Europa Postuar më 13 Korrik 2023, 11:01

Pazari i madh i Stambollit pret 500 mijë vizitorë në ditë - Pazari më i madh i mbuluar dhe më i vjetri në botë

Nga SCAN TV
Pazari i madh i Stambollit pret 500 mijë vizitorë në ditë -

I vendosur në 50 mijë metra katrorë pazari i madh në Stamboll është më i vjetri dhe më i madhi në botë. Aktualisht ai vizitohet nga 500 mijë njerëz në ditë dhe mund të ofrojë githcka. Në Pazarin e Madh ka mbi 4 mijë dyqane, por vërehet se zanatet tradicionale për Turqinë po e humbasin dalëngadalë primatin e tyre në raport me trendet moderne.

Turqit njihen prej kohësh si tregtarë të shkëlqyer, kështu që nuk duhet të jetë çudi që tregu më i vjetër, më i madh dhe më i vizituar i mbuluar në botë ndodhet në zemër të Stambollit dhe është i domosdoshëm për çdo turist që viziton kryeqytetin e Turqisë.

Pazari i Madh është ndërtuar në fillim të shekullit të 15-të dhe i ka rezistuar me sukses të gjitha tundimeve gjatë historisë së tij të gjatë. Sot, ai është i vendosur në më shumë se 50 mijë metra katrorë dhe atje mund të gjendet cdo gjë.

Sipas vizitorëve të huaj, natyrisht pazari eshte i pashmangshem, eshte ceshtje tradite dhe zakoni atje, por turqit janë tregtarë aq të aftë sa ti blen shumë gjëra duke menduar se ke kursyer para, ndërsa në fakt e ke bëre.

Në Pazarin e Madh ka mbi 4 mijë dyqane, por vërehet se zanatet tradicionale për Turqinë po e humbasin dalëngadalë primatin e tyre në raport me trendet moderne. Në këtë vend shihet cdo gjë që tregtohet në dyqane, online në rrjetet sociale, por mund të jetë dhjetë herë më lirë si cmim.

Por Pazari i Madh është në fakt një muze i madh ku mund të mësohet dhe shumë për historinë e Turqisë. Nëse nuk jeni rehat të lëvizni në një turmë të madhe njerëzish, atëherë ky treg nuk është vendi për ju, sepse këtu ka një lumë vizitorësh çdo ditë dhe kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme të mos ndaheni nga grupi, të paktën është ajo që këshillojnë guidat turistike.

Pazari i madh në Stamboll vizitohet nga 500 mijë njerëz çdo ditë. Edhe pse ai ka qëllimin e tij profesional në shkëmbimin tregtar, ai ka qenë një nga atraksionet më të mëdha turistike në Turqi për dekada të tëra.

Është interesante se dikur në këtë treg të madh kishte pesë xhami, prej të cilave vetëm njëra është aktive sot. Gjithashtu, Pazari i Madh ka 21 porta, 17 hane, 56 rrugë dhe punëson mbi 20 mijë njerëz.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat