Borxhi publik global arrin rekordin e 92 trilion dollarëve - Shifra konfirmohet nga të raporti zyrtar i OKB

Sipas raportit më të fundit të OKB – së, borxhi publik global ka shënuar një rekord prej 92 trilionë dollarësh. Vendet në zhvillim i detyrohen pothuajse 30% borxhit publik global, prej të cilit 70% përfaqësohet nga Kina, India dhe Brazili
Borxhi publik global u rrit në një rekord prej 92 trilionë dollarësh në vitin 2022 pasi qeveritë morën hua për të luftuar krizat, siç pandemia COVID-19, me barrën që po ndihej ashpër nga vendet në zhvillim, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara.
Borxhi i brendshëm dhe i jashtëm në mbarë botën është rritur më shumë se pesë herë në dy dekadat e fundit, duke tejkaluar normën e rritjes ekonomike, me produktin e brendshëm bruto që vetëm është trefishuar që nga viti 2002, sipas raportit të publikuar në prag të një G20 me ministrat e financave dhe mbledhjes së guvernatorëve të bankës qendrore 14 - 18 korrik.
"Tregjet mund të duken se nuk po vuajnë - ende. Por njerëzit po vuajnë," u tha gazetarëve Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres. Sipas tij disa nga vendet më të varfra në botë po detyrohen të zgjedhin midis shërbimit të borxhit të tyre ose shërbimit të popullit të tyre.
Vendet në zhvillim i detyrohen pothuajse 30% të borxhit publik global, prej të cilit 70% përfaqësohet nga Kina, India dhe Brazili. Pesëdhjetë e nëntë vende në zhvillim përballen me një raport borxhi ndaj PBB-së mbi 60% - një prag që tregon nivele të larta borxhi.
Sipas raportit të OKB – së, borxhi është shndërruar në një barrë të konsiderueshme për vendet në zhvillim për shkak të aksesit të kufizuar në financim, rritjes së kostove të huamarrjes, zhvlerësimit të monedhës dhe rritjes së ngadaltë.
Për më tepër, arkitektura financiare ndërkombëtare e bëri aksesin në financim për vendet në zhvillim të pamjaftueshëm dhe të shtrenjtë, duke treguar se pagesat neto të borxhit të interesit tejkalojnë 10% të të ardhurave për 50 ekonomi në zhvillim në mbarë botën.
Në Afrikë, shuma e shpenzuar për pagesat e interesit është më e lartë se shpenzimet për arsimin apo shëndetin, zbuloi raporti duke theksuar se 3.3 miliardë njerëz që jetojnë në vende që shpenzojnë më shumë për pagesat e interesit të borxhit sesa për shëndetësinë apo arsimin. Kreditorët privatë, si zotëruesit e obligacioneve dhe bankat, përfaqësojnë 62% të totalit të borxhit të jashtëm publik të vendeve në zhvillim.
Kombet e Bashkuara thanë se huadhënësit shumëpalësh duhet të zgjerojnë financimin e tyre, me masa të tilla si një pezullim i përkohshëm i shtesave të Fondit Monetar Ndërkombëtar - komisione që u ngarkohen huamarrësve duke përdorur gjerësisht linjat e tij të kreditit - dhe rritjen e aksesit të financimit për vendet në vështirësi borxhi. Korniza e trajtimit të borxhit u miratua nga Grupi i 20 ekonomive kryesore dhe kreditorëve zyrtarë në tetor 2020, dhe synon të përfshijë anëtarë të klubit të Parisit, si Kina në lehtësimin e borxhit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Pazari i madh i Stambollit pret 500 mijë vizitorë në ditë - Pazari më i madh i mbuluar dhe më i vjetri në botë
I vendosur në 50 mijë metra katrorë pazari i madh në Stamboll është më i vjetri dhe më i madhi në botë. Aktualisht ai vizitohet nga 500 mijë njerëz në ditë dhe......

Kërkesa globale për litium është trefishuar në pesë vitet e fundit - Kërkesa më e madhe se oferta: Çmimet pritet të rriten në vazhdimësi
Tregu i metaleve dhe mineraleve të nevojshme për prodhimin e automjeteve elektrike, turbinave me erë, paneleve diellore dhe teknologjive të tjera të pastra......

Elon Musk lançon kompaninë e tij të re, xAI! – Çfarë përfaqëson ajo?
Elon Musk, CEO i Tesla dhe SpaceX, dhe pronar i Twitter, njoftoi debutimin e një kompanie të re të inteligjencës artificiale, xAI, me qëllimin për të "kuptuar......

Kina finalizon rregullat e para të llojit të saj që rregullojnë shërbimet gjeneruese të AI si ChatGPT
Rregullatorët kinezë finalizuan të enjten rregullat e para të këtij lloji që rregullojnë inteligjencën artificiale gjeneruese, ndërsa vendi kërkon të rrisë......

Pse Kina po vazhdon të regjistrojë shifra rekord të rënies së eksporteve?
Eksportet e Kinës u tkurrën muajin e kaluar me ritmin e tyre më të shpejtë që nga fillimi tre vjet më parë i pandemisë COVID-19, ndërsa një ekonomi e sëmurë......

‘Ka më shumë botë ujore nga sa mendonim’ – Shkencëtarët: Mund të jemi më me fat nga sa mendonim!
Askush nuk po heq dorë ende nga planeti ynë, megjithëse ndonjëherë mungesa e veprimit për ndryshimin e klimës mund t'i bëjë disa prej nesh të ndihen të dënuar.......

A mund të jetë më efektive taksa e karbonit për artikujt luksoz?
Një studim i botuar këtë javë në revistën akademike One Earth ka zbuluar se taksimi i artikujve luksoz do të ishte më efektiv në reduktimin e prodhimit të......

Çfarë po ndodh me Dollarin amerikan? – Rënie e fortë e valutave kryesore!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish një rënie të fortë të kuotës duke rënë nën nivelin e 93 lekë këtë mëngjes teksa është blerë sot me 92.7 lekë dhe është......