Trump “mbron” vendimet e 100 ditëve të para - Amerikanët, të shqetësuar nga tensionet tarifore dhe recesioni
Presidenti amerikan Donald Trump vlerësoi atë që e përshkroi si një seri fitoresh të mëdha ekonomike dhe sulmoi me forcë demokratët, duke përfshirë ish-Presidentin Joe Biden, gjatë një tubimi në Michigan. Ky event kishte për qëllim të kujtonte 100 ditët e tij të para në detyrë.
Tubimi në shtetin politikisht konkurrues, qendra e industrisë së automobilave në SHBA, ishte ngjarja më e madhe e organizuar nga republikani që nga inaugurimi i tij më 20 janar.
Amerikanët kanë filluar të dyshojnë rreth performancës së Trump në javët e fundit. Në veçanti, njerëzit janë të shqetësuar për administrimin ekonomik të Trump mes inflacionit kokëfortë dhe lëvizjeve agresive të administratës së tij për të vendosur tarifa në pothuajse çdo vend në botë.
"Ne patëm ekonominë më të madhe në historinë e vendit tonë," tha Trump për presidencën e tij të parë, nga 2017-2021. "Ia dolëm mbanë shumë mirë dhe tani po ia dalim mbanë akoma më mirë."
Presidenti përsëriti kritikat e tij ndaj Kryetarit të Rezervës Federale Jerome Powell, duke i thënë turmës në Warren se kreu i bankës qendrore nuk po bënte një punë të mirë.
Ngjarja ishte e ngjashme me tubimet që Trump ka mbajtur gjatë gjithë karrierës së tij politike, brenda dhe jashtë fushatës. Presidenti kritikoi ashpër ata që i quajti "të çmendurit e majtë radikalë" dhe kritikoi Biden, pavarësisht se kanë kaluar më shumë se tre muaj që kur demokrati u largua nga detyra.
"Me tarifat e mia ndaj Kinës, po i japim fund vjedhjes më të madhe të vendeve të punës në historinë e botës", tha Trump mes brohoritjeve. "Kina na ka marrë më shumë vende pune sesa çdo vend ka marrë ndonjëherë nga një shtet tjetër".
Sondazhet tregojnë se amerikanët nuk janë të bindur për vizionin ekonomik të Trump. Vetëm 36% e të anketuarve miratuan administrimin ekonomik të Trump, niveli më i ulët në mandatin e tij aktual apo në mandatin e mëparshëm.
Frika e një recesioni është rritur në javët e fundit, ndërsa Trump ka nisur një luftë globale tregtare, duke rritur tarifat në një nivel që ekonomistët paralajmërojnë se tregtia me disa vende, veçanërisht Kinën, mund të ndalet pothuajse plotësisht. Lëvizjet kanë tronditur si investitorët, ashtu edhe kompanitë.
Sondazh

Si është mbyllur ky muaj për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë muaj negativisht pasi ka pësuar në mënyrë të vazhdueshme zbritje të kuotës teksa është blerë këtë mëngjes me 86.1 lekë dhe......

Drejtësi miqësore ndaj fëmijëve/ Premtimi i PS: Një institut për t’i kthyer të miturit në rrugën e drejtë
Partia Socialiste ka premtuar gjatë fushatës se do të vërë në funksion Institutin e të Miturve në konflikt me ligjin, si pjesë e angazhimit për një drejtësi......

KQZ nis testimin e votimit dhe numërimit elektronik - Celibashi: Mbërrijnë mbi 70 mijë vota të emigrantëve
“Në bashkinë e Vorës dhe Njësinë 10 në Tiranë, në zgjedhjet paralemtare të 11 majit, qytetarët do të kenë mundësinë të votojnë përmes procesit elektronik.......

Trump u jep një “dorë” prodhuesve të makinave - Planifikon të lehtësojë ndikimin e tarifave mbi industrinë vendase
Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të ndërmarrë veprime për të lehtësuar ndikimin e tarifave të tij mbi prodhuesit amerikanë të makinave, thotë një......

Zhvillimi i sektorit energjetik - Rama: Investimet në centrale dhe rrjet elektrik garantojnë pavarësinë energjetike
Arritjet dhe planet për zhvillimin e sektorit energjetik ishin në fokus të një takimi të zhvilluar me investitorë në burime të rinovueshme të energjisë,......

Maturantët, në proces simulimi për zgjedhjet - Nxënësit e “Qemal Stafës” ushtrohen në prani të ndërkombëtarëve
Nxënësit e gjimnazit “Qemal Stafa”, në Tiranë, të cilët janë votues për herë të parë organizuan një proces të simuluar votimi. Përmes këtij procesi, nxënësit......

Makinat kineze “shkelin gazin” - Modelet e reja dominojnë tregun vendas, Evropa pëson rënie të shitjeve
Gjithçka erdhi për shkak të pandemisë. Nëse para Covid vetëm 36% e kinezëve zgjidhnin makina nga markat kombëtare, në më pak se tre vjet ka ndodhur një......

Kredia për ekonominë arrin në 864 mld lekë - BSH: Bizneset kontribuan më tepër në rritjen e stokut
Kredia për ekonominë ka vijuar të rritet me ritme të shpejta edhe në 3 muajt e parë të 2025. Sipas shifrave të sapopublikuara nga Banka e Shqipërisë, kredia......