Kreditë me probleme zbresin në 5.07% - Fundi i vitit përmirëson cilësinë e portofolit të huave, rritje e treguesve kyç
Ndërsa vlerat e larta të inflacionit dhe normave të interesit, shtuan rrezikun e rritjes së kredive me probleme, këto të fundit jo vetëm nuk shënuar rritje, por shfaqën tendencë rënëse në fund të vitit që sapo lamë pas. Pas një rritje të lehtë në muajin gusht, ato kanë shënuar rënie gjatë muajve të vjeshtës e theksuar më tej në fund të vitit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, totali i huave me probleme në sistemin bankar ra nga 5.24% në shtator, në 5.12% në fund të tetorit, për ta mbyllur nëntorin në vlerën 5.07%.
Për t’u theksuar është se në nëntor Banka e Shqipërisë vendosi të ndërmarrë rritjen e radhës së normës bazë të interesit në nivelin rekord prej 3.25%, pikërisht për t’i paraprirë riskut të shtimit të huave me probleme në sistemin bankar. Nëntori dhe dhjetori sollën shtim të kujdesit të sistemit bankar në miratimin e kredive të reja, megjithatë pa frenuar ndjeshëm dhënien e tyre.
Vlerësohet se një efekt pozitiv në pakësimin e kredive me probleme ka dhënë zhvendosja e huave nga monedha e përbashkët evropiane, drejt monedhës tonë kombëtare.
Kreditë me probleme gjithsesi mbetën në nivele të reduktuara përgjatë gjithë vitit të shkuar duke prekur vlerën më të lartë prej 5.30% në muajin gusht. Ato rezultojnë në fund të nëntorit në thuajse të njëjtin nivel të një viti më parë. Në nëntor të vitit 2022, kreditë me probleme zinin 5.05% të totalit, me ndryshim të papërfillshëm nga vlera aktuale prej 5.07%.
Ndërkohë që në përmirësim kanë rezultuar në muajt e fundit të vitit të shkuar edhe tregues të tjerë të cilësisë së kredisë. Treguesi i huave me probleme neto nga provigjonet ndaj kapitalit rregullator, ra në 5.96% në nëntor, nga 6.12% një muaj më parë. Ky tregues kishte qëndruar mbi vlerën 7% përgjatë gjithë vitit të shkuar, duke arritur vlerën më të lartë në shkurt 7.64%.
Sa i përket treguesit tjetër, Huatë me probleme neto nga provigjonet ndaj kapitalit aksioner, ai e mbylli nëntorin e vitit 2023 në vlerën 5.07%, nga 5.12% në tetor. Ky tregues kishte arritur vlerën më të lartë në muajin gusht, në nivelin 5.30%.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Jo më subvencione për naftën e fermerëve! – Cilat janë masat e reja të qeverisë gjermane?
Qeveria gjermane ka arritur një marrëveshje për masat shtrënguese shtesë për të reduktuar barrën mbi buxhetin federal për vitin 2024. Projektligji për......

Gjermania ofron mijëra euro bonus për punonjësit e rinj e kualifikuar!
Në Gjermani në shumë industri, kompani, spitale, fabrika etj., ka kërkesë për personel të kualifikuar. Ata që përzgjidhen marrin jo vetëm një punë, por edhe......

Qytet i vogël nën detin Adriatik, gjithçka është gati! - Sistem i ri kabllor lidh vendet e Ballkanit me Mesdheun Qendror
“GreenMed” do të krijojë një korridor të infrastrukturës optike, duke inkurajuar lidhjen në të gjithë Europën Qendrore, Ballkanin dhe vendet e Mesdheut Qendror......

Greqia rrit taksën turistike - Qeveria pret të ardhura prej 600 milionë euro
Nëse planifikoni të vizitoni Greqinë këtë vit, përgatituni të paguani. Për të përfituar nga ajo që pritet të ketë hyrje rekord turistësh këtë vit dhe për të......

“Ekonomia globale, në gjendjen më të keqe” - Banka Botërore: Situata më serioze në 30 vitet e fundit
Ekonomia globale është në rrugën e duhur për të regjistruar gjysmë dekadën e saj më të keqe të rritjes në 30 vjet, sipas Bankës Botërore. Rritja globale......

Projekti më i madh i minierave nis në Afrikë - Depozita të mineralit të hekurit me cilësi të lartë në zonën e Guinesë
Projekti më i madh i minierave në botë po fillon në një zonë të largët të Afrikës, pas 27 vitesh vonesa për shkak të grushteve të shtetit, skandaleve dhe......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan blihet sot me 94.8 lekë dhe shitet me 95.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane blihet sot me 103.6 lekë dhe shitet me......

Bitcoin, në nivelin më të lartë në 21 muaj - Ngjitet pranë 47,000 USD, pritet miratimi i ETF-ve në SHBA
Bitcoin po qëndron pranë nivelit më të lartë në 21 muajt e fundit, për shkak të optimizmit se këtë javë autoritetet në SHBA do të miratojnë Fondet e Tregtuara......