Kredia për ekonominë rimëkëmbet në dhjetor, rritje 4.2% - Biznesi, situatë të mirë financiare në 2023. Ul nevojën për huamarrje
Kredia për ekonominë ka shënuar rritje të fortë gjatë dhjetorit që sapo lamë pas duke kompensuar disi ritmet e ulëta të kreditimit që u vërejtën në përgjithësi gjatë vitit 2023. Ajo e ka mbyllur dhjetorin me një total prej 743,7 miliardë lekësh, nga 722,2 miliardë në nëntor.
Diferenca muaj me muaj është e konsiderueshme, në vlerën 21.5 miliardë lekë, apo afërisht 210 milionë euro. E matur me dhjetorin e vitit të shkuar, kredia në fund të vitit 2023 rezulton 4.2% më e lartë, me një shtesë prej afërisht 30 miliardë lekësh apo afo 300 milionë eurosh.
Kredia për biznesin ka shënuar një përmirësim të lehtë në dhjetor. Nga 405,8 miliardë lëke në nëntor, ajo është shtuar me më shumë se 15 miliardë lekë në muajin e fundit të vitit, duke shkuar në 421,9 miliardë lekë.
Krahasuar me dhjetorin e vitit të shkuar, kredia për biznesin është rritur me 2.4%. Dhjetori ka qenë veccanërisht pozitiv për kredinë në euro, e cila kishte shënuar tkurrje të fortë në muajt e mëparshëm pas ndërhyrjeve të njëpasnjëshme të bankës Qendrore Evropiane në normën bazë të interesit. Nga ekuivalenti prej 211,1 miliardë lekësh në nëntor, kredia në monedhën e përbashkët evropiane është rritur në 225 miliardë lekë në fund të dhjetorit. Gjithësesi, ajo mbetet larg vlerave të fundit të vitit të shkuar.
Më modeste ka qenë në nëntor rritja e kredisë për bizneset në lekë, e cila nga 194,7 miliardë lekë në nëntor, e ka mbyllur dhjetorin në vlerën 196,9 miliardë. Gjithësesi, e parë në total, kredia për sektorin privat rezulton në ngadalësim gjatë vitit 2023, gjë që i atribuohet më së shumti frenimit të kredisë për likuiditet nga ana e bizneseve.
Rritja e vazhduar e kërkesës së brendshme dhe rritja e fortë e kërkesës së huaj, kryesisht për turizëm, ka përmirësuar likuiditetin e bizneseve, të cilët kanë preferuar të shlyejnë një pjesë të kësaj kredie gjatë muajve të fundit të vitit.
Sipas sektorëve të ekonomisë, është vërejtur tkurrja e kredisë në sektorin e industrisë, përmirësim në sektorin e shërbimeve dhe ngadalësimi në sektorët e tjerë. Financimi i bankave është i orientuar drejt sektorëve që kanë dhënë kontributin më të madh në rritjen ekonomike: tregti, ndërtim dhe turizëm.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Linjë kabllore nënujore direkte mes Shqipërisë dhe Egjiptit – Balluku njofton nënshkrimin e marrëveshjes!
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëkohësisht zv-kryministre e vendit, Belinda Balluku ka njoftuar sot nënshkrimin e marrëveshjes së mirëkuptimit me......

Autoshkollat, bojkotojnë aktivitetin - Ndryshimi i tarifave dhe informaliteti. Paralajmërojnë protesta para kryeministrisë
Autoshkollat kanë bojkotuar për 1 ditë aktivitetin e tyre, duke mos kryer asnjë shërbim pranë drejtorive rajonale të degëve të Drejtorisë së Përgjithshme të......

Si ka nisur kjo javë për tregun valutor?
Dollari amerikan e ka nisur javën në kuota pozitive pasi ka regjistruar rritje në raport me javën që lamë pas duke u blerë sot me 96 lekë dhe duke u shitur me......

Si krahasohen pagat minimale në të gjithë Europën, përfshirë Shqipërinë, për vitin 2024?!
Një standard i mirë jetese është thelbësor në një shoqëri. Një rol kyç për arritjen e kësaj është të sigurohet se pagat minimale statutore janë adekuate.......

Eurot “vërshojnë” në banka, totali thuajse 7.3 miliardë - Në 2023, depozitat në monedhën evropiane, 15.5% më të larta se një vit më parë
Flukset e depozitave në monedhën e përbashkët evropiane kanë qëndruar në nivele shumë të larta gjatë gjithë vitit të shkuar, duke prekur në fund të dhjetorit......

Çfarë përmban marrëveshja për pensionet me Italinë? - Përfitues rreth 500 mijë emigrantë shqiptarë në shtetin fqinj
Shqipëria dhe Italia finalizojnë të martën marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributeve për sigurimet shoqërore. Janë rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë......

Rritet sërish inflacioni në Turqi, 65% në janar - Guvernatori i ri: Jemi gati për të vepruar!
Inflacioni i Turqisë në janar regjistroi rritjen më të madhe që nga gushti, një zhvillim që mund të testojë vendosmërinë e bankës qendrore për të zbutur shpejt......

Pronarët e SUV do paguajnë 18 euro për parkim - Parisi trefishon tarifat. Objektivi, transformimi në qytet biçikletash
Parizienët votuan në një referendum të dielën në favor të nënshtrimit të pronarëve të automjeteve SUV ndaj një rritjeje të trefishtë të tarifave të parkimit,......