Shqipëria Postuar më 13 Korrik 2023, 13:44

Ku është shkëputur “filli“ i tregut të punës? - Paradoksi/ Ka punonjës, ka kërkesë, por nuk përputhen

Nga SCAN TV
Ku është shkëputur “filli“ i tregut të

Zhvillimet e viteve të fundit në tregun  e punës kanë qenë dinamike, duke nxjerrë në pah mungesën e fuqisë punëtore, kërkesën në rritje të bizneseve, por nga ana tjetër edhe një largim masiv të të rinjve. Megjithatë, situata ka edhe një këndvështrim tjetër. Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, për vitin 2022, rezuton se  numri mesatar i punëkërkuesve të papunë të regjistruar në Zyrat e Punës, ishte 76,879 individë.  Por në analizën e bërë nga ky institucion, evidentohet se procesi i integrimit të punëkërkuesev të papunë në tregun e punës has pengesa të ndryshme lidhur më aftësitë, moshën, statusin social etj.

Si rezultat rreth 95% e punëkërkuesve të papunë identifikohen në nivelin e dytë dhe të tretë të punësueshmërisë. Duke e analizuar regjistrin e punëkërkuesve të papunë  sipas moshës dhe arsimit, vihet re se rreth 48% e totalit të janë mbi 45 vjeç dhe 55% me arsim deri 9 vjeçar, çka e mesa duket vështirëson integrimin e tyre në tregun e punës dhe  tendencë është me e theksuar në  grupet e veçanta. Po nga ana tjetër gjatë vitit 2022 u shpallën 39,815 vende të lira pune ose 59% më shumë  se e njëjta periudhë e një viti më parë.  Rreth 76% e VLP- ve të shpallura janë vende të reja pune dhe pjesa tjetër e VLP-ve janë zëvendësime. Kategoritë profesionale më të kërkuara nga tregu për vitin 2022 ishin zejtarët dhe zanatçinjtë me 28 %,  profesionet elementare me 23 %, punonjësit e industrisë dhe punonjësit e shitjeve e shërbimeve përkatësisht me 15% dhe 14%.

Por ku është shkëputur filli? Nëse pjesa më e madhe e punëkërkuesve kanë formim elementar, dhe po ashtu thuajse pjesa më e madhe e kërkesë së bizneseve është për profesione elementare, pse nuk përthithen nga tregu? Mesa duket arsyet janë të shumta. E para lidhet me pagat e ulëta që ofrohen për profesionet elementare, çka i bën punëkërkuesit të pamotivuar dhe të qëndrojnë pasiv, e dyta lidhet me idenë dhe dëshirën e tyre për të ikur jashtë vendit apo për të marrë punë ditore pa një pagë fikse, dhe e treta ka të bëjë  me faktin se bizneset pavarësisht krizës së punonjësve të kualifikuar, kërkojnë siguri dhe eksperiencë edhe në profesionet elementare.  Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2022 janë plotësuar rreth 20 mijë vende të lira pune, ndërsa afro 20 mijë të tjera kanë qëndruar sërish vakante.

Punëkërkuesit e papunë

Numri total 76,879 individë

Mbi moshën 45 vjeç   48 %

Me arsim deri 9 vjeçar  55%

Kategoritë e kërkuara nga tregu

Zejtarët dhe zanatçinjtë 28 %

Profesionet elementare 23%

Punonjësit ne industri 15 %

Punonjësit e shitjeve e shërbimeve 14 %

Elisabeta Dosku / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat