Pandemia pasuroi më shumë të pasurit. Depozitat mbi 2.5 mln lekë u rritën me 6.2%, ato nën 2.5 mln, me 4.5%

Në total, në sistemin tonë bankar janë të depozituara rreth 1.29 trilionë lekë, nga të cilat, rreth 1.22 trln lekë janë të sigurueshme. Të dhënat i referohen dhjetorit të vitit 2020. Prej kësaj shume, 1.03 trln lekë janë depozita të individëve, ndërkohë që pjesa tjetër, prej 196 mld lekësh, janë depozita të tregtarëve dhe shoqërive të kursim kreditit. Por si ndahen llogaritë depozituese të individëve, sipas shumës së depozituar? Shifrat zyrtare nga raporti vjetor i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2020 tregojnë se, depozitat mbi 2.5 mln lekë janë rritur me 6.2% gjatë 2020-ës, për të prekur nivelin e 585 mld lekëve, ndërsa ato nën 2.5 mln lekë janë rritur me një hap më të ngadaltë, prej 4.5%, për një total prej 445 mld lekësh. Kjo do të thotë se, më shumë se gjysma e parave të depozituara në bankë, ose 56.8% e totalit, në fakt janë të përqëndruara në vetëm 3.86% të llogarive. Llogaritë bankare me më shumë se 2.5 milionë lekë depozita janë rreth 101 mijë të tilla, ndërkohë që ato me më pak se 2.5 mln lekë janë rreth 2.51 milionë. Nga ana tjetër, sipas Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, nga kjo shifër, 920 mijë llogari kanë një vlerë të depozituar prej më pak se 100 lekësh.
Sondazh

Janë vaksinuar 36% e +60 vjeçarëve. Norma ngjitet deri në 50% për grupmoshën mbi 65 vjeç
Deri ditën e Enjte, më 15 prill, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale raportonte për rreth 294,169 doza vaksinash të administruara në popullatë,......

Shqipëria ndër të parat në Europë me moshën mesatare më të re të grave që bëhen nëna për herë të parë
Nga publikimi më i fundit i Eurostat, shihet se mosha mesatare e grave në lindje në Europë po rritet nga viti në vit dhe në të njejtën kohë po rritet dhe mosha......

Shqipëria, ndër vendet me peshën më të ulët të pensionistëve në Europë. Mbi 65-vjeçarët zënë vetëm 14.8% të totalit
Përqindja e popullsisë mbi 65 vjeç në vendin tonë po rritet nga viti në vit, megjithatë krahasuar me vendet e Europës pozicionimi i i vendit tonë duket mjaft......

“21 Dhjetori”, “M.Shyri”, “Kombinati”, lagjet me rritjen më të lartë të vdekjeve gjatë pandemisë, deri në 54%. “Lapraka”, “Ali Demi” dhe “Tirana e Re” në vend të fundit
Një ndër indikatorët më të rëndësishëm për të matur pandeminë, por sidomos për të matur impaktin e saj real në popullsi, është pikërisht ai i jetëve të......

Borxhi i jashtëm u rrit me 310 mln euro në 2020-ën! Rritja “financohet” vetëm nga qeveria, me tituj borxhi
Stoku i borxhit të jashtëm bruto i Shqipërisë ka prekur shifrën e 8.55 mld eurove gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar. Kjo shifër shënon një rënie......

Ihd, pranë nivelit më të ulët që prej 2017-ës. Në rënie me 13% gjatë 2020-ës, rritje e ndjeshme e flukseve drejt aktiviteteve financiare
Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se fluksi i investimeve të huaja direkte në vendin tonë gjatë vitit të kaluar, atë të pandemisë, ka qenë......

Depozitat rriten me 600 mln euro Arrijnë në 1.115 trilionë lekë, në rritje me 0.2% krahasuar me janarin
Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se, totali i depozitave në sektorin bankar në vendin tonë ka prekur shifrën e 1.11 trilionë lekëve, në......

Zgjerohet kreditimi gjatë shkurtit Rritje me 26% krahasuar me janari, në rënie në terma vjetorë
Huaja e re gjatë muajit shkurt ka prekur vlerën e 14.37 miliardë lekëve, tregojnë shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Krahasuar me muajin janar, kur......