Shqipëria Postuar më 29 Prill 2025, 15:45

KQZ nis testimin e votimit dhe numërimit elektronik - Celibashi: Mbërrijnë mbi 70 mijë vota të emigrantëve

Nga Diamila Leka

KQZ nis testimin e votimit dhe numërimit elektronik - Celibashi:

“Në bashkinë e Vorës dhe Njësinë 10 në Tiranë, në zgjedhjet paralemtare të 11 majit, qytetarët do të kenë mundësinë të votojnë përmes procesit elektronik. Por si do të votojnë përmes këtij procesi? Si fillim në momentin kur pajisja është në ngjyrë jeshile, do e shtypim që të nisë procesi i votimit në mënyrë elektronike, dhe në ekran do të shfaqet lista e koalicioneve të partive politike pë rata që ne duam të votojmë. Më pas vazhdojmë në fletën e dytë të votimit, ku janë kandidatët. Vota do të konfirmohet nëse është zgjedhjae duhur e votës. Pasi konfirmohet, vota printohet dhe vendoset në kutinë e zgjedhësve”

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, përballë gazetarëve në lidhje me procesin e votës së diasporës, u shpreh se deri më tani mbi 70 mijë emigrantë kanë kthyer fletët me votat e tyre për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Janë mbi 70 mijë votues që e kanë kthyer fletën e votimit nga mbi 245 mijë të regjistruar. Presim ardhjen e fletëve të tjera të votimit. Presim që kompania postare të shpërndajë të gjitha fletët e votimit, zarfet. Kanë mbetur edhe 30 mijë fletë votimi e pak për t’u shpërndarë, ka gati edhe 2 javë kohë dhe presim që të shpërndahen”

Kryekomisioneri e vlerëson këtë proces me nota pozitive, si hera e parë që ndërmerret nga KQZ.



 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat