Nafta Brent ngjitet pranë 77 USD - Rezervat në SHBA ranë me 5.2 mln fuçi, gjatë javës së kaluar

Nafta po tregtohet e qëndrueshme pranë 77 dollarëve për fuçi në sesionin e sotëm, për shkak të rënies së rezervave të naftës në SHBA, gjatë javës së kaluar. Megjithatë, çmimet po gjejnë një mbështetje nga tensionet në Lindjen e Mesme.
Nafta po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë, pasi të dhënat e industrisë në SHBA treguan se rezervat e naftës bruto ranë më shumë se parashikimet gjatë javës së kaluar.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 77.5 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 72.3 dollarë për fuçi. Të dyja kontratat u rritën me 2% në sesionin e kaluar, për shkak të krizë në Lindjen e Mesme dhe shkurtimeve të furnizimit nga Libia.
Fokusi i tregjeve vijon të jetë i përqendruar te balancimi i tregut mes kërkesës dhe ofertës. Rezervat e naftës bruto në SHBA ranë me 5.2 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 5 janar, referuar të dhënave të publikuara nga Instituti Amerikan i Naftës. Analistët parashikonin një rritje të rezervave me 500 mijë fuçi.
Megjithatë, analistët po presin të dhënat zyrtare që do të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme nga Adminstrata për Informimin mbi Energjinë. Në kahun e ofertës, prodhimi i naftës bruto në SHBA pritet të arrijë nivele rekord, gjatë dy viteve të ardhshme, por do të rritet me një ritëm më të ngadaltë, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë.
Në Lindjen e Mesme, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i kërkoi Izraelit të bënte “zgjedhje të vështira” për të normalizuar marrëdhëniet me fqinjët e tij, një thirrje e re për të zbutur rrugën drejt krijimit të një shteti palestinez. Investitorët po vëzhgojnë të dhënat për të përcaktuar se kur Rezerva Federale mund të fillojë të ulë normat e interesit.
Lidion Kulla / SCAN
Sondazh

Tregu i brendshëm valutor gjen stabilitet - Edhe në tregjet ndërkombëtare, euro e qëndrueshme pranë 1.095 USD
Tregu i brendshëm valutor duket se ka gjetur një stabilitet, pas forcimit të monedhave kryesore ndërkombëtare, për 5 sesione me radhë. Edhe në tregjet......

Papunësia globale pritet të rritet këtë vit, pavarësisht rënies në vitin 2023!
Shkalla e papunësisë dhe hendekut të vendeve të punës janë ulur nën nivelet para pandemisë, sipas një raporti të ri nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO).......

Partneri më i madh i asistencës financiare për Shqipërinë – BE jep 250 milionë euro për programet kombëtare në vendin tone gjatë 2 viteve të fundit
Bashkimi Europian, gjatë dy viteve të fundit ka dhënë më shumë se 250 milionë euro financime, si pjesë e fondeve të para-anëtarësimit për programet kombëtare......

Kreditë me probleme zbresin në 5.07% - Fundi i vitit përmirëson cilësinë e portofolit të huave, rritje e treguesve kyç
Ndërsa vlerat e larta të inflacionit dhe normave të interesit, shtuan rrezikun e rritjes së kredive me probleme, këto të fundit jo vetëm nuk shënuar rritje,......

Jo më subvencione për naftën e fermerëve! – Cilat janë masat e reja të qeverisë gjermane?
Qeveria gjermane ka arritur një marrëveshje për masat shtrënguese shtesë për të reduktuar barrën mbi buxhetin federal për vitin 2024. Projektligji për......

Gjermania ofron mijëra euro bonus për punonjësit e rinj e kualifikuar!
Në Gjermani në shumë industri, kompani, spitale, fabrika etj., ka kërkesë për personel të kualifikuar. Ata që përzgjidhen marrin jo vetëm një punë, por edhe......

Qytet i vogël nën detin Adriatik, gjithçka është gati! - Sistem i ri kabllor lidh vendet e Ballkanit me Mesdheun Qendror
“GreenMed” do të krijojë një korridor të infrastrukturës optike, duke inkurajuar lidhjen në të gjithë Europën Qendrore, Ballkanin dhe vendet e Mesdheut Qendror......

Greqia rrit taksën turistike - Qeveria pret të ardhura prej 600 milionë euro
Nëse planifikoni të vizitoni Greqinë këtë vit, përgatituni të paguani. Për të përfituar nga ajo që pritet të ketë hyrje rekord turistësh këtë vit dhe për të......