Bota Postuar më 10 Janar 2024, 10:47

“Ekonomia globale, në gjendjen më të keqe” - Banka Botërore: Situata më serioze në 30 vitet e fundit

Nga SCAN TV
“Ekonomia globale, në gjendjen më të keqe” - Banka

Ekonomia globale është në rrugën e duhur për të regjistruar gjysmë dekadën e saj më të keqe të rritjes në 30 vjet, sipas Bankës Botërore. Rritja globale parashikohet të ngadalësohet për të tretin vit radhazi në vitin 2024, duke u ulur në 2.4% nga 2.6% në 2023-shin, theksoi organizata në raportin e saj të fundit “Global Economic Prospects”.

Rritja pritet të jetë më pak se 2.7% në 2025-ën, megjithëse përshpejtimi gjatë periudhës pesëvjeçare do të mbetet pothuajse tre të katërtat e një pikë përqindje nën normën mesatare të viteve 2010. Pavarësisht se ekonomia globale tregohet elastike përballë rreziqeve të recesionit në vitin 2023, rritja e tensioneve gjeopolitike do të paraqesë sfida të reja afatshkurtër, duke i lënë shumicën e ekonomive të vendosura të rriten më ngadalë në 2024-ën dhe 2025-ën në krahasim me dekadën e mëparshme.

Në raport, Banka Botërore përqendrohet tek konfliktet aktuale në Europën Lindore, pushtimi rus në Ukrainë dhe lufta në Lindjen e Mesme. Përshkallëzimi i këtyre konflikteve mund të ketë implikime të rëndësishme për çmimet e energjisë që mund të kenë ndikime në inflacion si dhe në rritjen ekonomike.

Banka paralajmëroi se pa një ‘korrigjim të madh të kursit’ dhe vitet 2020 do të cilësohen si ‘një dekadë mundësish të humbura’. Në baza rajonale, rritja këtë vit pritet të dobësohet më së shumti në Amerikën e Veriut, Europë dhe Azinë Qendrore dhe Azi-Paqësor, kryesisht për shkak të zgjerimit më të ngadaltë në Kinë. Një përmirësim i lehtë parashikohet për Amerikën Latine dhe Karaibe.

Megjithatë, ekonomitë në zhvillim do të jenë më të goditurat në një bazë afatmesme, pasi tregtia e ngadaltë globale dhe kushtet e shtrënguara financiare peshojnë shumë mbi rritjen. Ekonomitë në zhvillim tani pritet të rriten me vetëm 3.9% në vitin 2024, më shumë se 1 pikë përqindje nën mesataren e dekadës së mëparshme. Deri në fund të vitit, njerëzit në rreth 1 në çdo 4 vende në zhvillim dhe rreth 40% e vendeve me të ardhura të ulëta do të jenë dhe më të varfër se sa ishin në prag të pandemisë Covid-19 në 2019-ën.

Banka theksoi se të dhënat treguan se bota po dështon në qëllimin e saj për ta bërë vitin 2020 një ‘dekadë transformuese’ në trajtimin e varfërisë ekstreme, sëmundjeve të rënda ngjitëse dhe ndryshimeve klimatike. Megjithatë, shtohet se kishte një mundësi për të kthyer tendencën nëse qeveritë veprojnë shpejt për të rritur investimet dhe për të forcuar kornizat e politikave fiskale.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 10 Janar

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan blihet sot me 94.8 lekë dhe shitet me 95.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane blihet sot me 103.6 lekë dhe shitet me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat