Shqipëria Postuar më 14 Prill 2025, 13:59

KPP anuloi 52 tenderë për parregullsi - Vendimet, pas ankesave për kriteret apo vlerësimin e fituesit

Nga Ola Mitre

KPP anuloi 52 tenderë për parregullsi - Vendimet, pas ankesave

Gjatë vitit 2024 Komisioni i Prokurimit Publik anuloi 52 tenderë për shkak të parregullsive të kryera nga institucionet shtetërore. Vendimet drastike kanë ardhur pas ankesave të depozituara nga operatorët ekonomikë dhe pas konstatimit të shkeljeve të shumta.

Kritere të paqarta dhe konfuze, të cilat kanë ndikuar në përgatitjen e ofertave ekonomike nga ana e operatorëve ekonomikë është një prej shkeljeve të konstatuara.

Gjithashtu, shkak për aulimin e procedurave tenderuese janë bërë kritere të cilat janë hartuar në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik dhe ligjeve të tjera sektoriale apo veprime të autoritetit kontraktor, gjatë procesit të vlerësimit të ofertave, të cilat kanë sjellë një klasifikim jo të drejtë.

Po ashtu, janë konstatuar parregullsi gjatë procesit të administrimit të mostrave të paraqitura nga operatorët ekonomikë apo parregullsi në procesin e administrimit të dokumentacionit të dorëzuar nga operatori ekonomik i renditur i pari.

Sipas të dhënave 23 procedura prokurimi janë anuluar për shkak të hartimit të dokumenteve të tenderit, ndërsa 29 të tjera për ankesa të paraqitura në fazën e kundërshtimit të vlerësimit të kryer nga autoriteti kontraktor.

Gjatë vitit 2024 në Sistemin e Prokurimeve Elektronike u publikuan 7168 procedura unike, për prokurime publike me vlerë totale prej rreth 330 mld lekë.

Ndërkohë që, në total gjatë vitit që shkoi u dorëzuan 1151 ankesa nga operatorë të ndryshëm ekonomikë. Në rang kombëtar janë ankimuar 11.5 % e procedurave unike të prokurimit mbi kufirin e blerjeve të vogla dhe 9.9 % e fondit limit të procedurave të publikuara.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat