Bota Postuar më 9 Janar 2024, 15:47

Bitcoin, në nivelin më të lartë në 21 muaj - Ngjitet pranë 47,000 USD, pritet miratimi i ETF-ve në SHBA

Nga SCAN TV
Bitcoin, në nivelin më të lartë në 21 muaj - Ngjitet

Bitcoin po qëndron pranë nivelit më të lartë në 21 muajt e fundit, për shkak të optimizmit se këtë javë autoritetet në SHBA do të miratojnë Fondet e Tregtuara në Shkëmbim (ETF). Të hënën kriptomonedha më e madhe në botë u rrit me rreth 6%, duke prekur nivelin e 47,000 dollarëve, ndërsa në sesionin e sotëm ka rënë lehtë dhe po tregtohet në rreth 46,500 dollarë.

BlackRock, Grayscale dhe kompani të tjera që pritet të emetojnë fondet në btcoin dërguan përditësimet përfundimtare pranë Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve në SHBA, duke përfshirë edhe tarifat, që rritën besimin e investitorëve se një miratim ka shumë gjasa të ndodhë këtë javë. Hera e fundit që bitcoin u tregtua në 47,000 dollarë ishte prilli i vitit 2022.

Komisioni i Letrave me Vlerë në SHBA po i afrohet afatit të parë për të miratuar ose refuzuar një nga aplikimet për ETF në bitcoin, që është bërë nga Ark 21Shares. Pritet gjerësisht se agjencia do të miratojë disa aplikime njëkohësisht.

Ky do të ishte një vendim historik për industrinë e kriptomonedhave, që ka rrënjë anti-establishment, por ka demonstruar vlerën e bitcoin dhe ethereum në pjesën më të madhe të botës investuese institucionale. Fidelity, Invesco, VanEck, WisdomTree dhe Franklin Templeton janë ndër firmat që konkurrojnë për të startuar një ETF në bitcoin, së bashku me BlackRock.

Për këtë arsye, analistët mendojnë se gara do të jetë e ashpër përsa i përket tarifave, pasi të gjitha kompanitë ofrojnë të njëjtin produkt, dhe lufta do të fokusohet te çmimet. Optimizmi rreth bitcoin ndihmoi edhe ethereum që të rritet me mbi 4%, pasi disa prej këtyre kompanive kanë paraqitur edhe aplikacione për të lançuar një ETF në ethereum.

Shumë investitorë thonë se efektet fillestare të një miratimi janë mbivlerësuar, por megjithatë, vetë ngjarja do të krijonte shtigje të reja për flukset e parave në bitcoin, nga institucionet tradicionale financiare.

Lidion Kulla / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat