Kredia për ekonominë arrin në 864 mld lekë - BSH: Bizneset kontribuan më tepër në rritjen e stokut
Kredia për ekonominë ka vijuar të rritet me ritme të shpejta edhe në 3 muajt e parë të 2025. Sipas shifrave të sapopublikuara nga Banka e Shqipërisë, kredia për ekonominë arriti në 864 miliardë lekë në muajin mars, një rritje kjo me 2% në krahasim me shkurtin dhe 13% në krahasim me marsin e vitit të kaluar.
Ndikimin më të madh në këtë rritje e ka dhënë kredia e marrë nga bizneset. Të dhënat zyrtare tregojnë se kredia e bizneseve private ka pësuar një rritje me 2.5% në mars, duke kapur kështu një vlerë prej 488 miliardë lekësh. Në rastin e bizneseve mbizotëron kredia në valutë me 264 miliardë, ndaj kredisë në lekë prej 223 miliardësh. Edhe në terma të rritjes në krahasim me shkurtin ose në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kredia në valutë është ajo që ka pasur rritjen më të madhe.
Po për sa i përket kredisë së dhënë ndaj sektorëve të tjerë?
Kredia e qeverisë lokale dhe administratës publike rezulton të jetë vetëm në lekë. Muajin e kaluar, ajo ka zbritur nga 21 në 19 milionë lekë.
Ndërkohë, kredia për korporatat jofinanciare publike, e cila i referohet kredisë së marrë nga ndërmarrjet në pronësi të shtetit, si për shembull OSHEE, UKT dhe të tjera, ka pësuar një rritje me gati 2.9% në mars. Bazuar në statistikat e Bankës Qendrore, kredia në valutë për korporatat jofinanciare publike ka rënë në 9.5 miliardë lekë, nga 11.5 miliardë që ishte, ndërsa kredia në lekë është rritur në 9.2 miliardë, shumë pranë barazimit të njëra-tjetrës.
Për sa i takon kredisë së sektorëve të tjerë rezidentë, që përfshijnë kredinë e marrë nga individët, por jo vetëm, ajo rezulton të jetë rritur me 1.5% në krahasim me shkurtin. Konkretisht, kredia për sektorët e tjerë rezidentë ka arritur në 336 miliardë lekë. Në ndryshim nga bizneset, kredia nga sektorët e tjerë rezidentë është marrë më tepër në lekë sesa në monedhë të huaj.
Nga ana tjetër, kredia për korporatat e tjera financiare ka rënë në 20 miliardë lekë.
Sondazh

Prodhimi BIO, financim deri në 2 mijë euro për fermë - Cilat janë kriteret dhe afatet e aplikimit për fermerët?
Qeveria do të mbështesë prodhimin organik në vend, si një detyrim edhe në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Europian, por dhe për të rritur eksportet e......

Kamionë, makina, motorë, skafe e anije/ AAPSK publikon katalogët e mjeteve të sekuestruara dhe konfiskuara
Nga kamionët, autobuzët, furgonët, automjetet, motorët e deri tek gomonet, skafet apo edhe anijet. Në listë nuk mungojnë edhe mjetet luksoze, si Lamborghini......

Kanada, Carney fiton zgjedhjet e përgjithshme - Udhëheq Partinë Liberale drejt fitores së katërt radhazi
Rezultatet e hershme në zgjedhjet e përgjithshme të Kanadasë treguan se Kryeministri Mark Carney do të formojë qeverinë e re. Partia e tij Liberale arriti të......

“Për të fituar eksperiencë dhe aftësi” - Panairi i Punës 2025, studentët: I shohim si guida për karrierë
Për të fituar eksperiencë dhe për t’u bërë pjesë e tregut të punës në të ardhmen, studentë nga degë të ndryshme morën pjesë në Panairin e Punës 2025, që u......

Evropianët preferojnë makinat elektrike Shitjet e këtyre automjeteve u rritën me 25% në tremujorin e parë
Shitjet e automjeteve elektrike u rritën me pothuajse një të katërtën, duke i dhënë një shtysë të gjithë tregut evropian të makinave në tremujorin e parë të......

Shoferët paguajnë 213 mln euro taksë qarkullimi - Rritet konsumi i naftës, zhdoganimet arrijnë nivel rekord
Qytetarët shqiptarë që kanë në përdorim një automjet kanë paguar në total afro 213 milionë euro taksë të qarkullimit rrugor. Të dhënat zyrtare nga Ministria......

1.38 trilionë lekë depozita në paranë e gjerë - BSH: Vijon rënia edhe në muajin mars. Ato në valutë dhanë ndikimin më të madh
Depozitat e përfshira në paranë e gjerë kanë vijuar rënien edhe në muajin mars. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se shuma e depozitave......

Faturë për energjinë e vjedhur - Në 1 vit u penalizuan 507 konsumatorë, vlera arrin në 111 mln lekë
507 konsumatorë u faturuan nga Operatorit i Shpërndarjes së Energjisë Elektike për dëm ekonomik gjatë vitit 2024, me një vlerë totale prej rreth 111 mln......