India “studion” kundërpërgjigjen ndaj SHBA-së - Planifikon tarifa për produktet amerikane pas masave mbi çelikun
India po shqyrton vendosjen e taksave të importit për disa produkte të prodhuara në Shtetet e Bashkuara, si një kundërpërgjigje ndaj Uashingtonit për çelikun dhe aluminin, tregon një dokument i paraqitur në Organizatën Botërore të Tregtisë.
"Pezullimi i propozuar i koncesioneve ose detyrimeve të tjera merr formën e një rritjeje të tarifave për produkte të zgjedhura me origjinë nga Shtetet e Bashkuara", thuhej në dokument. Megjithatë, aty nuk specifikohej se çfarë lloj produktesh mund t'u nënshtroheshin tarifave.
Në mars, Shtetet e Bashkuara vendosën taksa prej 25% mbi importet e çelikut dhe aluminit, një zgjatje e masave të vendosura për herë të parë në vitin 2018 gjatë mandatit të parë të Presidentit të SHBA-së Donald Trump.
India, prodhuesi i dytë më i madh në botë i çelikut të papërpunuar, tha në dokumentin e saj drejtuar OBT-së se detyrimet do të ndikonin në 7.6 miliardë dollarë produkte të prodhuara në Indi, që shkojnë në Shtetet e Bashkuara.
Përveç taksave mbi çelikun dhe aluminin, administrata e Trump ka kërcënuar me tarifa reciproke prej 26% për mallrat indiane. Të dyja vendet po përpiqen të arrijnë një marrëveshje tregtare, me Nju Delhin që ofron reduktimin e hendekut tarifor me SHBA-në me dy të tretat.
India ka disa nga taksat më të larta në botë për importet dhe Trump e ka quajtur më parë vendin një "abuzues të tarifave".
Nju Delhi gjithashtu ka vendosur tarifa të veta për çelikun. Muajin e kaluar, vendosi detyrime të përkohshme prej 12% për të frenuar importet e çelikut të lirë, kryesisht nga Kina.
Përveç përpjekjeve të saj për të kufizuar furnizimin në vend, India synon gjithashtu të sigurojë akses më të madh për eksportet indiane të çelikut përmes bisedimeve me vendet partnere.
Sondazh

BE-ja bie dakord për sanksione të reja ndaj Rusisë: Kërcënon me më shumë nëse Putin refuzon armëpushimin!
Paketa e re e sanksioneve të BE-së vjen një ditë para një raundi të drejtpërdrejtë negociatash midis Ukrainës dhe Rusisë në Turqi. Bashkimi Europian ka rënë......

Numërohen 79’409 zarfe me fletëvotimi nga jashtë – Cilat janë rezultatet paraprake?
Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit po vijon aktualisht me numërimin e zarfeve të zgjedhësve nga jashtë, ndërsa numërimi i......

Përfundon numërimi i votave brenda vendit - KQZ: Nis përllogaritja e votave nga jashtë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave për votimin brenda territorit të Shqipërisë, në......

Dobësohet sërish dollari amerikan – Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan ka regjistruar një rënie të lehtë sërish edhe këtë të mërkurë duke u blerë sot në raport me ditën e djeshme me 87.2 lekë dhe duke u shitur......

PS drejt mandatit të katërt me 82 deputetë - Numërohen 98% e kutive brenda vendit, mbyllen zyrtarisht 7 qarqe
Partia Socialiste po shkon drejt mandatit të katërt qeverisës, me rreth 52% të votave dhe 82 mandate të sigurar në rang vendi nga votat e numëruara deri në......

Diaspora “anon” ndjeshëm majtas - Rreth 53.79% e votave për PS. NISMA-SHB, forca e tretë më e votuar nga emigrantët
Që prej nisjes së procesit të numërimit në mbrëmjen e 11 majit dhe deri në orën 18:00 të ditës së sotme, rezultojnë që të jenë numëruar 58,834 zarfe nga......

Trump takohet me princin saudit - Çfarë kërkojnë vendet e Gjirit Persik nga SHBA?
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump u prit me një ceremoni mbretërore në Arabinë Saudite, ndërsa mbërriti në kryeqytetin Riad, ku u takua me......

Diaspora “anon” ndjeshëm majtas - Rreth 54.08% e votave për PS. NISMA-SHB, forca e tretë më e votuar nga emigrantët
Që prej nisjes së procesit të numërimit në mbrëmjen e 11 majit dhe deri në orën 14:00 të ditës së sotme, rezultojnë që të jenë numëruar 48,142 zarfe nga......