Shqipëria Postuar më 14 Prill 2025, 13:30

Nis dërgimi i fletëve të votimit për diasporën - KQZ: Zarfet e para zgjedhore për votues nga qarku i Dibrës dhe Beratit

Nga Diamila Leka

Nis dërgimi i fletëve të votimit për diasporën - KQZ:

Ka nisur dërgimi i zarfeve bashkë me dokumentacionin zgjedhor për votuesit e regjistruar në diasporë për zgjedhjet e 11 majit. Sipas informacioneve nga KQZ, janë nisur fletët e votimit për votuesit e qarkut të Dibrës dhe të Beratit, ndërsa janë përgatitur paketimet përrreth 26 mijë votues. Ndërkohë, për këtë proces janë rreth 120 persona të cilët punojnë me tre turne pranë qendrës për votimin nga jashtë.

Si fillim, fleta e votimit e cila është e përcaktuar në qarkun nga vjen qytetari, pasi është vulosur dhe futur në zarfin A, më pas futet në një zarf më të madh B, i cili mban të dhënat e koduara të çdo zgjedhësi.

Kompania postare, merr zarfin B, e vendos në zarfin e verdhë të postës, bashkë me udhëzuesin, një listë me kontakte të kompanisë nëpër botë si dhe një tjetër zarf postar kthimin e votës.

Më herët Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ka publikuar udhëzuesin për procedurën e votimit për të gjithë emigrantët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë jashtë Shqipërisë.

I gjithë procesi zhvillohet në përputhje me vendimet e Komisionit Rregullator dhe Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, dhe është plotësisht transparent. Procesi po monitorohet nga përfaqësues të subjekteve zgjedhore, vëzhgues ndërkombëtarë dhe vendas, si dhe përfaqësues të mediave. Sipas KQZ, ky është një hap shumë i rëndësishëm për garantimin e pjesëmarrjes së bashkëqytetarëve tanë që jetojnë jashtë kufijve në procesin demokratik të vendit.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat