Kaos në tregun e kriptomonedhave - “Hakohet” llogaria e SEC, postohet lajmi se ETF-të janë miratuar

Tregu i kriptomonedhave është përfshirë nga kaosi për pak orë, për shkak të një postimi të rremë në llogarinë e “X” të Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve të SHBA, ku thuhej se janë miratuar ETF-të e para. Por, më vonë Komisioni e fshiu postimin dhe tha se ende nuk është bërë asnjë miratim.
Bitcoin është kthyer në rënie në sesionin e sotëm europian, ndërsa të martën tregu u përfshi nga kaosi, pas një postimi të rremë në mediat sociale nga llogaria në “X” e Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve të SHBA, që deklaronte se agjencia kishte miratuar fondet e tregtuara në shkëmbim në bitcoin. Por, më vonë Komisioni i Letrave me Vlerë e fshiu postimin dhe tha se dikush hyri në llogarinë e tij në rrjetin social “X” dhe postoi mesazhin e rremë. Komisioni shtoi se ende nuk ka miratuar asnjë fond ETF në bitcoin.
Fillimisht, kriptomonedha më e madhe në botë u rrit në nivelin më të lartë në 21 muajt e fundit, prej 47,901 dollarë, niveli më i lartë që nga marsi i vitit 2022, por më pas ra në 44,800 dollarë, brenda pak minutash.
Megjithatë, tregu është optimist se shumë shpejt Komisioni i Letrave me Vlerë do të miratojë fondet ETF në bitcoin. Sipas analistëve, kjo ngjarje “bumerang” me volum të lartë ndoshta i trembi njerëzit, por reagimi fillestar i tregut është inkurajues duke supozuar se miratimi do të ndodhë.
Që nga dita e hënë, investitorët kanë qenë në pritje të një përditësimi nga autoriteti amerikan i letrave me vlerë, me disa që shpresonin se vendimi do të vinte më herët. E mërkura shënon afatin përfundimtar për Komisionin, që të miratojë ose të refuzojë aplikacionin Ark 21Shares të Ark Invest.
Besohet gjerësisht se agjencia do të miratojë disa aplikacione në të njëjtën kohë. Në tre muajt e fundit, bitcoin është rritur me rreth 60%, kryesisht si rezultat i spekulimeve për miratimin e ETF-ve. Për më tepër, investitorët kanë pasur fitime të larta të parealizuara, një trend që historikisht i paraprin korrigjimeve të çmimeve.
Lidion Kulla / SCAN
Sondazh

Nafta Brent ngjitet pranë 77 USD - Rezervat në SHBA ranë me 5.2 mln fuçi, gjatë javës së kaluar
Nafta po tregtohet e qëndrueshme pranë 77 dollarëve për fuçi në sesionin e sotëm, për shkak të rënies së rezervave të naftës në SHBA, gjatë javës së kaluar.......

Tregu i brendshëm valutor gjen stabilitet - Edhe në tregjet ndërkombëtare, euro e qëndrueshme pranë 1.095 USD
Tregu i brendshëm valutor duket se ka gjetur një stabilitet, pas forcimit të monedhave kryesore ndërkombëtare, për 5 sesione me radhë. Edhe në tregjet......

Papunësia globale pritet të rritet këtë vit, pavarësisht rënies në vitin 2023!
Shkalla e papunësisë dhe hendekut të vendeve të punës janë ulur nën nivelet para pandemisë, sipas një raporti të ri nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO).......

Partneri më i madh i asistencës financiare për Shqipërinë – BE jep 250 milionë euro për programet kombëtare në vendin tone gjatë 2 viteve të fundit
Bashkimi Europian, gjatë dy viteve të fundit ka dhënë më shumë se 250 milionë euro financime, si pjesë e fondeve të para-anëtarësimit për programet kombëtare......

Kreditë me probleme zbresin në 5.07% - Fundi i vitit përmirëson cilësinë e portofolit të huave, rritje e treguesve kyç
Ndërsa vlerat e larta të inflacionit dhe normave të interesit, shtuan rrezikun e rritjes së kredive me probleme, këto të fundit jo vetëm nuk shënuar rritje,......

Jo më subvencione për naftën e fermerëve! – Cilat janë masat e reja të qeverisë gjermane?
Qeveria gjermane ka arritur një marrëveshje për masat shtrënguese shtesë për të reduktuar barrën mbi buxhetin federal për vitin 2024. Projektligji për......

Gjermania ofron mijëra euro bonus për punonjësit e rinj e kualifikuar!
Në Gjermani në shumë industri, kompani, spitale, fabrika etj., ka kërkesë për personel të kualifikuar. Ata që përzgjidhen marrin jo vetëm një punë, por edhe......

Qytet i vogël nën detin Adriatik, gjithçka është gati! - Sistem i ri kabllor lidh vendet e Ballkanit me Mesdheun Qendror
“GreenMed” do të krijojë një korridor të infrastrukturës optike, duke inkurajuar lidhjen në të gjithë Europën Qendrore, Ballkanin dhe vendet e Mesdheut Qendror......