Vala e të nxehtit prek të gjithë Europën - Sistemet energjetike vihen nën presion

Aktualisht e gjithë Europa është prekur nga vala e të nxehtit ekstrem. Një situatë që ka krijuar jo pak presion mbi sistemet energjetike. Në të kundërt, Britania e Madhe dhe vendet nordike do të përjetojnë temperatura më të ftohta gjatë 10 ditëve të ardhshme
Vala e të nxehtit po prek tashmë të gjithë Europën nga Gjermania në Ballkan, duke ushtruar presion mbi sistemet energjetike dhe të transportit të rajonit pasi lumenj si Rhine dhe Rhone janë prekur.
Shërbimi kombëtar i motit i Gjermanisë paralajmëroi këtë javë për një "fenomen të nxehtësisë ekstreme në Rinin e Epërm". Një paralajmërim i ngjashëm është lëshuar edhe nga shërbimi meteorologjik italian, ku temperatura në Sardenjë ka kaluar 40 gradë Celsius.
Ndryshimet klimatike po rrisin frekuencën e motit ekstrem në të gjithë hemisferën veriore këtë verë, duke sjellë nxehtësi të madhe nga Kina në Teksas, ndërsa përmbytjet goditën Nju Jorkun dhe Delhi. Rritja e temperaturave tregon se Europa ka thyer rekordet e vendosura vitin e kaluar.
Nxehtësia e verës dhe ujërat e pakta në lumin Rhine, i cili është kritik për transportin e mallrave të energjisë në Europë, mbeten në fokus këtë muaj. Niveli në Kaub – një pikë kyçe në lumin në perëndim të Frankfurtit – pritej të binte nën 1 metër një ditë më parë, sipas Administratës Federale të Ujit të Gjermanisë. Vitin e kaluar në gusht, niveli i ujit në Kaub ra nën 40 cm, nivel të cilin shumë kompani e konsideruan jo në gjendje për të transportuar mallra.
Kostoja e transportit të naftës nga qendra e tregtimit të naftës në Roterdam në një pikë kyçe në Rhein e Epërm pa rritjen e saj më të madhe që nga shkurti, pasi nivelet e ulëta të ujit kufizojnë volumin që mund të bartin maune.
Mbinxehja e një tjetër rruge ujore kryesore, Rhone, ka të ngjarë të detyrojë Electricite de France - EDF të kufizojë prodhimin e energjisë bërthamore në disa prej reaktorëve të saj bërthamorë nga sot. Sipas rregulloreve franceze, EDF duhet të zvogëlojë ose të ndalojë prodhimin kur temperaturat e lumenjve tejkalojnë disa nivele për të siguruar që uji i përdorur për të ftohur reaktorët bërthamorë të mos dëmtojë mjedisin kur rihyn në rrugët ujore.
Maxar Technologies pret që vala e të nxehtit në Gjermani të ulet deri në javën e ardhshme, pasi temperaturat arritën në 35.5 gradë Celsius. Megjithatë, temperaturat mbi normale pritet të vazhdojnë në pjesën më të madhe të Europës Jugore, me Ballkanin që do të shohë temperatura afër 40 gradë.
Në të kundërt, Britania e Madhe dhe vendet nordike do të përjetojnë temperatura më të ftohta gjatë 10 ditëve të ardhshme. Londra do të jetë 4.2 gradë nën normale të dielën dhe të hënën. Britania e Madhe regjistroi qershorin më të nxehtë në histori.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

“Ekzekutimi” më i shpejtë i bankës në historinë e SHBA – Si kriptobankimi shkaktoi kolaps në sistemet financiare
Me gjithë vëmendjen që i është kushtuar dështimeve të fundit të Silicon Valley Bank, Signature Bank dhe First Republic Bank, çuditërisht pak fokus i është......

Borxhi publik global arrin rekordin e 92 trilion dollarëve - Shifra konfirmohet nga të raporti zyrtar i OKB
Sipas raportit më të fundit të OKB – së, borxhi publik global ka shënuar një rekord prej 92 trilionë dollarësh. Vendet në zhvillim i detyrohen pothuajse 30%......

Pazari i madh i Stambollit pret 500 mijë vizitorë në ditë - Pazari më i madh i mbuluar dhe më i vjetri në botë
I vendosur në 50 mijë metra katrorë pazari i madh në Stamboll është më i vjetri dhe më i madhi në botë. Aktualisht ai vizitohet nga 500 mijë njerëz në ditë dhe......

Kërkesa globale për litium është trefishuar në pesë vitet e fundit - Kërkesa më e madhe se oferta: Çmimet pritet të rriten në vazhdimësi
Tregu i metaleve dhe mineraleve të nevojshme për prodhimin e automjeteve elektrike, turbinave me erë, paneleve diellore dhe teknologjive të tjera të pastra......

Elon Musk lançon kompaninë e tij të re, xAI! – Çfarë përfaqëson ajo?
Elon Musk, CEO i Tesla dhe SpaceX, dhe pronar i Twitter, njoftoi debutimin e një kompanie të re të inteligjencës artificiale, xAI, me qëllimin për të "kuptuar......

Kina finalizon rregullat e para të llojit të saj që rregullojnë shërbimet gjeneruese të AI si ChatGPT
Rregullatorët kinezë finalizuan të enjten rregullat e para të këtij lloji që rregullojnë inteligjencën artificiale gjeneruese, ndërsa vendi kërkon të rrisë......

Pse Kina po vazhdon të regjistrojë shifra rekord të rënies së eksporteve?
Eksportet e Kinës u tkurrën muajin e kaluar me ritmin e tyre më të shpejtë që nga fillimi tre vjet më parë i pandemisë COVID-19, ndërsa një ekonomi e sëmurë......

‘Ka më shumë botë ujore nga sa mendonim’ – Shkencëtarët: Mund të jemi më me fat nga sa mendonim!
Askush nuk po heq dorë ende nga planeti ynë, megjithëse ndonjëherë mungesa e veprimit për ndryshimin e klimës mund t'i bëjë disa prej nesh të ndihen të dënuar.......