Pandemia u sjell shqiptarëve më shumë lekë në "portofol". Pakësohen 200 lekëshat shtohen kartëmonedhat 5000 lekëshe

Banka e Shqipërisë ka publikuar së fundmi raportin vjetor për vitin 2020, i cili paraqet gjendjen ekonomike si dhe veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë. “Scan Intelligence Unit” ka marrë në përpunim të dhënat e këtij raporti të cilat lidhen me monedhat në qarkullim, emetimet, riciklimet si dhe mbrojtjen e kartëmonedhave nga falsifikimi. Në fund të vitit 2020, rezultuan rreth 156 milion copë kartëmonedha në qarkullim. Në krahasim me vitin 2019, numri i kartëmonedhave në qarkullim ishte 140 milion copë, duke u rritur kështu me rreth 16 milion copë ose 10.3%. Nëse do të flisinim në vlerë, gjatë vitin 2020, kartëmonedhat në qarkullim kanë patur një vlerë rreth 349.7 miliardë lekë krahasuar me rreth 297 miliardë lekë gjatë vitit 2019. Sipas raportit rritja e vlerës dhe numrit të kartëmonedhave në qarkullim ka qenë më e lartë se mesatarja vjetore e rritjes dhe kjo ka ardhur kryesisht për shkak të situatës së veçantë të krijuar nga pandemia. Vlera mesatare e një kartëmonedhe në qarkullim në fund të vitit 2020 arriti në 2,242 lekë kundrejt 2,126 lekë në fund të vitit 2019.
Struktura e parasë në qarkullim ka ndryshuar si pasojë e kartëmonedhave të serisë së re me elementet bashkëkohore dhe të sofistikuara të sigurisë. Siç tregohet dhe në grafikun më poshtë, krahasuar me vitin 2019 është rritur qarkullimi i kartëmonedhës së re. Qarkullimi i kartëmonedhës 200 lekë është rritur me 5% ndërkohë qarkullimi i kartëmonedhës së serisë se rë me vlerë 5000 është rritur me 6% gjatë vitit 2020. Kartëmonedha e cila mban vendin e parë në qarkullim është ajo me vlerë 2000 lekë e pasuar nga kartëmonedha me vlerë 5000 lekë gjatë vitit 2020.
Nëse do të flisnim për përshtatshmërinë e kartëmonedhave në qarkullim, sipas raportit, gjatë vitit 2020, janë përpunuar rreth 82 milion copë kartëmonedha. Norma e sortimit ishte 19.6%, kundrejt 20% në vitin 2019. Kartëmonedhat e papërshtatshme për qarkullim janë zëvendësuar rast pas rasti me kartëmonedha të reja të përshtatshme për qarkullim.
Seria së re e kartëmonedhave me elementet bashkëkohore dhe të sofistikuara të sigurisë synon të ulë fenomenin e falsifikimit të tyre, megithatë gjatë vitit 2020, konstatohet rritje e numrit të kartëmonedhave të falsifikuara në qarkullim. Nga pikëpamja strukturore, pjesën më të madhe të kartëmonedhave të falsifikuara e zënë prerjet 2000 Lekë dhe 1000 Lekë, të ndjekura nga prerja 5000 Lekë dhe 500 Lekë. Koeficienti i kartëmonedhave fallco për 1 milion copë nga viti 2013 deri në vitin 2020 tregon se viti i pandemisë ka koeficientin më të lartë i cili arrin në 8.4.
Sondazh

Pandemia pasuroi më shumë të pasurit. Depozitat mbi 2.5 mln lekë u rritën me 6.2%, ato nën 2.5 mln, me 4.5%
Në total, në sistemin tonë bankar janë të depozituara rreth 1.29 trilionë lekë, nga të cilat, rreth 1.22 trln lekë janë të sigurueshme. Të dhënat i referohen......

Janë vaksinuar 36% e +60 vjeçarëve. Norma ngjitet deri në 50% për grupmoshën mbi 65 vjeç
Deri ditën e Enjte, më 15 prill, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale raportonte për rreth 294,169 doza vaksinash të administruara në popullatë,......

Shqipëria ndër të parat në Europë me moshën mesatare më të re të grave që bëhen nëna për herë të parë
Nga publikimi më i fundit i Eurostat, shihet se mosha mesatare e grave në lindje në Europë po rritet nga viti në vit dhe në të njejtën kohë po rritet dhe mosha......

Shqipëria, ndër vendet me peshën më të ulët të pensionistëve në Europë. Mbi 65-vjeçarët zënë vetëm 14.8% të totalit
Përqindja e popullsisë mbi 65 vjeç në vendin tonë po rritet nga viti në vit, megjithatë krahasuar me vendet e Europës pozicionimi i i vendit tonë duket mjaft......

“21 Dhjetori”, “M.Shyri”, “Kombinati”, lagjet me rritjen më të lartë të vdekjeve gjatë pandemisë, deri në 54%. “Lapraka”, “Ali Demi” dhe “Tirana e Re” në vend të fundit
Një ndër indikatorët më të rëndësishëm për të matur pandeminë, por sidomos për të matur impaktin e saj real në popullsi, është pikërisht ai i jetëve të......

Borxhi i jashtëm u rrit me 310 mln euro në 2020-ën! Rritja “financohet” vetëm nga qeveria, me tituj borxhi
Stoku i borxhit të jashtëm bruto i Shqipërisë ka prekur shifrën e 8.55 mld eurove gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar. Kjo shifër shënon një rënie......

Ihd, pranë nivelit më të ulët që prej 2017-ës. Në rënie me 13% gjatë 2020-ës, rritje e ndjeshme e flukseve drejt aktiviteteve financiare
Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se fluksi i investimeve të huaja direkte në vendin tonë gjatë vitit të kaluar, atë të pandemisë, ka qenë......

Depozitat rriten me 600 mln euro Arrijnë në 1.115 trilionë lekë, në rritje me 0.2% krahasuar me janarin
Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se, totali i depozitave në sektorin bankar në vendin tonë ka prekur shifrën e 1.11 trilionë lekëve, në......