Partneri më i madh i asistencës financiare për Shqipërinë – BE jep 250 milionë euro për programet kombëtare në vendin tone gjatë 2 viteve të fundit

Bashkimi Europian, gjatë dy viteve të fundit ka dhënë më shumë se 250 milionë euro financime, si pjesë e fondeve të para-anëtarësimit për programet kombëtare në Shqipëri.
Zyra e Delegacionit të BE-së në Tiranë ka publikuar në faqen zyrtare disa statistika në sektorët që janë mbështetur teksa theksoi se, “Bashkimi Evropian është partneri më i madh i asistencës financiare për Shqipërinë”.
Sipas të dhënave, totali i investimeve të huaja direkte të BE-së arijnë në 11 miliardë euro në vitin 2022. Ndërsa vëllimi total i tregtisë në mallra me BE-në shënon 7.1 miliardë euro në vitin 2022.
Krahas programeve ekonomike, BE i kushton një vëmendje të madhe kapitalit njerëzor. Në këtë kuadër BE është fokusuar në mbështetjen për rininë, arsimin dhe inovacionin.
11.500 pjesëmarrës morën pjesë në shkëmbime mes BE dhe Shqipërisë në fushën e arsimit, trajnimit dhe rinisë e sportit në kuadër të ERASMUS 2014-2020.
Në kuadër të planit ekonomik dhe investimeve për Shqipërinë, BE ka mobilizuar tashmë 1.4 miliardë lekë në investime nga të cilat 470 milionë euro në grante.
Në objektivat e BE për vitin 2030, pritet të instalojë 713 MW kapacitet gjenerimi të energjisë së rinovueshme.
Te rehabilitojë 185 km linja hekurudhore. Të përmirësojë shërbimet e ujit dhe ato higjienike për mbi 975 000 banorë. Të pajisin 627 shkolla me laboratorë smart për 198 000 studentë në vit, si dhe programe të tjera.
N.Xh / SCAN
Sondazh

Kreditë me probleme zbresin në 5.07% - Fundi i vitit përmirëson cilësinë e portofolit të huave, rritje e treguesve kyç
Ndërsa vlerat e larta të inflacionit dhe normave të interesit, shtuan rrezikun e rritjes së kredive me probleme, këto të fundit jo vetëm nuk shënuar rritje,......

Jo më subvencione për naftën e fermerëve! – Cilat janë masat e reja të qeverisë gjermane?
Qeveria gjermane ka arritur një marrëveshje për masat shtrënguese shtesë për të reduktuar barrën mbi buxhetin federal për vitin 2024. Projektligji për......

Gjermania ofron mijëra euro bonus për punonjësit e rinj e kualifikuar!
Në Gjermani në shumë industri, kompani, spitale, fabrika etj., ka kërkesë për personel të kualifikuar. Ata që përzgjidhen marrin jo vetëm një punë, por edhe......

Qytet i vogël nën detin Adriatik, gjithçka është gati! - Sistem i ri kabllor lidh vendet e Ballkanit me Mesdheun Qendror
“GreenMed” do të krijojë një korridor të infrastrukturës optike, duke inkurajuar lidhjen në të gjithë Europën Qendrore, Ballkanin dhe vendet e Mesdheut Qendror......

Greqia rrit taksën turistike - Qeveria pret të ardhura prej 600 milionë euro
Nëse planifikoni të vizitoni Greqinë këtë vit, përgatituni të paguani. Për të përfituar nga ajo që pritet të ketë hyrje rekord turistësh këtë vit dhe për të......

“Ekonomia globale, në gjendjen më të keqe” - Banka Botërore: Situata më serioze në 30 vitet e fundit
Ekonomia globale është në rrugën e duhur për të regjistruar gjysmë dekadën e saj më të keqe të rritjes në 30 vjet, sipas Bankës Botërore. Rritja globale......

Projekti më i madh i minierave nis në Afrikë - Depozita të mineralit të hekurit me cilësi të lartë në zonën e Guinesë
Projekti më i madh i minierave në botë po fillon në një zonë të largët të Afrikës, pas 27 vitesh vonesa për shkak të grushteve të shtetit, skandaleve dhe......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan blihet sot me 94.8 lekë dhe shitet me 95.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane blihet sot me 103.6 lekë dhe shitet me......