociatave për grupkapitullin e dytë të acquis së BE, Shqipëria hedh një hap më afër drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Grupkapitulli i Tregut të Brendshëm e çon në 3 numrin e grupkapitujve të hapur deri më tani për Shqipërinë, ndërsa mbeten edhe 3 grupkapituj të tjerë ku duhen hapur negociatat për përafrimin e legjislaionit.
Grupkapitulli i dytë përmban gjithsej 9 kapituj, ndërsa harmonizimi i legjislacionit do të bëjë të mundur që në fusha të tilla si mbrojtja e konsumatorit dhe shëndeti publik, Shqipëria të afrohet më tepër me standardet evropiane.
“Grupkapitulli i dytë ka të bëjë me tregun e brendshëm, është mjaft i rëndësishëm për ne, sepse do të thotë që ne do të integrohemi në tregun e brendshëm evropian. Ky grupkapitull ka në përmbajtje 9 kapituj të tjerë, të cilët kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes së mallrave dhe shërbimeve, gjithashtu me pronësinë aktuale, me mbrojtjen e konsumatorit, me shëndetin publik, të cilat janë shumë thelbësore”.
Sipas ekspertes Lorela Alia, ky grupkapitull do të jetë një sfidë më vete për Shqipërinë, për shkak se numri më i madh i grupkapitujve do të shtojë vështirësinë e përafrimit të legjislacionit.
“Sigurisht që ky grupkapitull është mjaft teknik dhe ka shumë volum në brendësinë e tij. Ky grupkapitull do të kërkojë më shumë kohë, më shumë staf në dispozicion, ashtu siç i referohet edhe progres-raporti i Bashkimit Evropian për vitin 2024, i cili kërkon që të rritet stafi në lidhje me përafrimin e legjislacionit. Por nuk është vetëm një punë në aspektin e përafrimit të legjislacionit, gjithashtu është një punë shumë e madhe edhe në arritjen e standardeve të Bashkimit Evropian. Gjithashtu, një problem tjetër është në lidhje me konsumatorin, mbrojtjen e konsumatorit, siç kemi parë edhe së fundmi me pjesën e AKU, pra ne kemi shumë probleme në lidhje me aspektin teknik të këtij grupkapitulli. Gjithashtu edhe me shëndetin publik, ku Shqipëria është shumë larg standardeve të Bashkimit Evropian”.
Në tetor të vitit të kaluar u mbajt konferenca e dytë ndërqeveritare për hapjen e grupkapitullit të parë “Themelorët”, që lidhet më tepër me sundimin e ligjit dhe shtetin e së drejtës. Ndërsa, vetëm brenda 2 muajsh, në dhjetor 2024, do të hapeshin negociatat për grupkapitullin e gjashtë lidhur me marrëdhëniet me jashtë.
Sondazh

Zarzavatet/Importi ul çmimin, tregu nuk e ndjen - Çmimi nga jashtë, në rënie. Por, qytetarët ankohen
Edhe pse në fillim të këtij viti zarzavatet e importuara në Shqipëri erdhën më lirë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, diçka e tillë nuk......

“PD-ASHM”, me personat me aftësi të veçanta Berisha: Shteti do përballojë të gjitha shpenzimet tuaja
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se qëndrimi i shoqërisë ndaj personave me aftësi të veçanta në një mënyrë apo një tjetër, është......

Cili shtet udhëheq garën për “IA”? - Ngushtohet diferenca midis superfuqive, Evropa mbetet prapa
Ndërsa gara globale për t'u bërë lider në inteligjencën artificiale gjeneruese po fiton ritëm, të dhënat e reja tregojnë se nuk janë më vetëm dy pretendentë......

BE, fokusi në lëndët kritike - Cilat burime strategjike përdor Evropa në sektorin e mbrojtjes?
NATO dhe Bashkimi Evropian kanë publikuar lista të lëndëve të para që janë kritike për qëllime mbrojtëse dhe qëndrueshmëri teknologjike. Sektorët tokësorë,......

Trump premton tarifa për telefonat e pajisjet elektronike - Uashingtoni synon teknologjinë kineze me masa të reja tregtare
Përjashtimi i telefonave inteligjentë, laptopëve dhe produkteve të tjera elektronike nga tarifat e importit ndaj Kinës do të jetë jetëshkurtër, thanë zyrtarë......

Greqia do të shlyejë kreditë 10 vjet më herët - Rimëkëmbja ekonomike “shtyn” Athinën drejt uljes së borxhit publik
Greqia do të shlyejë kreditë e dhëna në kuadër të paketës së parë kundër krizës së borxhit deri në vitin 2031. Me këto ritme, Athina synon të humbasë......

Hekurudha Rrogozhinë-Vlorë-Aeroport, elektrike - Kompania austriake shpallet fituese për projektimin, oferta 78.81 mln lekë
Me një ofertë prej 78.81 mln lekë, Hekurudha Shqiptare ka shpallur kompaninë fituese që do të kryejë studimin dhe hartimin e projekt idesë për rehabilitimin......

Në Ballkan, birra më e shtrenjtë pihet në Shqipëri/ Numbeo: Kryesojmë rajonin me çmimin më të lartë të birrës së importuar
Numbeo, platforma e njohur e të dhënave krahasuese, ka publikuar së fundmi informacion në lidhje me çmimin e birrës së importuar për disa shtete të Europës.......