KPP arkëton 62 mln lekë nga Operatorët Ekonomikë - Për çfarë ankohen më shumë te Prokurimet Publike?

Komisoni i Porkurimeve Publike ka arkëtuar 62 milionë lekë tarifa financiare të ardhura si garanci nga ankesat e operatorëve ekonomikë në 7 muajt e parë të këtij viti. Të dhënat e Buletinit Mujor raportojnë se vetëm për muajin korrik janë arkëtuar rreth 10 milionë lekë.
Por duke ju referuar këtyre të dhënave, Korriku duket se është muaji që numri i ankesava për prokurimet publike është rritur më shumë në të gjithë 7 mujorin e 2023. Sipas Buletinit Mujor të Komisionit të Prokurimit Publik, ankesat janë regjistruar 107 në total, ku thuajse të gjitha janë adresuar për procedura të prokurimit publik, e vetëm një për procedura ankandi.
Ndërsa për ankesat sipas fazës së procesit për të cilën është paraqitur ankimi janë 56 për Dokumentet Standarde të Tenderit (DST) dhe 51 për vlerësim ofertash.
Duke i krahasuar ankesat sipas llojit të kontratës, 66 ankesa janë adresuar për mall, 35 për shërbime e për punë publike vetëm 6 të tilla. Por me 84 vendime të Komisionit të Prokurimeve Publike janë shqyrtuar dhe zgjidhur 99 ankesa të paraqitura nga operatorët ekonomikë.
Harta e ankesave është shtrirë në disa qarqe, ku si edhe në muajt e kaluar, kryeqyteti kryeson për numrin më të lartë, por pas tij vjen qarku i Durrësit, duke u pasuar me Shkodrën, Vlorën etj.
Diamila Leka/SCAN
Sondazh

Biznesi shqiptar, mikpritës për Romët - RCC: 68% e tyre do t'i punësonin nëse plotësojnë kushtet, Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina kryesojnë rajonin
Sipas të dhënave të Barometrit të Ballkanit në Anketën e Opinionit të Biznesit ndërmarrjet shqiptare dhe ato të Bosnje Hercegovinës janë më mikpritëset në......

Ankimohet tenderi i Albpetrol për ndotjen - Kërkohet modifikim i kritereve. “Janë përjashtuese dhe kufizojnë konkurrencën”
Tenderi i Albpetrol për monitorimin e ndotjes mjedisore, që shkaktohet nga aktiviteti i nxjerrjes së naftës ka përfunduar pranë Komisionit të Prokurimit Publik......

Çmime rekord të karburanteve në Itali - Vendi shënon taksat më të larta në Europë, 56% e çmimit
Mbi një euro benzina, 1.061 euro për të qenë të saktë dhe 921 cent një litër naftë. Midis TVSH-së 22% dhe akcizës, komponenti tatimor i karburanteve në Itali......

Energjia nga era në det të hapur - Objektivat, jo realistë. Zgjerimi kërkon 27 miliardë dollarë investim deri në 2026
Objektivat e qeverive për të rritur instalimet e energjisë së erës në nivel global me pesë herë në vit deri në vitin 2030 janë joreale dhe do të kërkonin 27......

Scholz: Kontrollet kufitare me Austrinë janë 'të domosdoshme'
Kancelari gjerman Olaf Scholz ndodhet në Salzburg, qyteti i dytë i Austrisë, të premten për të diskutuar me homologun e tij austriak Karl Nehammer presionet e......

Shkup/ Parlamenti nis debatin për ndryshimin e Kushtetutës!
Kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij para deputetëve duke elaboruar domosdoshmërinë e ndryshimit të Kushtetutës tha se të gjithë duhet të votojnë......

SHBA, Koreja Jugore dhe Japonia: "Epokë e re partneriteti"!
Në një samit të tre vendeve, SHBA, Koresë së Jugut dhe Japonisë u theksua solidariteti mes tyre dhe u dërgua një sinjal i qartë ndaj Kinës dhe Koresë së......

Sa kanë fituar bizneset nga rënia e Euros? - Buxheti mbledh të ardhura rekord nga tatimi mbi fitimin në 7-mujor
Tatimi i vjelur mbi fitimin e bizneseve për periudhën Janar-Korrik 2023, ka regjistruar shifrën rekord të 5 viteve të fundit, në krahasim me të njëjtat......