Makinat, shëndeti, zjarret. Çfarë dëmesh u paguan në 2023? - Si u nda vitin e shkuar totali prej 60 milionë euro dëmshpërblime të paguara nga kompanitë
Kompanitë e sigurimeve kanë paguar një total prej rreth 60 milionë euro dëmshpërblime për të mbuluar dëmet e klientëve të tyre, shifër që edhe për këtë vit dominohet tërësisht nga segmenti i automjeteve.
Scan Televizion ka zbardhur të dhënat zyrtare të tregut të sigurimeve për 11 muajt e vitit që sapo lamë pas, ku bie në sy një rënie shumë e fortë e sigurimit të aksidenteve. Nga 81,4 milionë lekë në 2022, ato kanë rënë me plot 44%, për të mbyllur 11 muajt e vitit 2023 në vlerën 44,3 milionë lekë. Dëmshpërblimet e paguara në portofolet e sigurimit të mallrave në transport si dhe ato nga zjarri kanë shënuar rënë të fortë në 2023, me përkatësisht 63.19% dhe 50.54%.
Ndërkohë që të para në total, për vitin 2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 6,3 miliardë lekë, ose 3.22% më shumë se në muajin janar-nëntor 2022. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 4,386 milionë lekë, afërisht 40 milionë euro apo 69.21% të totalit të dëmeve të paguara bruto.
Më specifikisht, sa i përket segmentit të jo-jetës, 53% e totalit të dëmeve i përket produktit MTPL e brendëshme me 3 miliardë lekë. Sigurimi i mjeteve tokësore renditet në vend të dytë sa i përket pjesës ndaj totali, duke zënë 13.4% të tij, me 775 milionë lekë.
Megjithëse dëmet e paguara në portofolin e sigurimeve nga zjarri dhe fatkeqëistë natyrore janë përgjysmuar në raport me një vit më parë, ai është përgjegjës për 8.68% të totalit. Në thuajse në të njëjtin nivel, ose 8.54% paraqitet totali i dëmeve të paguara nga kompanitë për sigurimin e sëmundjeve, i ndjekur nga kartoni jeshil. Dëmet e paguara në këtë portofol zëne 8.52% të totalit, me 493 milionë lekë të paguara përgjatë 11 muajve të vitit që sapo lamë pas.
Sigurimi i garancive është zëri tjetër me njëfarë peshe në totalin e dëmshpërblimeve me 1.6%, ndërkohë që në vlera shumë të ulëta janë portofolet e tjerë, sigurimi i përgjegjësive, i aksidenteve apo i mallrave në transport. Shumë më modeste janë dëmet e paguara në segmentin e jetës, të cilat megjithëse në rritje me 10% krahasuar me një vit më parë, nuk e kalojnë totalin e 1.6 miliardë lekëve, apo afërisht 16 milionë eurove.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

A do të rriten çmimet për produktet e bulmetit? - Kreu i Unionit Agroushqimor, Kristuli: Ja vështirësitë me të cilat hasen fermerët
Kreu i Unionit Agroushqimor Theodhori Kristuli tregon vështirësitë me të cilat përballen sot fermerët. Në një intervistë dhënë për emisionin “Box to Box” ai......

Trenat, “favore” për udhëtarët - Nga kompensimi në rast vonesash, apo anulimesh, te bagazhet dhe rritja e aksesit
Teksa disa projekte hekurudhore avancuan gjatë vitit 2023, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hartuar udhëzimin që synon inkurajimin e udhëtarëve për......

Ullishtet dhe vreshtat dalin në “treg” - Rreth 1 mijë parcela jepen me qira. Shkak mungesa e fuqisë punëtore
Pavarësisht se ulliri dhe vreshtaria janë dy kultivarë që nuk kanë nevojë për shumë shërbim, duket se mungesa e fuqisë punëtore, emigrimi dhe lënia e tyre në......

2023 ishte viti më i nxehtë i regjistruar në të paktën 100,000 vitet e fundit!
2023 ishte një vit piketash të zymta klimatike për qëndrueshmërinë e jetës në Tokë. Ai pa një mot rekord duke përfshirë muajin më të nxehtë ndonjëherë dhe......

Tuneli i Llogarasë, Unaza e Madhe Tiranës – Cilat janë projektet e tjera infrastrukturore që përfundojnë në 2024?
Ministrja e Infrastrukturës dhe energjisë, njëherësh dhe zv. Kryeministre, Belinda Balluku, ka publikuar sot listën e plotë të projekteve që do të përfundojnë......

Franca emëron kryeministrin e saj të ri – Kush është Gabriel Attal?
Presidenti francez Emmanuel Macron ka emëruar të martën 34-vjeçarin Gabriel Attal si kryeministër të ri të Francës. Attal bëhet kryeministri më i ri dhe i......

A do të mbeten tarifat e fluturimit të larta edhe në vitin 2024? Ja çfarë thonë ekspertët!
Ngjitja dramatike e industrisë ajrore nga thellësitë e pandemisë mund të përfundojë së shpejti. Një rishikim i raporteve të shumta tregon stabilizim në disa......

Raporti/ 250 miliardë dollarë dëme nga stuhitë dhe tërmetet vdekjeprurëse gjatë vitit 2023!
Stuhitë shkatërruese në Amerikën e Veriut dhe Europë dhe një seri tërmetesh shkatërruese vitin e kaluar i kushtuan botës rreth 250 miliardë dollarë dëme, sipas......