Ullishtet dhe vreshtat dalin në “treg” - Rreth 1 mijë parcela jepen me qira. Shkak mungesa e fuqisë punëtore
Pavarësisht se ulliri dhe vreshtaria janë dy kultivarë që nuk kanë nevojë për shumë shërbim, duket se mungesa e fuqisë punëtore, emigrimi dhe lënia e tyre në dorë të të moshuarve, ka bërë që një pjesë e mirë e parcelave të dalin në tregun e qirave. Referuar portalit të fermerit, ku janë të listuara tokat bujqësore që jepen me qira në të gjithë vendin, duket se një peshë të konsiderueshme zënë ullishtet dhe vreshtaria, pavarësisht se të dyja sjellin fitime të konsiderueshme për fermerët.
Konkretisht, në total janë 4385 parcela të listuara për qira, pjesën më të madhe e zënë tokat arë, rreth 2768 parcela duke qenë se për arsye të ndryshme, ku përfshihet emigrimi, janë lënë djerre dhe dhënia me qira u jep mundësi për të krijuar të ardhura fermerëve kudo që ndodhen.
Ndërkohë që numërohen 648 parcela me pemëtore, 557 parcela me vreshta dhe 412 ullishte me sipërfaqe të ndryshme të cilat janë në tregun e qiradhënies. Sa i takon ullishteve, shumica prej tyre gjenden në Berat, Fushë-Krujë, Durrës, Kuçovë, Përmet dhe Vlorë. Ndërsa pjesa më e madhe e vreshtave gjenden në Berat, Kurbin, Lezhë, Përmet dhe Vlorë.
Së fundmi, ulliri është konsideruar si një ndër kultivarët më me përftim për fermerët, duke qenë se kërkesa është orientuar drejt prodhimit vendas të vajit të ullirit dhe po ashtu, bumi turistik ka bërë që kjo kërkesë të jetë më e lartë. Nga ana tjetër janë hapur dyert edhe për eksport, kryesisht me Italinë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

2023 ishte viti më i nxehtë i regjistruar në të paktën 100,000 vitet e fundit!
2023 ishte një vit piketash të zymta klimatike për qëndrueshmërinë e jetës në Tokë. Ai pa një mot rekord duke përfshirë muajin më të nxehtë ndonjëherë dhe......

Tuneli i Llogarasë, Unaza e Madhe Tiranës – Cilat janë projektet e tjera infrastrukturore që përfundojnë në 2024?
Ministrja e Infrastrukturës dhe energjisë, njëherësh dhe zv. Kryeministre, Belinda Balluku, ka publikuar sot listën e plotë të projekteve që do të përfundojnë......

Franca emëron kryeministrin e saj të ri – Kush është Gabriel Attal?
Presidenti francez Emmanuel Macron ka emëruar të martën 34-vjeçarin Gabriel Attal si kryeministër të ri të Francës. Attal bëhet kryeministri më i ri dhe i......

A do të mbeten tarifat e fluturimit të larta edhe në vitin 2024? Ja çfarë thonë ekspertët!
Ngjitja dramatike e industrisë ajrore nga thellësitë e pandemisë mund të përfundojë së shpejti. Një rishikim i raporteve të shumta tregon stabilizim në disa......

Raporti/ 250 miliardë dollarë dëme nga stuhitë dhe tërmetet vdekjeprurëse gjatë vitit 2023!
Stuhitë shkatërruese në Amerikën e Veriut dhe Europë dhe një seri tërmetesh shkatërruese vitin e kaluar i kushtuan botës rreth 250 miliardë dollarë dëme, sipas......

2023, vit surprizues për turizmin - Rama: 10.1 milionë vizitorë shijuan Shqipërinë
Pritshmëritë e turizmit për 2023 kaluan, duke thyer një rekord shifrash për turistët të cilët kanë vizituar Shqipërinë. Kryeministri Edi Rama përmes një......

“Të rriten tenderët e gjelbër” - APP: Autoritetet të përdorin kritere mjedisore dhe sociale. Prioritet jo çmimi i ulët
Draft Strategjia Kombëtare për Prokurimin Publik 2024 -2030 synon rritjen e prokurimeve të gjelbra. Sipas dokumentit të nxjerrë për konsultim publik,......

Familjet me arsim 8-9 vjeçar rrisin konsumin - Rreth 14% më shumë në vitin 2022, ato me arsim të mesëm dhe të lartë konsumuan më pak
Niveli i arsimimit konsiderohet si një ndër faktorët kyç të zhvillimit të mirëqenies qoftë në aspektin individual apo edhe atë familjar. Sipas të dhënave të......