Klasifikimi ndërkombëtar i rritjes së pasagjerëve në rrugë ajrore – Shqipëria e para në listë!

Pas publikimit të klasifikimit ndërkombëtar të muajit mars për rritjen e numrit të pasagjerëve nga ajri krahasuar me numrat e vitit 2019 (para pandemisë), rezulton se rritja e Shqipërisë vazhdon me ritmet më të larta, ka bërë me dije Kryeministri Edi Rama.
“Dhe e para, ata që thonë se janë shqiptarët që i mbushin avionët jo turistët, nuk duhet të harrojnë se edhe sikur të jetë kështu, ky është një lajm fantastik, sepse do të thotë që kanë shumë më tepër dëshirë të vijnë në Shqipëri, ndërkohë edhe çmimet e biletave janë ulur ndjeshëm falë shtimit të linjave ajrore. Por nuk është tamam kështu, sepse shifrat e të huajve që vijnë në Shqipëri flasin vetë, siç flet rritja marramendëse e dhënies së apartamenteve me qera për të huajt apo kërkesave për hotele”, shkruan ai.
Rama shkruan gjithashtu se ardhja e turistëve kushton dhe fitimet nga shpenzimet e tyre i marrin shqiptarët që punojnë, prodhojnë, shesin, shërbejnë e me radhë, ndërkohë që pjesa e të ardhura për shtetin nga rritja e aktivitetit ekonomik, investohet për të rritur pagat e investimet.
“E fundit, kjo është arritje e Shqipërisë dhe gjithë këta që vijnë duke u shtuar i bëjnë jehonë pozitive vendit tonë, kur kthehen në vendet e tyre, prandaj kush s’e do qeverinë le ta shajë sa të dojë, po nuk ka pse të mos gëzohet për Shqipërinë kur e vërteta flet kaq qartë si në këtë rast”, përfundon ai.
SCAN
Sondazh

“Lulëzon” turizmi dentar në Shqipëri - Çmimet e ulëta tërheqin italianët. 50 mijë prej tyre vijnë për rregullimin e dhëmbëve
Nëse do të dëgjonit për turizmin dentar në Itali para disa vitesh, referencë ishte vetëm një vend, Kroacia. Ndërsa sot, destinacioni më popullor për trajtimin......

“Brenda majit hapet gara për aeroportin e Gjirokastrës” - Balluku: Së shpejti, Shqipëria do të ketë 4 porta hyrëse nga ajri
Shqipëria do të ketë 4 porta hyrëse nga ajri, deklaroi zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku. Ajo theksoi se......

DOSSIER/Programi më i madh i Investimeve në histori! Kompanitë që ndërtuan Bllokun e Ministrive, Portin e Durrësit e Pallatet Mbretërore
Nga Kreshnik KUÇAJ Pas shpalljes së Pavarësisë, Shqipëria do të vuante problematika serioze ekonomike e ndaj do të kishte diskutime të shumta lidhur me......

Elektrifikimi i hekurudhës kërkon 60 mln euro - Linja Vorë-Hani i Hotit, zbardhen detajet e planit të financimit
Teksa kosto totale për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit përllogaritet në 373 mln euro, rreth 60 mln euro e kësaj shume nevojitet për......

Aeroporti i Gjirokastrës, 1.2 km pistë aktualisht - Golemi: Zhvillim ekonomik dhe nxitje turizmit!
Hapja e garës ndërkombëtare për aeroportin e Gjirokastrës brenda këtij muaji është cilësuar lajmi më i mirë i vitit sipas kryetarit të bashkisë Gjirokastër......

E ardhmja është në shina! - Trena elektrikë në Shqipëri e Kosovë. Si vendet e Ballkanit po modernizojnë ndërlidhjen hekurudhore?!
Ndërtimi i një rrjeti hekurudhor modern, që lidh qytetet kryesore të rajonit të Ballkanit, është vendosur tashmë si një prioritet kryesor. Për të arritur këtë......

Çelet “Java e Evropës” në Shqipëri - Gonzato: Aktivitete të shumta nga Veriu, në Jug. Promovohet gjithëpërfshirja
Nën moton “Evropa është këtu”, Delegacioni i BE-së ka çelur sot Javën e Evropës 2024, me një sërë aktivitetesh që synojnë promovimin, kremtimin e......

Prilli mbyllet me optimizëm për ekonominë - Përkeqësohet vetëm ndërtimi për shkak të nivelit aktual të porosive
Treguesi i Ndjesisë Ekonomike për muajin prill të këtij viti ka regjistruar rritje me 6.6 pikë, çka tregon se besimi në ekonomi po përmirësohet gradualisht......