Karburantet dhe kafja, rekord importesh. Prekin nivelin më të lartë që prej 2012-ës gjatë marsit, bien cigaret

Shifrat zyrtare të tremujorit të parë të vitit nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë sa i përket importit të mallrave të akcizës sinjalizojnë një rekord të ri të importit të karburanteve në vendin tonë gjatë muajit mars, prej rreth 46 mijë tonelatash. Kjo shifër është më e larta që prej vitit 2012 kur edhe të dhënat janë publike. Në terma vjetorë, rritja fiksohet në masën 56.3%. Krahasuar me mesataren e 9 viteve të kaluara ndërkohë, rritja e importit të karburanteve gjatë marsit fiksohet në 43.3%, sinjalizojnë të dhënat zyrtare.
Një tjetër produkt akcize, kafja, ka prekur një rekord historik të 10 viteve të fundit, tregojnë shifrat. Importet e kafes gjatë marsit në vendin tonë kanë prekur shifrën e 862 tonëve, që është shifra më e lartë që prej vitit 2012, kur edhe të dhënat janë publike. Në terma vjetorë, rritja fiksohet në masën 27.5%, ndërkohë që krahasuar me mesataren e 9 viteve të kaluara, rritja është në masën 25.6%.
Nga krahu i kundërt ndërkohë, kemi importin e cigareve, pranë nivelit më të ulët që prej vitit 2015, në vetëm 200 tonë, Kjo shifër është 25.3% më e ulët, ndërkohë që krahasuar me mesataren e 9 viteve të fundit rezulton në një rënie prej 11.7%, sinjalizojnë shifrat zyrtare nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë sa i përket treguesve fiskal.
Sondazh

Azilkërkuesit gjatë vitit 2020, Shqipëria mes vendeve me nivelin më të ulët të statusit të mbrojtjes nga Bashkimi Europian
Zyra Europiane e Statistikave, Eurostat, bën të ditur përmes të dhënave më të fundit mbi statistikat rreth azilantëve se mbi 280.000 azilkërkuesve në vitin......

Rekord historik importi barnash. Vaksinat nxisin një rritje vjetore me 11 mln euro gjatë marsit
Muaji mars i vitit 2021 duket se është një moment interesant sa i takon Tregtisë së Jashtme të mallrave. Gjatë këtij muaji, sipas të dhënave të Institutit......

Pagesa e papunësisë, rekord historik! Shifrat e marsit, edhe pagesat e ndihmës ekonomike në nivelin më të lartë që prej 2005-ës
Treguesit analitik fiskal nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë tregojnë se pagesat nga buxhetit i shtetit për papunësinë gjatë tremujorit të parë të vitit......

Në Shqipëri, pjesëmarrja e femrave në votime, 44.3%, e meshkujve, 50.1%
Kuptimi i natyrës të pjesëmarrjes së votueseve femra në qendrat e votimit është i rëndësishëm për një shtet demokratik. Ka apo jo një hendek gjinor në......

Pandemia u sjell shqiptarëve më shumë lekë në "portofol". Pakësohen 200 lekëshat shtohen kartëmonedhat 5000 lekëshe
Banka e Shqipërisë ka publikuar së fundmi raportin vjetor për vitin 2020, i cili paraqet gjendjen ekonomike si dhe veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë. “Scan......

Pandemia pasuroi më shumë të pasurit. Depozitat mbi 2.5 mln lekë u rritën me 6.2%, ato nën 2.5 mln, me 4.5%
Në total, në sistemin tonë bankar janë të depozituara rreth 1.29 trilionë lekë, nga të cilat, rreth 1.22 trln lekë janë të sigurueshme. Të dhënat i referohen......

Janë vaksinuar 36% e +60 vjeçarëve. Norma ngjitet deri në 50% për grupmoshën mbi 65 vjeç
Deri ditën e Enjte, më 15 prill, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale raportonte për rreth 294,169 doza vaksinash të administruara në popullatë,......

Shqipëria ndër të parat në Europë me moshën mesatare më të re të grave që bëhen nëna për herë të parë
Nga publikimi më i fundit i Eurostat, shihet se mosha mesatare e grave në lindje në Europë po rritet nga viti në vit dhe në të njejtën kohë po rritet dhe mosha......