Shqipëria Postuar më 29 Prill 2025, 14:00

Zhvillimi i sektorit energjetik - Rama: Investimet në centrale dhe rrjet elektrik garantojnë pavarësinë energjetike

Nga Ola Mitre

Zhvillimi i sektorit energjetik - Rama: Investimet në centrale dhe rrjet

Arritjet dhe planet për zhvillimin e sektorit energjetik ishin në fokus të një takimi të zhvilluar me investitorë në burime të rinovueshme të energjisë, miniera si dhe në sektorin hidrokarbur.

Sipas kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku planet për shtimin e burimeve gjeneruese të energjisë elektrike dhe investimet në rrjetin elektrik do të garantojnë pavarësinë energjetike të vendit.

Sipas kreut të Entit Rregullator të Energjisë fokusi duhet të jetë te liberalizimi i tregut energjetik.

Gjatë aktivitetit u bënë me dije detajet e studimit të fizibilitetit për ndërtimin e një centrali me sistem pompimi nga kompania Devolli Hydropower, me vlerë të parashikuar 1.7 mld euro.

Po ashtu u bë me dije se ligji i ri “Për sektorin minerar” do parashikojë stimuj për investime në këtë sektor, ndërsa synimi për të ardhmen është rritja e industrisë përpunuese për mineralet që nxirren nga nëntoka.

Ndërkaq, sa i takon sektorit hidrokarbur, përfaqësuesi i kompanisë ENI, përveç operacioneve të kërkimit në bllokun Dumrea tha se do të nisë zbatimi i një projekti pilot për prodhimin e biokarburanteve.



 

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......