Europa Postuar më 9 Gusht 2023, 10:32

Konsumatorët presin inflacion më të ulët - Sondazhi i BQE për Eurozonën/ Ulje e standardeve të jetesës dhe kursimeve

Nga SCAN TV
Konsumatorët presin inflacion më të ulët - Sondazhi i BQE

Konsumatorët enë vendet e Eurozonës presin që inflacioni të vijojë të ngadalësohet në muajt dhe vitet e ardhshëm, por mbeten pesimistë për fuqinë e tyre blerëse dhe çmimet e banesave, tregoi një sondazh i Bankës Qendrore Europiane.

Anketa mujore e BQE-së për “Pritjet e Konsumatorit” arriti në përfundimin se rritja e pandërprerë e normave të interesit po fillonte dalëngadalë të kishte sukses në parandalimin e rritjes së inflacionit.

I anketuari mesatar në edicionin e qershorit të vrojtimit priste që inflacioni të ishte mesatarisht 3.4% gjatë 12 muajve të ardhshëm, nga 3.9% një muaj më parë dhe duke zgjeruar një rënie që filloi në fund të 2022. Konsumatorët gjithashtu ulën pritshmëritë e tyre për inflacionin në 2.3%, nga 2.5% në maj, duke u afruar më shumë me objektivin 2% të BQE-së.

Sondazhi tregoi gjithashtu se, konsumatorët vazhduan të prisnin që të ardhurat e tyre të rriteshin shumë më ngadalë, në 1.2%, sesa inflacioni dhe shpenzimet gjatë 12 muajve të ardhshëm, duke nënkuptuar një ulje të standardeve të jetesës dhe kursimeve.

I anketuari mesatar ishte gjithashtu po aq pesimist sa ka qenë në dy vitet e fundit për çmimet e banesave, të cilat ata prisnin të rriteshin me vetëm 2.1% gjatë vitit të ardhshëm.

Sondazhi tregoi gjithashtu se, perceptimet e familjeve për strehimin janë përkeqësuar ndjeshëm që nga mesi i vitit 2021, për shkak të pritjeve për norma më të larta të hipotekave dhe inflacionit, si dhe tkurrjes së ekonomisë.

Dorian Koça/SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 9 Gusht

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan blihet sot me 93.3 lekë dhe shitet me 94.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal duke regjistruar kështu një rënie të lehtë të......

Shqipëria 8 Gusht

Çfarë e krijoi krizën e ujësjellësve?

Një nga sektorët më jetikë për vendin por edhe me problematikën më të madhe është sektori i furnizimit me ujë dhe kanalizime. Ky sektor po përballet prej......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat