Shqipëri-Kosovë, pa kontrolle në kufi - Duke nisur nga 1 maji për shtetasit e të dy vendeve
Duke nisur nga dita e nesërme 1 maj rikthehet marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, që parashikon lehtësimin e procedurave kufitare për automjetet me targa të të dy shteteve. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, nuk do të kryhen kontrolle kufitare, duke mundësuar lëvizje të shpejtë dhe të pakufizuar.
Qytetarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës, do të kalojnë përmes pikës kufitare të Morinës dhe Vërmicës me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të vitit dhe në fundjavat e festave.
Marrëveshja e lëvizjes së lirë e nënshkruar mes Kosovës dhe Shqipërisë në pranverën e vitit të kaluar, shmangu trafikun dhe lehtësoi lëvizjen kufitare gjatë sezonit veror.
Edhe këtë sezon, lehtësimi i procedurave do të zbatohet gjatë nëntë muajve të vitit, konkretisht nga 1 maji deri më 30 shtator, dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt të vitit pasardhës. Gjatë kësaj periudhe të qarkullimit të lehtësuar nuk do të ketë kontrolle pasaportash apo kartash identiteti për shtetasit të dy vendeve.
Ndërkohë, udhëtarët që kalojnë kufirin përmes pikave të përbashkëta Shqipëri-Kosovë, deri të mërkurën në orën 24 janë të detyruar të paraqesin dokumentet e identifikimit, për shkak të nevojës për përpunimin dhe regjistrimin e saktë të të dhënave të automjeteve.
Për të përballuar fluksin e shtuar të udhëtarëve, autoritetet kufitare në të dyja vendet kanë angazhuar të gjitha sportelet në dispozicion, me qëllim që të shmangin pritjet e gjata dhe të garantojnë kalim sa më të shpejtë dhe efikas.
Sondazh

Stresi në punë “përkthehet” në kosto - Pasojat në shëndetin mendor i kushtojnë BE-së mbi 100 mld euro në vit
Kostoja e stresit të lidhur me punën në Bashkimin Evropian shkon më shumë se 100 miliardë euro në vit, sipas një studimi të publikuar nga Instituti Evropian......

Publikohet struktura e vitit shkollor 2025-2026 - Kur nis mësimi dhe kur do të zhvillohen provimet kombëtare?
Struktura e vitit shkollor 2025- 2026 në sistemin arsimor parauniversitar është publikuar në Fletoren Zyrtare. Sipas vendimit, në arsimin bazë viti mësimor......

Denaj: Me mandatin e 4-t garantojmë 100% ujitje të tokës bujqësore
Falë vëmendjes së shtuar nga qeveria për të investuar në infrastrukturën e ujitje-kullimit, sipërfaqja e tokës së ujitshme në vend është dyfishuar nga viti......

Kriteret e reja për naftën falas në bujqësi - Cilat janë dokumentet që duhen dorëzuar për të mos u skualifikuar?
Fermerët që aplikojnë për të përfituar pagesa cash për naftën në bujqësi që përdorni për punime të mekanizuara, duhet të zbatojnë disa kritere të......

Si është mbyllur ky muaj për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë muaj negativisht pasi ka pësuar në mënyrë të vazhdueshme zbritje të kuotës teksa është blerë këtë mëngjes me 86.1 lekë dhe......

Drejtësi miqësore ndaj fëmijëve/ Premtimi i PS: Një institut për t’i kthyer të miturit në rrugën e drejtë
Partia Socialiste ka premtuar gjatë fushatës se do të vërë në funksion Institutin e të Miturve në konflikt me ligjin, si pjesë e angazhimit për një drejtësi......

KQZ nis testimin e votimit dhe numërimit elektronik - Celibashi: Mbërrijnë mbi 70 mijë vota të emigrantëve
“Në bashkinë e Vorës dhe Njësinë 10 në Tiranë, në zgjedhjet paralemtare të 11 majit, qytetarët do të kenë mundësinë të votojnë përmes procesit elektronik.......

Trump u jep një “dorë” prodhuesve të makinave - Planifikon të lehtësojë ndikimin e tarifave mbi industrinë vendase
Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të ndërmarrë veprime për të lehtësuar ndikimin e tarifave të tij mbi prodhuesit amerikanë të makinave, thotë një......