“Lulëzon” turizmi dentar në Shqipëri - Çmimet e ulëta tërheqin italianët. 50 mijë prej tyre vijnë për rregullimin e dhëmbëve

Nëse do të dëgjonit për turizmin dentar në Itali para disa vitesh, referencë ishte vetëm një vend, Kroacia. Ndërsa sot, destinacioni më popullor për trajtimin e problemeve të dhëmbëve për italianët është Shqipëria, ndjekur më pas nga Rumania dhe Turqia. Sipas autoriteteve italiane, mbi 200 mijë italianë udhëtojnë jashtë vendit për proteza dhe implante, 50 mijë prej të cilëve vijnë vetëm në Shqipëri. Por çfarë i tërheq aq shumë italianët?
Roland Zhuka, mjek stomatolog, tha për Televizionin Scan se italianët tërhiqen nga kostot e ulëta, madje disa herë më të ulëta se në Itali, por edhe nga shpejtësia e jashtëzakonshme e ndërhyrjeve.
“Italianët i tërheq binomi i çmimit që ata paguajnë te ne që krahasimisht me atë që duhet të paguajnë në Itali është 1/3, madje dhe 1/4 më pak, pra më lirë, por edhe cilësia. Përveç binomit cilësi dhe çmim, është edhe faktori kohë, sepse ata praktikisht për një shërbim dentar të tillë, pra për një rehabilitim total të gojës plot me implante në të dy nofullat, në vendin e tyre mund t'i shkojë mbi dy vite për ta realizuar, kurse te ne në një hark kohor prej tre muajsh është përfunduar.”
Shërbimet më të kërkuara nga italianët janë implantet, për arsye se është shërbimi që kushton më shtrenjtë në Itali. Gjatë qëndrimit të pacientëve italianë në Shqipëri, përveç ofrimit të shërbimit oral, shumë prej klinikave kryejnë edhe rezervimet e tyre në hotele, restorante, ose i drejtojnë për vizita në zonat kryesore turistike të Shqipërisë.
“Italianët drejtohen në klinikat dentare shqiptare kryesisht për implantet, sepse është një shërbim për të cilin kanë nevojë duke pasur mungesa të theksuara të dhëmbëve dhe sepse është një shërbim dentar kirurgjikal shumë i kushtueshëm në vendin e tyre. Kryesisht ne e ofrojmë si shërbim edhe hotelerinë, qoftë edhe pjesën e transportit nga aeroporti për në klinikë dentare, për arsye se ata janë të huaj në vendin tonë, nuk janë të orientuar dhe kjo i bën edhe më komod akoma. Realisht kanë mbetur të gjithë shumë të surprizuar nga ajo çfarë gjejnë në Shqipëri, nga bukuritë e vendit tonë.”
Referuar të dhënave zyrtare, të ardhurat e përgjithshme nga turizmi në vitin 2023 ishin 4.1 miliard euro. Këtë vit parashikohet që të vijnë rreth 14 milionë turistë, prandaj pritet që të ardhurat të jenë shumëfish më të larta. Ky sektor bën të mundur qarkullimin e miliona eurove çdo vit në Shqipëri dhe turizmi mjekësor, veçanërisht ai dentar, shihet si shumë i rëndësishëm në këtë aspekt.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

“Brenda majit hapet gara për aeroportin e Gjirokastrës” - Balluku: Së shpejti, Shqipëria do të ketë 4 porta hyrëse nga ajri
Shqipëria do të ketë 4 porta hyrëse nga ajri, deklaroi zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku. Ajo theksoi se......

DOSSIER/Programi më i madh i Investimeve në histori! Kompanitë që ndërtuan Bllokun e Ministrive, Portin e Durrësit e Pallatet Mbretërore
Nga Kreshnik KUÇAJ Pas shpalljes së Pavarësisë, Shqipëria do të vuante problematika serioze ekonomike e ndaj do të kishte diskutime të shumta lidhur me......

Elektrifikimi i hekurudhës kërkon 60 mln euro - Linja Vorë-Hani i Hotit, zbardhen detajet e planit të financimit
Teksa kosto totale për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit përllogaritet në 373 mln euro, rreth 60 mln euro e kësaj shume nevojitet për......

Aeroporti i Gjirokastrës, 1.2 km pistë aktualisht - Golemi: Zhvillim ekonomik dhe nxitje turizmit!
Hapja e garës ndërkombëtare për aeroportin e Gjirokastrës brenda këtij muaji është cilësuar lajmi më i mirë i vitit sipas kryetarit të bashkisë Gjirokastër......

E ardhmja është në shina! - Trena elektrikë në Shqipëri e Kosovë. Si vendet e Ballkanit po modernizojnë ndërlidhjen hekurudhore?!
Ndërtimi i një rrjeti hekurudhor modern, që lidh qytetet kryesore të rajonit të Ballkanit, është vendosur tashmë si një prioritet kryesor. Për të arritur këtë......

Çelet “Java e Evropës” në Shqipëri - Gonzato: Aktivitete të shumta nga Veriu, në Jug. Promovohet gjithëpërfshirja
Nën moton “Evropa është këtu”, Delegacioni i BE-së ka çelur sot Javën e Evropës 2024, me një sërë aktivitetesh që synojnë promovimin, kremtimin e......

Prilli mbyllet me optimizëm për ekonominë - Përkeqësohet vetëm ndërtimi për shkak të nivelit aktual të porosive
Treguesi i Ndjesisë Ekonomike për muajin prill të këtij viti ka regjistruar rritje me 6.6 pikë, çka tregon se besimi në ekonomi po përmirësohet gradualisht......

Sondazhi i EY: Ekonomia gjermane është goditur rëndë si pasojë e rënies së investimeve të huaja!
Investimet e huaja direkte (FDI) në Europë ranë me 4% vitin e kaluar, me Gjermaninë që pa një rënie të mprehtë prej 12% në projekte mes shqetësimeve për......