Shqipëria Postuar më 22 Prill 2021, 10:06

Azilkërkuesit gjatë vitit 2020, Shqipëria mes vendeve me nivelin më të ulët të statusit të mbrojtjes nga Bashkimi Europian

Nga SCAN TV
Azilkërkuesit gjatë vitit 2020, Shqipëria mes vendeve me nivelin

Zyra Europiane e Statistikave, Eurostat, bën të ditur përmes të dhënave më të fundit mbi statistikat rreth azilantëve se mbi 280.000 azilkërkuesve në vitin 2020 u është dhënë mbrojtje nga një vend i Bashkimit Europian. Kjo shifër është në rënie me 5% krahasuar me vitin 2019. “Scan Intelligence Unit” ka përpunuar këto të dhëna sipas vendimeve pozitive që ka marrë Bashkimi Europian për të dhënë statusin e refugjatit dhe mbrojtjen humanitare bazuar në legjislacionin kombëtar. Mes njëzet vendeve kryesore që morën vendime të shkallës së parë në vitin 2020 shohim se Shqipëria është ndër vendet e fundit me nivelin më të ulët të njohjes me 5%. Shqipëtarët renditen të tretët nga fundi, ndërkohë që normën më të ulët të njohjes e kanë kolumbianët me 2%. Shtetësitë kryesore me nivelin më të lartë të njohjes janë shtetasit nga Venezuela me 95%, Sirianët me 85% dhe shtetasit nga Eritrea me 81%.

9 165 janë kërkesat totale nga aplikantët shqiptarë për azil nga ku sipas të dhënave 480 kërkesa janë pozitive dhe 8 685 janë refuzime.

Gjithashtu shqiptarët renditen në fund të listës me normën më të ulët të njohjes edhe mes njëzet vendeve kryesore që kanë marrë vendime të shkallës së fundit në apel, ndërkohë që në vend të parë më nivelin më të lartë të njohjes qëndrojnë Sirianët dhe Avganët.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat