Gjermania ofron mijëra euro bonus për punonjësit e rinj e kualifikuar!

Në Gjermani në shumë industri, kompani, spitale, fabrika etj., ka kërkesë për personel të kualifikuar. Ata që përzgjidhen marrin jo vetëm një punë, por edhe një bonus solid prej për shembull 2000 euro për një pozicion në laboratorin e kateterëve kardiak.
Ideja që qëndron pas: bërja e vendit të punës sa më tërheqës. Shumë kompani gjermane, po luftojnë për të tërhequr punonjës të dëshirueshëm - dhe jo vetëm në industrinë e kujdesit shëndetësor. Nga teknikët e automekatronikës deri tek montuesit e kuzhinës, punëdhënësit përpiqen të tërheqin duke premtuar bonuse nga 300 deri në 4000 euro.
Një analizë e platformës së punësimit Indeed tregon se bonuse për ndryshimet e vendeve të punës janë rritur ndjeshëm. Në vitin 2019, nga një milion konkurse pune në këtë platformë, në 3.050 prej tyre janë premtuar edhe pagesa shtesë për të pranuar një vend pune. Ndërsa në vitin 2023, kishte 7.129 konkurse të tilla pune, ku ofrohej pagesa shtesë vetëm për të marrë një vend pune, që është dyfishi i vitit 2019. Edhe nëse mund të thuhet se kjo përqindje e vendeve të punës ku ofrohen pagesa shtesë është e vogël, këtu shihet një tendencë e qartë në rritje
Kjo mund të shpjegohet me një pasqyrë të gjendjes së tregut të punës, i cili vazhdoi të zhvillohej në favor të punonjësve. Sipas Institutit për Tregun e Punës dhe Kërkimeve Profesionale, aktualisht ka rreth 1.7 milionë vende të lira pune në Gjermani. Ndërsa rreth 2.6 milionë njerëz janë të regjistruar si të papunë. Kjo do të thotë se 1.5 punëkërkues vijnë në një pozicion vakant. Dhjetë vjet më parë, ky raport ishte afërsisht katër punëkërkues në një vend të ri pune, që do të thotë se konkurrenca për një vend pune ka qenë shumë më e lartë. Sot, punëdhënësit janë ata që duhet të përpiqen të tërheqin fuqinë punëtore.
Se bonuset janë një mjet i mirë për tërheqjen e fuqisë së kërkuar punëtore është dëshmuar në veçanti në vendet ku mungesa e punëtorëve të kualifikuar është tepër e madhe: në Aeroportin Ndërkombëtar të Frankfurtit (Fraport). Bonuse për punonjësit e rinj paguhen atje që nga viti 2022. Personeli që është i punësuar për shërbimet tokësore është joshur me një bonus prej 1000 euro.
Fakti që ky aeroport iu bashkua kaq herët kësaj tendence për pagesa të bonuseve për punësime, ka të bëjë me situatën specifike në industrinë ajrore gjatë kohës së pandemisë, thotë zëdhënësi i Fraport, Andreas Schopf. Trafiku i linjave ajrore ishte i pari që u prek rëndë nga masat kufizuese gjatë pandemisë, ndërsa tani kjo degë është kthyer në normalitet, e punëtorët mungojnë. Gjatë kohës së pandemisë, shumë punonjës janë larguar nga kompania dhe kanë filluar të merren me profesione të tjera.
Sipas të dhënave nga kompania, Fraport arriti të tërheqë 4000 punonjës të rinj që nga futja e bonuese. Megjithatë, punëdhënësit nuk duan vetëm që punonjësit e rinj të vijnë tek ata, por ata janë të interesuar që punonjësit të mbeten në këto vende pune. Prandaj shtrohet pyetja, pse nuk paguhen paga më të larta në vendet ku ka nevoja shumë të mëdha për punëtorët e kualifikuar?
Arsyeja për këtë është llogaritja ekonomike, pasi nëse kompanitë do ta rrisnin pagën mujore bruto për 100 apo 200 euro, atë shumë do ta paguanin gjatë gjithë periudhës së punësimit. Pagesa e njëhershme e një bonusi është një nxitje financiare për punonjësit, por punëdhënësit nuk futen kështu në obligime afatgjata për pagesa.
E . S / SCAN
Sondazh

Qytet i vogël nën detin Adriatik, gjithçka është gati! - Sistem i ri kabllor lidh vendet e Ballkanit me Mesdheun Qendror
“GreenMed” do të krijojë një korridor të infrastrukturës optike, duke inkurajuar lidhjen në të gjithë Europën Qendrore, Ballkanin dhe vendet e Mesdheut Qendror......

Greqia rrit taksën turistike - Qeveria pret të ardhura prej 600 milionë euro
Nëse planifikoni të vizitoni Greqinë këtë vit, përgatituni të paguani. Për të përfituar nga ajo që pritet të ketë hyrje rekord turistësh këtë vit dhe për të......

“Ekonomia globale, në gjendjen më të keqe” - Banka Botërore: Situata më serioze në 30 vitet e fundit
Ekonomia globale është në rrugën e duhur për të regjistruar gjysmë dekadën e saj më të keqe të rritjes në 30 vjet, sipas Bankës Botërore. Rritja globale......

Projekti më i madh i minierave nis në Afrikë - Depozita të mineralit të hekurit me cilësi të lartë në zonën e Guinesë
Projekti më i madh i minierave në botë po fillon në një zonë të largët të Afrikës, pas 27 vitesh vonesa për shkak të grushteve të shtetit, skandaleve dhe......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan blihet sot me 94.8 lekë dhe shitet me 95.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane blihet sot me 103.6 lekë dhe shitet me......

Bitcoin, në nivelin më të lartë në 21 muaj - Ngjitet pranë 47,000 USD, pritet miratimi i ETF-ve në SHBA
Bitcoin po qëndron pranë nivelit më të lartë në 21 muajt e fundit, për shkak të optimizmit se këtë javë autoritetet në SHBA do të miratojnë Fondet e Tregtuara......

Makinat, shëndeti, zjarret. Çfarë dëmesh u paguan në 2023? - Si u nda vitin e shkuar totali prej 60 milionë euro dëmshpërblime të paguara nga kompanitë
Kompanitë e sigurimeve kanë paguar një total prej rreth 60 milionë euro dëmshpërblime për të mbuluar dëmet e klientëve të tyre, shifër që edhe për këtë vit......

A do të rriten çmimet për produktet e bulmetit? - Kreu i Unionit Agroushqimor, Kristuli: Ja vështirësitë me të cilat hasen fermerët
Kreu i Unionit Agroushqimor Theodhori Kristuli tregon vështirësitë me të cilat përballen sot fermerët. Në një intervistë dhënë për emisionin “Box to Box” ai......