Ihd, pranë nivelit më të ulët që prej 2017-ës. Në rënie me 13% gjatë 2020-ës, rritje e ndjeshme e flukseve drejt aktiviteteve financiare

Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se fluksi i investimeve të huaja direkte në vendin tonë gjatë vitit të kaluar, atë të pandemisë, ka qenë në rreth 933 milionë euro. Kjo shifër është më e ulta që prej vitit 2017, kur fikoshej pranë 900 milionë euro. Shifra ndër të tjera fiksohet në një rënie prej rreth 13% krahasuar me vitin paraardhës, sinjalizojnë shifrat zyrtare. Në vitin 2019, fluksi i investimeve të huaja direkte në vendin tonë fiksohej në rreth 1.07 miliardë euro.
Duke i parë flukset hyrëse të investimeve të huaja sipas sektorëve, vëmë re se energjia elektrike, gazi dhe furnizimi me ujë vijojnë të mbeten në vend të parë, me rreth 28% të totalit. Krahasuar me vitin paraardhës, pasha e këtij sektori në totalin e flukseve hyrëse është tkurrur me rreth 3 pikë përqindje. Në tkurrje të ndjeshme është edhe industria nxjerrëse, që duket se reflekton ecurinë mjaft të vështirë të sektorit përgjatë vitit të kaluar. Pasha e këtij sektori në totalin e flukseve hyrëse të investimeve të huaja në vendin tonë është tkurrur në rreth 14%, nga rreth 24% që ishte vitin paraardhës. Rënia është aq e thellë, sa ky sektor ëshët barazuar nga ai i aktiviteteve financiare dhe të sigurimit në “tortën” e investimeve të huaja sipas sektorëve.
“Aktivitetet financiare dhe të sigurimit” kanë rritur peshën e tyre në 14%, çka përkthehet në rreth 17 milionë euro më shumë se viti 2019, pra në rritje me rreth 15%. “Informacioni dhe komunikacioni” është sektori që regjistron rritjen më të madhe, prej rreth 248%, sinjalizojnë shifrat më të fundit, çka flet për një potencial të lartë zhvillimi të sektorit. Edhe “tregtia me shumicë e pakicë” ka pësuar një rritje më shumë se dyfish, ndërkohë që rënie të ndjeshme regjistron aktiviteti i pasurive të paluajtshme, ndërkohë që është një sektor me peshë të madhe në flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte. Rënia vjetore për sektorin fiksohet në rreth 30 milionë euro, ose rreth 25%.
Sa i përket fluksit hyrës të investimeve të huaja direkte sipas shteteve, Holanda vijon të jetë në vend të parë, paçka se ka pësuar një tkurrje të lehtë të peshës së saj, nga rreth 24% e totalit, në rreth 22% në 2020. Në rritje ndërkohë regjistrohen Italia dhe Turqia. Edhe Austria ka rritur ndjeshëm peshën e saj, ndërkohë që në rënie regjistrohet Franca.
Sondazh

Depozitat rriten me 600 mln euro Arrijnë në 1.115 trilionë lekë, në rritje me 0.2% krahasuar me janarin
Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se, totali i depozitave në sektorin bankar në vendin tonë ka prekur shifrën e 1.11 trilionë lekëve, në......

Zgjerohet kreditimi gjatë shkurtit Rritje me 26% krahasuar me janari, në rënie në terma vjetorë
Huaja e re gjatë muajit shkurt ka prekur vlerën e 14.37 miliardë lekëve, tregojnë shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Krahasuar me muajin janar, kur......

Kujdesi shëndetësor online, Shqipëria në fund të Europës. Eurostat publikon sondazhin
Eurostat ka publikuar së fundmi të dhënat për “Aktivitete në Internet” në lidhje me kujdesin shëndetësor. Këto të dhëna janë publikuar në formën e një ankete,......

Çfarë është “Albcontrol”? Kompani me MFE ortake të vetme. Del me humbje dhe paguan 10 mld euro në vit për personelin
“Albcontrol” është një shoqëri aksionere e themeluar në vitin 1998 me objektiv të vetëm “Sigurimin e avioneve në fluturim, asistencë, ndihmë, duke informuar në......

Tiranasit nuk martohen pa dasmë! Pandemia ul me 16% celebrimet në kryeqytet, “Selvia”, “Qyteti Studenti” dhe “Tirana e Re” me rënien më të madhe
Numri i martesave, për qarkun Tiranë, për vitin 2020 është ulur me 16.07% në krahasim me vitin 2019, që përkthyer në shifra absolute do të thotë 670 martesa më......

Kriza tkurr lehtë dërgesat e emigrantëve. Rënie me 4.3% në 2020-2n, por rekord i dekadës së fundit në T3 dhe T4
Shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se të ardhurat nga emigrantët gjatë vitit 2020, atë të pandemisë, prekën shifrën e 673 milionë eurove, nga......

Nje deputet shqiptar paguhet 5 herë më shumë se shqiptari mesatar
Gara e 25 prillit, nuk është vetëm një garë ideologjish, programesh, vizionesh, individësh, apo liderësh, pasi po ta "banalizonim" pak, mund ta konsideronim......

Bien sërish kreditë me probleme. Në 8.15% gjatë Marsit, 0.06 pikë përqindje nën nivelin e një viti më parë
Një ndër treguesit më të rëndësishëm të shëndetit financiar të sistemit bankar, ai i huave me probleme, vijon të përmirësohet. Të dhënat zyrtare nga Banka e......