Transporti ajror “tërheq” më shumë turistë/ Regjistroi rritje me 9.1% në tremujorin e parë. Më pak preferojnë rrugët detare

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga e gjithë bota. INSTAT ka publikuar statistikat për transportin ajror dhe detar për tremujorin e parë të vitit 2025, për të parë si kanë ndryshuar shifrat.
Gjatë tre muajve të parë të vitit aktual, kanë operuar 19 kompani ajrore, 18 të huaja dhe vetëm 1 shqiptare. Në hapësirën ajrore shqiptare janë regjistruar gjithsej 65,146 fluturime, ku 79.5% kanë qenë fluturime që vetëm kanë kaluar mbi vendin tonë.
Numri i pasagjerëve ka arritur në rreth 2 milionë persona, me një rritje prej 9.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ndërkohë, sasia e mallrave të transportuara me avion ka qenë 396 ton, duke shënuar një rritje të lehtë prej 2.8%.
Ndryshe nga ajri, në transportin detar është shënuar një rënie. Në portet shqiptare kanë hyrë dhe dalë 206 anije, prej të cilave 191 ishin të huaja dhe vetëm 15 vendase. Kjo shënon një rënie të përgjithshme prej 32.2% krahasuar me një vit më parë, edhe pse numri i anijeve të huaja është rritur me 7.3%.
Nga ana tjetër, përmes porteve kanë udhëtuar 133,503 pasagjerë duke pësuar sërish rënie. Rreth 81.1% e tyre kanë kaluar nga Porti i Durrësit, 10.9% nga Porti i Vlorës dhe 8% nga Porti i Sarandës.
Mallrat e transportuara me det kanë arritur në 1.270 mijë ton, një ulje prej 3.6% krahasuar me vitin 2024. Nga ky total 34.9% janë mallra të eksportuara, ndërsa 63.7% janë mallra të importuara.
Nëse flasim për një periudhë tre mujore në turizëm, rezulton se në total kanë hyrë gjithsej 3.371.766 shtetas me një rritje prej 6.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Live TV
Porti i Durrësit rrit aktivitetin/ 8-mujori, zgjerohet me 47% volumi i kontejnerëve
Porti i Durrësit vijon të regjistrojë rritje të aktivitetit tregtar dhe të volumeve të përpunimit. Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti Portual......
Protestat, Shoqata e Bankave: Sulmet nuk cenojnë sigurinë e depozitave
Shoqata Shqiptare e Bankave njofton se dëmtimi i disa degëve dhe ATM-ve gjatë protestave ka sjellë kufizime të përkohshme të shërbimit dhe orareve, ndërsa......
Protestat, OSBE ofrohet për lehtësimin e dialogut
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mirëpritur mesazhin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për situatën e krijuar nga protestat, duke shprehur......
Protestat, Kryetari i Kuvendit Peleshi apel për dialog dhe përmbajtje
Pas apelit të kreut të shtetit, edhe Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka bërë thirrje për qetësi, përmbajtje dhe dialog mes palëve, pas përshkallëzimit të......

