Shqipëria Postuar më 14 Prill 2025, 13:24

“PD-ASHM”, me personat me aftësi të veçanta Berisha: Shteti do përballojë të gjitha shpenzimet tuaja

Nga Hamit Yzeiraj

“PD-ASHM”, me personat me aftësi të veçanta

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se qëndrimi i shoqërisë ndaj personave me aftësi të veçanta në një mënyrë apo një tjetër, është një lloj braktisje.

Gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësues të kësaj shtrese të shoqërisë, Berisha u shpreh se duhet bërë çdo përpjekje për përfshirjen brenda mundësive në jetën normale, në punë.

Ne e kemi shpallur, në Shqipëri nuk do ketë pension nën 200 euro. Por u garantoj se pensionet për ju, pra ky minimum jetik do tejkalohet sipas shkallës së aftësisë ndryshe, pa asnjë lloj hezitimi. U siguroj se për secilin qytetar me aftësi ndryshe, që është kryefamiljar, që mban familjen, familjarët e tij do trajtohen me minimumin jetik.

Sipas Berishës, kjo nuk është bamirësi por një detyrim madhor dhe do të bëhet gjithçka për rehabilitimin.

E kam theksuar dhe e theksoj se ky është një sektor mungestar në Shqipëri. U siguroj që investimet më serioze do bëhen në sektorin e rehabilitimit, në mënyrë që secili qytetar me aftësi ndryshe, të mund të zhvillojë, të përmirësojë aftësitë e tij, të ushtrohet dhe të rehabilitohet. Rehabilitimi këtu është pothuajse inekzistent. Ose po të duash ta marrësh, është shumë i kushtueshëm dhe nuk përballohet.

Berisha e mbylli fjalën e tij duke premtuar se, shteti do të përballojë të gjitha llojet e shpenzimeve që duhet të kompensoni për aftësitë ndryshe.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat